Recension: Bllokohen llogaritë e “Aktor”, Komisioni Evropian u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë hetime

21-098009988-0987654-crop-resize

Me të vërtetë më vjen mirë kur pas një kohe të gjatë kam mundësi të lexoj një artikull kualitativ gazetaresk, siç është ky. Shembull shkollor për tekst të përgatitur mirë që merret me një temë jashtëzakonisht të rëndësishme – indikacionet serioze për korrupsion në nivel të lartë. Artikulli fiton në peshë edhe me vetë faktin që zbulon momente të reja, shumë të rëndësishme nga i gjithë rasti, i cili fillimisht u zbardh nga opozita. Pra, kemi një lajm të madh, burime të besueshme, hulumtim në terren, që do të thotë se janë të gjitha elementet për një storje të shkëlqyeshme gazetareske.

 

2Linku deri te artikulli origjinal: Bllokohen llogaritë e “Aktor”, Komisioni Evropian u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë hetime

Data dhe koha e publikimit:  02.04.2014, 14:59

Data e recensionit:  03.04.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

“INFORMATË – B OMBË”, NË ASPEKT GAZETARESK E MBULUAR NË TË GJITHA ANËT

Tema që përpunohet është shumë serioze, veçanërisht për ata që janë të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë, që të mundet shkel e shko të plasohet një lajm-bombë. Prandaj, gazetari është përpjekur maksimalisht që informatat e plasuara të jenë “të mbuluara” nga të gjitha anët që të mos ketë asnjë dilemë në vërtetësinë e pretendimeve të publikuara. Për këtë nevojiten, para së gjithash, burime të besueshme, e ky tekst i ka ato. Informata e parë, që është dëgjuar nga burime të brendshme të kompanisë së kontraktuar është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës, në afërsi të së cilës ndërtohet autostrada. Se ka diçka të dyshimtë, të cilën gjë e pohon opozita, në artikull në mënyrë indirekte është konfirmuar edhe nga Brukseli, paratë e të cilit, janë në lojë, i cili “në mënyrë diplomatike” e udhëzon qeverinë e Maqedonisë që rastin ta hetojë në mënyrë të detajuar. Por, autori nuk ka mbetur vetëm në këtë, por ka shkuar edhe në terren ku drejtpërdrejtë nga punëtorët, identitetin e të cilëve e ka mbrojtur, ka marrë deklarata se me të vërtetë ka largime nga puna, për shkak se punët ndërtimore në pjesën më të madhe janë stopuar për shkak të llogarisë së bllokuar të firmës. Çka më tepër? Gjithçka është përmbyllur.

“Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur” – neni 1 i Kodit të gazetarëve;

“Gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit, por nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë.” – neni 4 i Kodit të gazetarëve.

 

KOMPONENTE TË MIRA, TREGIM I SHKËLQYESHËM

Kur pjesët e mozaikut janë të rregulluara mirë atëherë edhe fotografia e përgjitshme fiton pamje të mirë. Kështu është edhe në këtë rast – përmbajtje e shkëlqyeshme, elementi kryesor i së cilës është mu lajmi eksploziv se punët në autostradë, përndryshe projekt i paralajmërua në mënyrë bombastike nga garnituar aktuale në pushtet, më tepër janë duke ngelur në vend, se sa që ecin përpara. Shumë solide është edhe e ashtuquajtura komponenta “background”. Është sqaruar jo shumë gjatë, por mjaftueshëm prapavija e gjithë rastit – si është hapur, kush është i involvuar, cila ka qenë sjellja e kompanisë së kontraktuar, cili është pozicioni i institucioneve kompetente – prokurorisë, etj…

Prandaj, nuk ka dilemë për origjinalitetin e tekstit, autori i të cilit, për dallim nga shumë tekste të tjera që i kemi recensuar, këtu është theksuar në mënyrë të qartë.

Konstruksioni i titullit është absolutisht korrekt, për shkak se shkurtimisht dhe në mënyrë efektive, por pa senzacionalizëm dhe tendenciozitet të panevojshëm, e përmbledh atë që është kryesore për tekstin Nëse titullin mund ta përngjasojmë me një reklamë, atëherë mund të themi “reklamë e mirë për mall të mirë”.

Në fund, nuk mbetet tjetër vetëm se të thuhet: BRAVO.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.