Recension: Biografia e spiunit të pandehur kryesor në aferën me emrin e njëjtë

“Ka 52 vjet dhe përvojë të madhe në zbulim dhe kundërzbulim. Marjan Efremovit nga Velesi, i cili e ka udhëhequr grupin e përfshirë në aferën “Spiuni”, mund t’ia kenë zilinë edhe zbuluesit e shërbimeve botërore të zbulimit… Biografia e Efremovit është e pasuruar me një sërë kursesh për zbulim të organizuara nga shërbimet e huaja për zbulim, ndërsa në shkathtësitë e tij numërohet edhe njohja e mirë e kompjuterëve dhe aparateve të tjera teknike, si dhe njohja e shkëlqyer e gjuhsë greke”.

Ky është fragmenti kryesor me të cilin jo vetëm që shkilet parimi i supozimit të pafajësisë të njërit nga të arrestuarit në aksionin “Spiuni”, por ai shpallet edhe si i pandehur kryesor, e që ta “meritojë” këtë titull i “zbukurohet” biografia, e cila në asnjë mënyrë nuk mund t’i meritojë epitete e dhëna nga ana e autores së tekstit.

Биографија на првообвинетиот шпион во истоимената афера

Linku deri te artikulli origjinal: Biografia e spiunit të pandehur kryesor në aferën me emrin e njëjtë

Data dhe koha e publikimit:20.09.2013 – 18:22

Data e  recensionit: 20.09.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Edhe pse  hetimi për rastin “Spiuni” ka një vello të sekretit të lartë dhe për të as avokatët e mbrojtjes nuk guxojnë të flasin asgjë, çdo mbrëmje në ndonjërin nga televizionet e Maqedonisë shohim pjesë të veprimeve hetuese. Një nga shkeljet më të theksuara të kodit gazetaresk dhe të detyrimeve ligjore gjatë veprimeve parahetuese është ky artikull, ku para nesh në tërësi “zhveshet” personaliteti i njërit nga të arrestuarit në këtë aksion. Padyshim se gazetarja ka ardhur deri te biografia e punës së të akuzuarit dhe se ajo, kushtimisht, zyrtare, siç nuk ka dyshim se publikimi i një tekst të këtillë është veprim plotësisht identik sa i përket parimit të supozimit të pafajësisë me publikimin e një portreti të madh të ndonjë të akuzuari në faqen e parë të gazetës qysh në fazën e veprimeve hetuese!

Burimet e informatave: Autorja e tekstit nuk e thekson burimin e informatave të saja, edhe pse është më se e qartë se ajo duhet të të jetë policia, për shkak se i dyshuari ka qenë i punësuar i tyre në pjesën më të madhe të jetës, si dhe për shkak se në veprimet e deritanishme hetuese ka qenë e përfshirë vetëm MPB-ja. Kur tashmë është hequr  velloja nga personaliteti i të ashtuquajturit i pandehur kryesor, së paku gazetarja është dashur të përpiqet të gjejë edhe burime të tjera, të cilat, eventualisht, do të ofronin një këndvështrim më të gjerë të atij njeriu. Ndoshta gazetarja edhe është përpjekur që ta bëjë këtë, por, me gjasë, pjesa më e madhe e ekspertëve është e vetëdijshme për nevojën që të heshtet në këtë fazë të procesit.

Përmbajtësia: Në tekst, i cili nuk është përgatitur që së paku të jetë jashtë fjalorit burokratik të biografive ushtarake-policore, mungojnë shumë detaje kyçe. Për shembull, kur një komandant i çetës teknike është bërë i përshtatshëm të bëhet zbulues? Si ka ardhur personi i lartëpërmendur nga APJ-ja në ARM, kur ka pasur një qasje selektive në RM për arsye të qarta. Si ka arritur një kursist të kryejë funksion me përgjegjësi në sigurinë ushtarake dhe si pastaj ka marrë funksione të larta në sigurinë civile. Dhe më në fund, prej nga i ka pasur ai lidhjet me të arrestuarit e tjerë dhe si është bërë shef… Këto janë shumë segmente që është dashur të bëjnë një storje të qëndrueshme, nënkuptohet të palejueshme nga aspekti etik, por së paku të ishe përgatitur në aspekt profesional, kur etika është bërë tradicionalisht anë e dobët e gazetarisë së Maqedonisë.

Anshmëria: Në kushte kur operacioni “Spiuni” është bërë nga të dhëna që janë fituar rastësisht gjatë një operacioni tjetër (“Likuidimi”), i gjithë hetimi ri pezull mu tek i arrestuari që është shpallur si kryesor. Gazetarja, praktikisht bën spin në dobi të hetimit policor, që të pandehurin dëshiron ta bëjë “Xhems Bond”, e ai është, në fakt, vetëm, në bazë të asaj që thuhet, një person i shtyrë në mënyrë absurde në karrierë, që përndryshe do të kalbej në ndonjë punëtori teknike në APJ-në e mëparshme, e të cilit i janë dhënë “fletë” për të cilat ai nuk ka pasur asnjë shkathtësi; bile që është edhe më e keqe, dy herë ka qenë i përzënë nga puna për shkelje serioze të rregullave të punës. Kështu, spini thjesht shndërrohet në të kundërtën e tij, për shkak se e problematizon justifikimin e shpalljes së të pandehurit për spiun serioz!

Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk është e qartë se a ka pasur autorja ndonjë kontribut në përmbajtjen e publikuar, përveç q[ mekanikisht e ka transmetuar atë që i është dhënë si material prej “atje ku duhet”. Por nënshkrimi i është i qartë dhe i lexueshëm.

Kualiteti i titullit: Titulli është vetë-orientues dhe me përmbajtjen e njëjtë ka mundur të jetë edhe nëntitull, mbititull ose diçka e ngjashme. Krejtësisht joinventiv.

Fotografia: Artikulli ka vetëm një fotografi jokualitative dhe “diskrete” nga sendet e konfiskuara.

Përfundimi: Me këtë artikull vazhdohet të shkilet parimi i supozimit të pafajësisë, i cili, thënë të vërtetën, te ne është rregull, e eksploatuar gjerësisht, veçanërisht kur vetë policia nuk ka kujdes kur ndan kaseta dhe material tjetër propagandues. Në një atmosferë të tillë madje paraqitet edhe garë për “ekskluzivitete”, që këtë mbrëmje i kanë ndodhur këtij televizioni, e ndonjë mbrëmje tjetër, me gjasë edhe ndonjë televizioni tjetër.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari