Recension: Bashkëpartiakët e Zaevit të shantazhuar, biznesmenët në ngërç

 

zaev-biznismeni-098766-09-fb

 

Tekst i njëanshëm, jopërmbajtësor, i pavërtetë, pa fakte… Këto janë fjalët që janë kyçe për ta sqaruar këtë produkt, i cili vështirë se mund të quhet tekst gazetaresk.

zaev biznismeniLinku deri te artikulli origjinal: Bashkëpartiakët e Zaevit të shantazhuar, biznesmenët në ngërç

Data dhe koha e publikimit: 15.02.2015, 20:00

Data e recensionit: 16.02.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

NUK KA PALË TË DYTË

Teksti ka vetëm një parim – senzacionalizëm, i cili fillon që nga titulli dhe është i pranishëm deri në fjalën e fundit. Prej larg shihert se se qëllimi i qartë është të dëmtohet deri në fund kryetari i LSDM-së dhe ai të diskreditohet. Liderit të opozitës i mveshet shantazhi, dhe me këtë rast nënçmohet se është i pandjeshëm veçanërisht ndaj bashkëpartiakëve të tij.

Në tekst flitet për biznesmenët edhe atë për të gjithë(?!). Domethënë,i gjithë komuniteti afarist vendoset në një shportë. Mirëpo, as që ka ndonjë deklaratë, qoftë edhe jozyrtare nga ndonjë biznesmen, i cili do ta konfirmonte këtë.

Shihet se aspak nuk është planikfikuar pala e dytë në këtë storje, me atë që qëllimisht është anashkaluar informimi i balancuar. Kur teksti ofron një “ekspert” (i cili, thënë kalimthi, me të njëjtën deklaratë paraqitet në disa media që pajtohen me politikat we pushtetit), do të ishte mirë të kishte edhe mendim nga ndonjë ekspert tjetër, i cili do të kishte qëndrim kritik ndaj këtyre deklaratave. Në atë mënyrë teksti do të fitonte në përmbajtësi dhe objektivitet, ndërsa publiku do të kishte pasqyrë më të qartë për gjithë gjendjen.

Kjo nuk është bërë dhe për këtë arsye, ky është edhe një pamflet politik, i cili ka nuk e ka ndërmend të merret me të vërtetën, por të defokusojë, të krijojë pasqyrë të rrejshme dhe të përfitojë në kohë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.