Recension: Ajri i ndotur: Mbrëmë Karposhi thyente rekorde (FOTO)
Tema e ndotjes së ajrit ditët e fundit ishte njëra nga më aktualet në vend. Do të mund të thuhej se ky artikull e trajton këtë temë në mënyrë relativisht të pranueshme, sikur të mos ishte bërë një gabim i madh – gabimisht është interpretuar grafiku i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë për mjedis jetësor, ku vlerat e matura janë ilustruar me ngjyra të ndryshme të lakoreve. Thënë të vërtetën, grafiku me të vërtetë mund të interpretohet gabimisht, për shkak se janë zgjedhur ngjyra të ngjashme me të cilat janë shënuar vlerat e dy komunave me ndotje më të madhe – Qendër dhe Karposh.
Përveç këtij lëshimi të madh, i cili ka rezultuar me përfundim të gabuar edhe në titull edhe në kokën e tekstit, vetë artikulli është i varfër me të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, të cilat i ka pasur në dispozicion autori. Përveç kësaj, evidente është se teksti nuk është lekturuar, me ç’rast gabimet gjuhësore dhe të shtypit janë të dukshme dhe pengojnë gjatë leximit.
Linku deri te artikulli origjinal: Ajri i ndotur: Mbrëmë Karposhi thyente rekorde (FOTO)
Data dhe koha e publikimit: 22.12.2013, 9:45
Data e recensionit: 24.12.2013
Recensuese: Јugosllava Dukovska
Vërtetësia: Faktori kryesor që është theksuar në tekst, i cili përndryshe ka të bëjë me ajrin e ndotir në disa qytete të Maqedonisë – se komuna e Karposhit qenka më e ndotura dhe se natën ndërmjet të hënës dhe të dielës (22-23 dhjetor) koncentrimi maksimal i grimcave të suspenduara PM10 në Karposh paska qenë më e larta – nuk është i vërtetë.
Burimet e informatave: Аutori i artikullit i referohet të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë për mjedis jetësor të RM-së, që është burim relevant dhe në dispozicion publik, ndërsa rezultatet e matjeve janë publikuar në formë të tabelave dhe grafikoneve, që azhurnohen për çdo ditë.
Përmbajtësia: Përveç asaj që informata për atë se cila komunë është më e ndotur është, artikullit i mungojnë edhe të dhëna, të cilat janë në dispozicion, se në cilat komuna të tjera janë regjistruar nivele të larta të grimcave ndotëse, sa ka qenë vlera e tyre dhe në cilët ditë kanë pasur vlera maksimale, që gjithsesi do ta interesonte publikun lexues. Vërejtja se ndoshta lajmi fsheh informata ka të bëjë mu me këtë fakt.
Anshmëria: КVërejtjes se artikulli ka informata jo të sakta duhet t’i bashkangjitet edhe ajo se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për lëshim, e jo për ndonjë plasim të qëllimshëm të informatave të rrejshme.
Kualiteti i titullit: Titulli dezinformon për shkak se autori niset nga informata të interpretuara gabimisht për ndotjen në Shkup dhe si komunë më e ndotur është shpallur Karposhi, edhe pse tabela qartë e tregon se ajo është komuna Qendër. Sikur informata të ishte e saktë, titulli do të ishte plotësisht i pranueshëm.
Fotografia: Fototrafitë paraqesin plotësim të mirë të temës. Është interesant fakti se edhe ato e ilustrojnë gjendjen me ajrin në Qendër, edhe pse pohimi inicial i autorit ishte se Karposhi është pjesa më e ndotur e Shkupit.
Përfundimi: Fitohet përshtypja se është shpejtuar dhe se nuk ka janë bërë përgatitje të mjaftueshme për realizimin e temës. Me kujdes më të madh dhe shqyrtim thelbësor të problemit, teksti nuk do të bazohej në informatë të gabuar që e dezinformon publikun dhe do të ishte më i kompletuar dhe më informativ. Shpejtësia në kurriz të precizitetit dhe të vërtetësisë, thjesht është zgjidhje e gabuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari