Recension: A përgatit LSDM-ja shok të ri për përkrahësit – Sheqerinska për kryeministre!

FireShot-Screen-Capture-029-sekerinska-premier-crop-resize

Kontributi televiziv dhe artikulli i plasuar në portal nuk mund të vendosen në asnjë kategori të produktit gazetaresk – bëhet fjalë për një kompilacion të spekulimeve pa burime konkrete, me vetëm një bashkëbisedues anonim, i cili prezantohet si “një nga ekspertët”, të cilët e zhvillojnë tezën për dështimin e radhës të partisë më të madhe politike opozitare, për shkak të zgjidhjeve të këqia kadrovike. Spini politik është i qartë, ndërsa ky tekst dhe kontributi televiziv, të vëna në kontekst të ambientit parazgjedhor, kanë vlerë konkrete të përdorimit, jo si mënyrë për ta përcjellë një informatë, por si mjet për të plasuar propagandë politike dhe për të ndikuar mbi atë se si votuesit e perceptojnë LSDM-në dhe nënkryetaren Radmilla Sheqerinska.

Janë shkelur edhe një numër i madh i rregullave nga Kodi i gazetatëve, në mesin e të cilave është edhe parimi që të verifikohen informatat që janë fituar nga çdo burim, si dhe ajo se gazetari duhet të mbajë llogari që të mos plasojë fakte të shtrembëruara dhe të mos krijojë fotografi të gabuar në titujt dhe të bëjë dallim ndërmjet përfaqësimit të qëndrimeve të dikujt dhe raportimit gazetaresk.

Рецензија:Подготвува ли СДСМ нов шок за поддржувачите – Шекеринска за премиер!Linku deri te artikulli origjinal: A përgatit LSDM-ja shok të ri për përkrahësit – Sheqerinska për kryeministre!

Data dhe koha e publikimit: 27.03.2014, 16:26

Data e recnesionit: 1.04.2014

Recensuese: Јugosllava Dukovska

 

BURIME ANONIME DHE TË ANSHME

Artikulli dhe kontributi televiziv nuk bazohen në fakte, por në pohime të plasuara në mënyrë paushalle, në spekulime, gjysmë të vërteta dhe zëvendësim të tezave. Burimet e informatave të cilave u referohet kontributi thuhet se janë anonime dhe nuk mund të përcaktohet relevanca e tyre, e aq më pak se a janë të vërteta ose të rrejshme. Por, simptomatike është që burimet (domethënë jo një, por më tepër burime) nga LSDM-ja opozitare, që janë shfrytëzuar në këtë kontribut, të gjithë bëjnë brifing në mënyrë të njëjtë – ato janë pesimiste, defetiste, situatën partinë e tyre e përshkruajnë si tepër negative, ndërsa udhëheqësinë e paraqesin vetëm në dritë negative, që më së paku le hapësirë për dyshim në vërtetësinë e deklaratave të plasuara.

Nga aspekti i përmbajtësisë ky artikull është jogjithëpërfshirës. Janë dhënë vetëm spekulimet që e nxijnë LSDM-në opozitare, nuk ka deklaratë nga ndonjë përfaqësues të partisë, është konsultuar vetëm një ekspert, person që nuk iu është prezantuar shikuesve, e ai e plotëson analizën negative të Lidhjes socialdemokratike në mënyrën e njëjtë siç është përgatitur edhe kontributi. Edhe pse i lajmëruar si ekspert (gjatë kësaj nuk është theksuar se në cilën fushë është ekspertiza e tij), personi që u drejtohet shikuesve del me teza të dëgjuara të dëgjuara shumë herë dhe me fjalor të njohur, me një sulm të formuluar në mënyrë shumë joprofesionale, gjegjësisht një sulm i pamatur edhe ndaj kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev edhe ndaj Sheqerinskës, kështu që te shikuesi thellohet dilema se a dëgjon analizë profesionale nga një analist politik apo nga ndonjë zëdhënës të partisë politike në pushtet.

Në këtë rast bëhet fjalë për shembull të pastër të spinit politik me të cilin bëhet përpjekje t’i shkaktohet dëm politik një kundërshtari të caktuar politik, në prag të zgjedhjeve. Haptazi është negativisht i orientuar ndaj një opcioni konkret politik, që nuk mund të interpretohet ndryshe përveç se si produkt i dedikuar për qëllime propaganduese.

 

NË VEND TË STANDARDEVE GAZETARESKE – SPINIM DHE DISKRIMINIM

Teksti, në fakt, është një seri e pandërprerë komenteshes që janë dhënë si njohuri nga burime anonime, që paraqet pozitë komode për të plasuar çfarëdo lloj spekulimesh dhe spinimesh. Përdoren formulime si “megaskandal” për porositë e Zaevit dërguar liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit dhe për qiranë e bashkëshortit të Sheqerinskës edhe pse ato raste aspak nuk janë argumentuar në mënyrë adekuate kur u plasuan nga ana e mediave proqeveritare, publikohen spekulim e të pakonfirmuara për gjendjet e brendshme dhe disponimin në LSDM-në opozitare sikur të jenë fakte të njohura gjerësisht, si për shembull ajo se është menduar për atë se si të nxirret humbje më e vogël në zgjedhjet që do të mbahen, që është metodë klasike e propagandës.

Titulli plason spekulim të mbështjellë në formë të pyetjes pa shenjë pikëpyetje. Spekulimi është i dedikuar për diskreditimin e personalitetit të një politikani konkret, me ofendim të hapur se për përkrahësit e LSDM-së do të ishte shokuese nëse Radmilla Sheqerinska do të propozohej për kryeministre. Qëllimi të diskreditohet Lidhja Socialdemokratike si parti, por edhe personi konkret –  nënkrytearja Radmilla Sheqerinska, nuk është fshehur. Spekulimi është se, gjoja, qenka shqyrtuar opcioni që Sheqerinska të jetë kryeministrja e re, në qoftë se LSDM-ja fiton në zgjedhje dhe se kjo do të ishte “shok i ri, i pakëndshëm” për përkrahësit e partisë. Nuk sqarohet se pse ideja e tillë do të ishte e pakëndshme, deklarata është paushalle, nuk është bazuar në argumente konkrete.

Evidente është mungesa e përpjekjes për të raportuar në mënyrë korrekte për gjendjet në taborin opozitar në procesin parazgjedhore. Është lëshuar mundësia të bëhet një analizë korrekte dhe e qëndrueshme e pozitave të Lidhjes Socialdemokratike, e në vend të kësaj është fituar një materia propagandistik, i cili nuk informon, por diskrediton.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari