Recension: A ka filluar Radmilla Sheqerinska të pijë cigare?
Ky foto-lajm është shembull ilustrues i lajmit kuazi-gazetaresk, i cili, nën arsyetimin se e informon lexuesin për informata relevante nga sfera e interesit publik, në fakt, është në funksion të diskreditimit të personit, grupacionit ose opcionit të caktuar politik.
Artikulli ka dy dimensione – parashtrimin e dilemës se a ka filluar të pijë cigare nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokratike, Radmilla Sheqerinska, si dhe atë se a pi cigare në kundërshtim me ligjin, në hapësira publike, ndërsa pyetjet bazohen në fotografinë në të cilën Sheqerinska është e ulur në tavolinë ku ka edhe kuti me cigare. Në të dyja pyetjet që parashtrohen në artikull nuk është dhënë përgjigje, por, nga ana tjetër problematizohet edhe sinqeriteti i saj dhe respektimi i ligjeve ekzistuese nga ana e saj. Artikulli është formuluar në atë mënyrë që përpjekja për diskreditim është publikuar në formë të dilemës së parashtruar publikisht:
“Mbetet e hapur pyetja se a ka filluar Radmilla Sheqerinska të pijë cigare dhe njëkohësisht a e ka shkelur Ligjin për pirje të cigares duke pasur parasysh se gjendet në hapësirë publike?”
Njëkohësisht, që të fitojë në peshë, autori i artikullit obligohet se do të marrë informata plotësuese për atë se a ka filluar të pijë cigare nënkryetarja e LSDM-së. Tani për tani, nuk ka epilog për atë se si ka përfunduar gjurmimi pas këtyre informatave.
Por, përveç qëllimit të qartë për diskreditim të Sheqerinskës si personalitet, ky foto-lajm ka problem edhe me relevancën e përmbajtjes së publikuar, për shkak se nuk është e qartë sipas cilit kriter, pyetja se a ka filluar të pijë cigare ndonjë politikan ose jo, do të ishte me interes për dikë tjetër përveç se për të, posaçërisht nëse ai paraprakisht nuk ka pasur asnjë dalje publike ku do ta promovonte këtë sjellje. Vetëm në atë rast, eventualisht, publiku, nëpërmjet gazetarit do të kishte arsye ta vë në dyshim sinqeritetin e tij si njeri.
Në rastin konkret, lidhja e nënkryetares së LSDM-së me kutitë e cigares në tavolinën e saj është po aq absurde dhe e paqëndrueshme sa edhe thënia se dikush është adhurues i luleve vetëm për shkak se ri në tavolinë ku ka një vazo me lule!
Linku deri te artikulli origjinal: A ka filluar Radmilla Sheqerinska të pijë cigare?
Data dhe koha e publikimit: 4.09.2013, 20:59
Data e recensionit: 15.09.2013
Recensuese: Јugosllava Dukovska
Vërtetësia: Foto-lajmi nuk është i bazuar në asnjë fakt që do ta arsyetonte shkrimin për veset (eventuale) të nënkryetares së Lidhjes Socialdemokratike, Sheqerinska dhe bazohet në një fotografi ku ajo ri ulur në një tavolinë ku ka dy kuti me cigare në selinë e partisë.
Burimet e informatave: Burimi i vetëm i informatave që përdoret në ktë rast është portali Plusinfo, i cili publikoi foto-lajm se udhëheqësia e LSDM-së së bashku e ka ndjekur ndeshjen e reprezentacionit basketbollistik të Maqedonisë me Malin e Zi.
Përmbajtësia: Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, është përmendur jo vetëm si shkelëse potenciale e Ligjit për pirje të cigares në vende publike, por edhe si person që rren. Poashtu, në artikull nuk thuhet se ku Sheqerinska ka thënë se nuk pi cigare fare, por të tilla, gjoja, kanë qenë, njohuritë e autorit të artikullit. Fotografia në të cilën ajo është e ulur në tavolinë ku ka, në mes tjerash, edhe dy kuti me cigare, aspak nuk e inkriminon zonjën Sheqerinska, dhe në asnjë mënyrë nuk e lidh atë me kutitë e cigareve, për shkak se ajo nuk është fotografuar duke pirë cigare, e as se është duke i prekur kutitë. Sipas kësaj, artikulli as nuk informon, as që ka diçka për të fshehur dhe gjithsesi nuk është gjithëpërfshirës.
Anshmëria: Në këtë foto-lajm, spinimi i të vërtetës është bërë duke krijuar fotografi të gabuar dhe dyshim (të pabazë) në nderin dhe respektimin e ligjeve nga ana e një politikani opozitar. E vënë në kontekst të mënyrës se si kjo medie deri tani i ka trajtuar politikanët opozitarë, janë të vogla gjasat që të bëhet fjalë për dështim të rastit nga aspekti i trajtimit profesional, por më tepër bëhet fjalë për qëndrim tendencioz.
Komentimi: Përveç informatës (të njohur që më parë) se udhëheqësia e LSDM-së së bashku e ka shikuar ndeshjen e basketbollit, përmbajtja e vetme e artikullit, në fakt janë komentet e autorit, qoftë në formë pyetjeje ose deklarate, në temën se api cigare Radmilla Sheqerinska ose jo.
Fotografia: Fоtografia e cila duheshte të jetë dëshmia kryesore në rastin e fabrikuar – Radmilla Sheqerinska, pi cigare ose jo, është edhe problemi më i madh i këtij artikulli, për shkak se ajo nuk flet asgjë, gjegjësisht e informon publikun vetëm për atë se zonja Sheqerinska ka qenë e ulur në selinë partiake dhe asgjë më tepër.
Përfundimi: Veset e politikanëve dhe të personaliteteve publike shpesh janë objekt i interesit të mediave botërore. NMga ky aspekt, edhe pse te ne ndodh më rrallë, vënia nën thjerrëz e mënyrës së jetesës të cilin e promovojnë personalitetet politike të profilit të lartë mund edhe të arsyetohet, me arsyetimin se “publiku ka të drejtë ta dijë”. Mirëpo, edhe atëherë kjo nuk duhet të bëhet me çmim të fabrikimit të informatave atje ku nuk ka bazë që të vihet në dyshim sinqeriteti i dikujt, siç është rasti me akuzimin e nënkryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, se ka pirë cigare në mënyrë joligjore në hapësira publike.. Shpesh herë artikujt e këtillë paraqesin ndërhyrje në intimitetin e dikujt, praktikë kjo që është karakteristike për të ashtuquajturin shtyp i verdhë, e jo edhe për mediat serioze, që duhet të sjellin përmbajtje relevante për publikun. Kalimi i vijës së kuqe, siç është trillimi i aferës (bile edhe të këtille, triviale) pa dëshmi të ofruar, është rast i pastër i përpjekjes për ta diskredituar personin për të cilin bëhet fjalë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari