Recension: A filloi LSDM-ja të praktikojë populizëm në luftën për votues?

31-000000-0000000-crop-resize

Teksti gazetaresk duhet të japë përgjigje, të “gërmojë, e jo vetëm ta kërruajë sipërfaqen”, maksimalisht të përpiqet, nëse nuk mund deri në fund ta zbulojë të vërtetën, t’i sqarojë publikut se “për çka bëhet fjalë”. Format pyetësore nuk rekomandohen, ndoshta me përjashtim atëherë kur kanë rëndësi stilistike për përmbajtjen. Në rastin e dhënë, kemi shembuj pikërisht të të kundërtës: i parashtrohen pyetje publikut – sigurisht jo për përshtypje stilistike, nuk ofrohen përgjigje për temën e dhënë, plasohen teza pa argumente dhe më në fund ka mungesë të burimeve për ta mbështetur atë që është thënë. Me dy fjalë: gazetari e papërgjegjshme.

3Linku deri te artikulli origjinal: A filloi LSDM-ja të praktikojë populizëm në luftën për votues?

Data dhe koha e publikimit:  18.11.2013  16:47

Data e recensionit:  19.11.2013

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia:

“A fillon LSDM-ja t’i praktikojë masat populiste që ia sugjerojnë promotorët e saj mediatikë të tipit të Sashe Ivanovskit – Politikos? A e pranon partia më e madhe opozitare strategjinë e propozuar për fitimin e pikëve politike dhe pozicionim më të mirë para votuesve?”

Është e vërshtirë të flitet, e aq më tepër të kërkohet vërtetësia në një tekst ku fjalia e dytë dhe e tretë duken kështu, dhe të cilat, janë kyçe në zhvillimin e mëtutjeshëm të “ngjarjeve gazetareske”. Vërehet një qasje joserioze në një produkt të këtij lloji, i cili jo vetëm që do të duhej të ofrojë, në mënyrë të argumentuar dhe të bazuar, një pasqyrë të situatës politike, por ndoshta edhe analizë të asaj që do të pasonte më tutje.

Burimet e informatave: Burime të informatave, së paku kredibile, nuk ka. Bashkëbisedues të përcaktuar qartë nuk ka, ndërsa ekspertë të precizuar edhe më pak. Gjithçka rrotullohet rreth disa “njohësve të rrethanave” dhe një kolumne të pronarit të një portali, i cili, jo vetëm në këtë, por edhe në një sërë tekstesh të tjera, me gjasë për shkak të qëndrimeve të tij kundër pushtetit, publikut i paraqitet si “alfa dhe omega” në radhët opozitare.

Përmbajtësia: Do të thoshim asgjë e veçantë. Varfëria e përmbajtësisë është plotësuar me mungesën e të ashtuquajturës “pjesë tonike”, diçka që nuk është shumë e zakonshme për një raportim televiziv.

Anshmëria: Kur bëhet fjalë për temë që ka të bëjë me opozitën, e pashmangshme është paraqitja e anshmërisë. Ashtu është edhe në këtë rast – peshorja anon në njërën anën. Balanci është zhvendosur.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është origjinal deri në atë shkallë sa që emri i autorit është shënuar në mënyrë të qartë.

Kualiteti i titullit: Përsëri formë pyetësore, e duke e marrë parasysh përmbajtjen e tekstit, është e qartë se me (para)mendim publiku orientohet “atje ku dëshiron dikush”. Me siguri ka pasur zgjidhje më adekuate, por ajo nuk është përdorur.

Fotografia: E plotëson nivelin themelor për të qenë ilustrues.

Përfundimi: Në fund, në bazë të asaj që është thënë më herët, prandaj edhe të mos e zgjasim më tepër, do të mund të thuhej se ky tekst është edhe një produkt joprofesional në një varg, i cili, siç duket, është shumë i gjatë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.