Recension: 400 punësime në shëndetësi, a do të ketë përfaqësim të drejtë

Artikull që drejtëpërdrejtë ndeshet me pikën e trembëdhjetë (13) të Kodeksit të Gazetarëve, e cila thotë:

 Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.”

Në këtë artikull figuron tendenca për paraqitje të parashikimeve dhe mendiveme personale si fakte. Autori bën bujë rreth 400 punësimeve të reja në Ministrinë e Shëndetësisë, por në kontekst të përfaqësimit të drejtë, të cilin ai e vë në pikpyetje për shkak të vlerësimeve personale të situatës. Kjo përbën një dukuri negative që nuk duhet toleruar gjatë raportimit.

ILIRIA NEWS AGENCY   400 punësime në shëndetësi  a do të ketë përfaqësim të drejtëLinku deri te artikulli original: 400 punësime në shëndetësi, a do të ketë përfaqësim të drejtë

 Data dhe koha e publikimit: 27.11.2013

Data e recensionit: 02.12.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia:  Vërtetësia menjëherë hidhet poshtë, pasi që në këtë rast bëhet fjalë për ngjarje të cilat ende nuk kanë ndodhur. Autori funksionon si një lloj “parashikuesi i të vërtetës”, i cili tenton që me vlerësimet e veta të ndikon mbi kualitetin e përgjithshëm e informacionit. Gjatë tekstit vërehen deklarata dhe burime, të cilat janë përdorur me qëllim të vetëm që të transmetohen sipas preferencave të autorit.

 Burimet e informatave: Në artikull mund të gjejmë një burim të vetëm, dhe atë deklaratën e ministrit Nikolla Todorov, e cila përbën bazën e pjesës më të madhe të konstatimeve të dhëna në artikull. Veç këtij burimi, nuk gjenden burime të tjera dhe teksti stagnon në përmbushjen e kriterit të gjithpërfshirjes.

Përmbajtësia: Menjëherë bie në sy se përmbajtja përbëhet më tepër nga komentet se faktet. Një pjesë e informacionit ka të bëjë me risitë në Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo pjesa tjetër intriguese, e cila thith vemendjen e opinionit, jo vetëm që nuk ka të bëjë me risinë, por anon edhe kah shpifjet me cak dhe mund të kualifikohet si spin.

 Anshmëria: Duke marur parasysh se autori është shërbyer me supozime dhe kontekste për të kritikuar pozitën e faktorit qeveritar shqiptar, ekzistojnë shenja që na lejojnë të dyshojmë në anshmëri dhe raportim të pabalancuar.

 Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk ka shenja të plagjiaturës. Artikulli është vepër origjinale.

Kualiteti i titullit: Titulli është jo kreativ dhe I papërshtatshëm. Ai tenton të krijojë senzacionalizëm, shikueshmëri dhe bujë. Ndër të tjera, titulli nuk arrin që të përqëndrohet as në rregullat themelore të sintaksës, duke përfunduar kështu fjalinë pyetësore me shenjë të gabuar të pikësimit, por edhe duke lidhur dy fjali të tëra në një të vetme pa justifikuar këtë me shenjë përkatëse pikësimi.

 Fotografia: Fotografia tregon tabelën para Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk është në asnjë mënyrë e dobishme për përshkruarjen e përmbajtjes.

Përfundimi: Thyerja e disa nga parimeve kryesore, bën që ky artikull të dështon në tentimin për tu plasuar si kontribut legjitim I autorit. Komentet dhe plasimi i parashikimeve me qëllim që të ndikohen mbi përmbajtjen, janë praktikë që nuk duhet toleruar. Liferimi i informatave të gjymtuara në këtë mënyrë, mundet të ketë konsekuenca mbi opinionin e gjërë, ndaj dhe parandalimi i të njejtave duhet të jetë në plan të parë tek ushtruesit e pushtetit të katërt.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.