Qyteti i Shkupit akoma nuk e ka mbyllur rrugën rreth lumit Vardar, afër QTQ-së

Këto ditë veturat lirshëm lëvizin përgjatë rrjedhës së Vardarit te QTQ. Foto: "Vërtetëamtësi"

 

Rrjedhja e Vardarit afër QTQ është shndërruar në një kaos urban ku veturat lëvizin mbi asfaltin e shkatërruar dhe se vazhdimisht pengojnë qytetarët në restorante dhe personat përgjatë rrjedhës. Do t’i vendosim fund keqpërdorimit të rrjedhës dhe rendit në shfrytëzimin e hapësirës. Së bashku me Komunën Qendër projektojmë dhe rinovojmë hapësirën. Kthejmë rrjedhën ashtu siç e dinë qytetarët – të lirë, të gjerë dhe të çdokujt.  

[BURIM: Programi zgjedhor i Petre Shillgov për zgjedhjet lokale në vitin 2017 të ashtuquajtur “Jetë në Shkup – për të gjithë“, faqe 41]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Shkupit Petre Shillegov, si kandidat për kryetar në kryeqytet në zgjedhjet lokale në vitin 2017, në programin zgjedhor (faqe 41) premtoi mbyllen e rrugës përgjatë rrjedhës së lumit Vardar përkrah Qendrës Tregtare të Qytetit, e cila u bë aktuale në periudhën parazgjedhore, kur një pjesë e shëtitores u transformua në rrugë me komunikacion mes kafeve dhe ndërtesës së Telekomit. Përsëri, verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri më tani (23.03.2018), ky premtim zgjedhor i Shillegovit nuk është realizuar.

Si investues i rrugës u lajmëruar “Devellop grup” të biznesmenit Aleksandar Ivanovski (i njohur si Alek Teranova), kompania e të cilit ndërtoi ndërtesën e re të “Tetlekom”. Në të vërtetë, ai ndërtoi ndërtesën të cilën e kompensoi me tre objekte “Telekom” dhe “T-mobile”, ashtu që, sipas Marrëveshjes për këtë ndryshim, ndërtesat e “Telekom” me vlerë prej 21.15 milion euro, ndryshohen me ndërtesën e “Devellop Grup” të vlerësuar me 37.3 milion euro, me dallim në çmim prej 16 milion euro “Telekom” duhet të paguaj gjashtë norma me nga 3.176 milion euro.

Një prej pikave të Marrëveshjes parasheh se “Devellog grup” të ndërtojë rrugën në rrjedhën e lumit, edhe atë me afat prej pesë vitesh prej momentit të arritjes së marrëveshjes, gjegjësisht të mbyllur vitin e kaluar 2017. Në të kundërtën, në këtë rregull prej marrëveshjes shkruhet se “Divellop grup” e Ivanovskit do të mbetet pa normën e gjashtë të marrëveshjes, përkatësisht ma 3.176 milion euro.

Edhe pse kompani ka siguruar dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e rrugës që në vitin 2015, përsëri, filloi që ta ndërtojë vitin e kaluar, 2017, në prag të zgjedhjeve lokale të mbajtura po të njëjtin vit. Për shkak të ndërtimit të kësaj rruge, u përplasën Qyteti i Shkupit me Komunën Qendër, të cilat në atë kohë ishin të udhëhequra prej kryetarëve që vinin prej palëve të kundërta politike – Koce Trajanovski dhe Adrej Zhernovski.

Nga njëra anë, Qyteti i Shkupit, pretendon se lokacioni dhe forma e rrugës është e udhëhequr në Planin e Detajuar Urbanistik “Mal ring”, të sjell prej Komunës Qendër në vitin 2012, mbi baza të asaj se kanë qenë të detyruar që të japin leje për ndërtimin e rrugës e cila, siç theksohet, do të jetë e qasshme vetëm për veturat zyrtare të “Telekom”, për dorëzimin e mallit deri te objektet përreth, si dhe e qasshme për veturat kundër zjarrit dhe veturat e ndihmës së shpejtë, në të kundërtën, prej aty u ankuan se investuesi mund të ngre padi.

Përkundër kësaj, Komuna Qendër pretendonte se rruga ndërtohet në kundërshtim me vendimin e Qytetit të Shkupit prej arsyes se vendimi bie ndesh me PDU-në në fuqi, i cili nuk parasheh rrugë në këtë pjesë. Më saktë, një rrugë të tillë është paraparë në PDU të marr nga Këshilli i Komunës Qendër në kohën kur kryetar Komune ka qenë Vlladimir Todoroviq nga VMRO-DPMNE (2012), megjithatë shumica e udhëhequr prej LSDM në vitin 2017 shfuqizoi këtë PDU, me çka në fuqi solli planin e vjetër, në të cilin nuk shihet një rrugë mbi tokë, por një rrugë nëntokësore.

Në këtë periudhë, inspektori kompetent i Komunës Qendër ka dal në terren dhe ka verifikuar disa parregullsi si një ndërtesë të pandërtuar, mungesë të tabelës informuese etj,…andaj diku kah mesi i vitit, me propozim të Zhernovskit, Këshilli i Komunës Qendër votoi për përshpejtimin e punëve ndërtuese rreth sheshit të qytetit, përfshirë këtu edhe rrugën përgjatë rrjedhës.

Përsëri, pothuajse gjysmë vitit pas zgjedhjeve lokale, me të cilat erdhi deri te ndryshimi i qeverisë lokale në kryeqytet, në krye të të cilit erdhi kryetari i cili premtoi mbyllje të kësaj hapësire për vetura, kjo akoma nuk ka ndodhur. Prej qytetit të Shkupit thonë se “në këtë moment trafiku  është i kufizuar dhe se akoma zhvillohet buzë rrjedhës së lumit”.

Megjithatë, verifikimet në terren tregojnë se aty është vendosur një kabinë dhe një rampë, e cila këto nuk funksionon fare dhe veturat lëvizin lirshëm nëpër rrugë, me ç’rast përfundojmë se ky premtim akoma nuk është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Vllatko Stojanovski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.