Qytetarët e Ohrit ende e presin tregun e ri të mbyllur

Tregu i qytetit në Ohër. Foto: Printskrin NP "tregu i qytetit" Ohër

 

Përfundimisht, do ta tejkalojmë problemin me kushtet e papërshtatshme të tregut të qytetit, i cili nuk i ngjan Ohrit si qendër turistike. Tregu i ri që do të ndërtohet do t’i plotësoj të gjitha kushtet higjienike dhe teknike dhe do të mundësoj shitje të prodhimeve të sigurta bujqësore. (Mjete: 50.000.000,00 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Komunës Afati 2013-2016)

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski në programin zgjedhorë në zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, premtoi ndërtimin e një tregu të ri të gjelbër, të mbyllur dhe bashkëkohorë në Ohër, realizimi i këtij premtimi është në proces.

Këtë projekt, Bakraçeski e paralajmëroi qysh në dhjetor të vitit 2012, gjatë takimit të parë me gazetarët si kandidat për kryetar komune.

Pas kësaj ai prezantoi disa aktivitete si kryetar i ardhshëm i komunës, për të cilat theksoi se janë vetëm një pjesë nga programi gjithëpërfshirës për zhvillimin e Ohrit, siç janë subvencionet për qiradhënësit në Ohër, me qëllim rregullimin e çmimeve të qiradhënësve dhe tërheqjen e një numri më të madh të turistëve që më tej do të ndikoj pozitivisht edhe tek veprimtaritë hotelerike, më pas krijimin e kushteve për tërheqjen e investitorëve i cili do të hap qendër të re tregtare bashkëkohore, fillimi dhe realizimi i projektit për port modern të qytetit, rregullimi i komunikacionit ujorë të liqenit, ndërtimi i tregut të mbyllur bashkëkohorë  me kushte të plotësuara higjienike dhe teknike…

Më 12.01.2014, kryetari i Komunës Bakraçeski informoi që dokumentacioni  duhur i planit për ndërtimin e tregut tashmë ka mbaruar, ndërsa është miratuar edhe studimi i fizibilitetit për arsyetimin ekonomik të projektit.

 Presim deri në fund të janarit do të publikohet tenderi gjatësia e të cilit varet nga gjatësia e ciklit zgjedhorë, duke marrë parasysh rekomandimet e komisionit kundër korrupsionit, në cikël zgjedhor nuk mund të bëhen procedura për tenderë, ndërsa ne këtë duhet ta respektojmë deklaroi kryetari i komunës. 

Më 14.04.2015, drejtori i NP tregu i Qytetit, Toni Kotaleski, paralajmëroi që në prokurim është zgjedhur partner privat, që në vijim është përpunimi i projektit për tregun e mbyllur dhe së shpejti pritet të filloj ndërtimi i tij.

 Në vijim është përpunimi i projektit Bazë, që përfundimisht Ohri si qendër turistike të fitoj treg të gjelbër të mbyllur bashkëkohorë. Tregu do të shtrihet në hapësirë prej 1230 metër katror, do të jetë i pajisur me tenda, do të ketë shitore me hapësirë 200 metër katror, gjithashtu do të fitojmë edhe 10 hapësira për parking për nevojat e NP-së, sqaron Kotaleski.

Me datë 03.04.2016, në disa mediume është publikuar informacioni që miratimi për fillimin e ndërtimit është në fazën përfundimtare dhe se ndërtimi i tregut do të filloj në maj ose qershor.

Kryetari i komunës Bakraçeski me optimizëm paralajmëroi që në muajin maj ose më së voni në gjysmën e muajit qershor do të fillojnë punët ndërtimore të tregut të gjelbër të mbuluar, sipas marrëveshjes së arritur dhe obligimet që dalin nga kjo marrëveshje.

Pra, duke i pas parasysh të gjitha këto informacione, vlerësimi për projektin: “Ndërtimi i tregut të mbyllur bashkëkohorë të gjelbër në vendin e tregut të deritanishëm”, është “duke u realizuar”.

BURIME:

Vlerësuar nga: Аna Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.