PSP me akuza – një edhe për Nikolla Gruevskin?
Телефонските разговори кои биле незаконски снимани се докази, а на сведоците мора да им се обезбеди поголема заштита – ова се клучните зборови на главната обвинителка на СЈО, Катица Јанева, на прес конференцијата одржана токму на едногодишнината од нејзинот именување, на која беше соопштено и дека се покренуваат првите две обвиненија. Според дел од медиумите, едно од обвиненијата е и за Никола Груевски, лидер на ВМРО-ДПМНЕ
Bisedat telefonike të cilat ishin të incizuara në mënyrë të paligjshme janë fakte, ndërsa dëshmitarëve duhet të ju sigurohet mbrojte më e madhe – këto janë fjalët kyçe të prokurore kryesore të PSP-së, Katica Janeva, në pres-konferencën e mbajtur në njëvjetorin e themelimit nga emërimi i saj, në të cilën u shqiptua se ngrihen dy akuzat e para. Sipas një pjese të mediumeve, një prej akuzave është për Nikolla Gruevskin, liderin e VRMO DPMNE-së
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Dy akuza, pesë investigime prej të cilëve disa në fazën përfundimtare, shumë hetime paraprake, apel për pranimin e materialeve audio si fakte, si dhe për mbrojtje më të madhe të dëshmitarëve, është një përmbledhje e shkurtër nga puna njëvjeçare e Prokurorisë Speciale Publike.
Saktë para një viti prej kur u arrit marrëveshja dhe u zgjodh prokurori kryesor i Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale lidhur dhe që dalin nga përmbajtja e përndjekjes së paligjshme të komunikimeve ose në opinion shkurt siç njihet Prokuroria Speciale Publike (PSP), prokurorja Katica Janeva kumtoi se janë ngrit dy akuza. Sipas një pjesë të mediumeve njëra prej akuzave është edhe për Nikolla Gruevskin, liderin e VMRO DPMNE-së.
Akuzat të cilat më pas i prezantoi prokurorja Fatime Fetai janë lëndë për të cilat deri më tani pjesërisht lidhen me hetimet e publikuara. Akuza e parë shkon për 7 persona të punësuar në DSK pranë MPB dhe atë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet edhe për përndjekjen e paligjshme në komunikim, sepse vepra për të cilat i akuzon këto persona PSP është “shkatërrim i paligjshëm i dokumentacionit lidhur me përgjimin”. Sipas PSP-së janë shkatërruar 2.047 dokumente, 22 prej të cilave i’u referohen vet mjetit të përgjimit i cili, sipas hetimit në rastin “Fortesa”, po ashtu u shkatërrua.
Akuza e dytë është ngritur në lidhje me dhunën para Komunës Qendër në vitin 2013 edhe atë mbi 14 persona, gjatë të cilës, 5 akuzohen për nxitje dhe bashkëpunim, 9 persona për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në ushtrimin e dhunës. Në bazë të kësaj akuze janë edhe dy analiza të bisedave telefonike të incizuara dhe përgjuara ilegalisht, mes të cilëve i pari është “mes dy ushtruesve të funksioneve të larta të qeverisë ekzekutive”, ndërsa e dyta “mes një ish funksionari të lartë të qeverisë ekzekutive dhe mbulues i aktakuzës dhe biznesmeni i njohur maqedonas.”. Përgjatë asaj, pas analizës, PSP qartazi erdhi deri te njohurit se “”i akuzuari i parë ka pasur motive të pastra fitimprurëse, për shkak të mbijetesës së interesave biznesit të partisë në majën partiake dhe të biznes partnerëve të afërt”. Vepra përsëri, është nxitur “që të pengojë seancën e Këshillit të Komunës Qendër, në të cilën u planifikua pika e rendit ditorë, anulim të më shumë Planeve të detajuara urbanistike”, mes të cilëve edhe PDU-së të “Mall Ring”.
APELET E JANEVËS
Prokurorja kryesore Janeva në fillim të procesit dërgoi dy apele të cilët i’u referohen gjyqësorit dhe organit ligjvënëse. Nga organi ligjvënës ajo në mënyrë indirekte kërkoi audio-materialet të cilat janë marrë në mënyrë paligjshme t’i konsiderojnë si fakte, duke ju rikujtuar se me vet ligjin për PSP, de fakto ato konsiderohen si të tillë dhe duke thirrur në praktikën botërore, se në raste të këtilla interesi publik është më i rëndësishëm se interesi i individit:
Me sjelljen e ligjit të PSP-së për incizimet e paautorizuara dhe përmbajtja e të njëjtave morri formë. Paraqesin fakt material dhe si të tilla u bën pjesë e sistemit juridik në RM. Gjegjësisht, ligjin e implementohet standardit botëror se interesi publik është para interesit të individit, veçanërisht para interesit të atyre që janë në qeveri.
Apeli i dytë i referohet drejt për së drejti Kuvendit të RM-së, e cila ende nuk gjeti që për afërsisht të bëj ndërrim të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, gjë që është mjaftë e rëndësishme për punën e PSP-së, sqaroi Janeva:
Para gjithë opinionin apeloj deri te Kuvendi që të bëj ndryshimet e propozuar nga ana ime, të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, që të mund PSP të hyjnë deri në palcë të lëndës siç janë “Martin Neshkovski”, “Monstra” dhe “Sopot”.
Janeva nuk theksoi, por Fetai në arsyetimin e saj tha se për njërin nga lëndët për prej të cilave është ngritur akuzë, për shkak të pamundësisë që të sigurojnë mbrojte të dëshmitarëve, PSP do të shfrytëzojnë anonimitetin si instrument për ato persona, të lejua me Ligjin për vepra penale.
Prokurorja Janeva, po ashtu, na kujtoi, se propozimi i saj për ndërrime ligjore të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve është sjellë që me një prill të këtij viti, disa ditë para shpërbërjes së Kuvendit për shkak të zgjedhjeve që ishin caktuar për 5 qershor, dhe nuk u mbajtën. Janeva gjatë sjelljes së ndryshimeve të ligjit deklaroi:
Ndryshimet janë të nevojshme për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe në nivelin e eliminimit të mundësive për vendosjen e një numri të pengesave në punën e kësaj Prokurorie Publike. Në atë nivel vlerësojmë se sjellja e këtij ligji do të sigurojë implementim të tërësishëm dhe autonomi e kësaj Prokurorie Publike.
VITI I LUFTËS ME SHTETIN E PARTIZUAR
Edhe pse në raportin e gjashtë muajve të fundit të cilin do ta prezantojmë me më shumë detaje së shpejti, vihen në pah mosbashkëpunimi i një pjese të institucioneve të shtetit, të cilët Lençe Ristovska zyrtarisht i quajti si “ballafaqimi i PSP-së me sfidat”, është fakt se për një vit të punës së saj ose të paktën në aktivitetin e saj 10 mujor, PSP dhe Janeva u përballën me një numër të madh të pengesave,
Këto pengesa të cilët në fillim u zhvilluan në raportet mes Këshillit të prokurorëve publik dhe Janevës, nga mesi i dhjetorit u rritën në sulme më masive të drejtë për drejta dhe të hapura mbi PSP-në nga më shumë anë. Sinjal për atë dha vet kryeministri dhe funksionarë të tjerë të lartë të partisë, në momentin kur Janeva kërkoi lirimin e një pjesë të të akuzuarve për rastin “Puç”, me të cilin u shënua edhe kulminacioni i krizës së thellë politike në RM, përfshi këtu edhe të akuzuarin e parë Zoran Verushevski.
Pengesat u shfaqën edhe me mospranimin e Ligjit për nëpunësit për ndjekje penale të punësuar në PSP, me ndryshimin e praktikës gjyqësore rreth kallëzimit të masës me paraburgim dhe masave të tjera për sigurimin e personave nën hetim, me sulme ekzistuese të vazhdueshme përmes deklaratave nga ana e ish mbajtësve të qeverisë ekzekutive dhe mbajtësve të qeverisë ekzekutive nga radhët e VMRO DPMNE-së, mosbashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse me ligj për bashkëpunim kur PSP u mundua që të sigurojë fakte, etj.
Megjithatë, definitivisht pengesën më të fuqishme PSP e përjetoi kur vet Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjrogje Ivanov, i cili në prill të këtij viti mori vendim për abolimin e 56 personave, prej të cilëve një pjesë e madhe e politikanëve të përfshirë në hetimet e PSP-së. Masa që nxiti protesta të ashpra disa mujore te një pjesë e madhe e qytetarëve nëpër gjithë Maqedoninë, nën presion të opinionit ndërkombëtar dhe vendor përfundoi me tërheqje të këtij vendimi.
Por, efekti u arrit. Një pjesë e personave të përfshirë në hetime apo të akuzuar për vepër penale nga ana e PSP duhej të fshiheshin nga veprime procedurale dhe lëndët.
GJYKATA KUSHTETUESE – E PANJOHURA MË E MADHE PËR PSP-NË
Analistët në Republikën e Maqedonisë theksojnë se kërcënimi më i madh në periudhën në vazhdim në lidhje me punën e PSP-së është Gjykata Kushetuese. Me marrëveshjen e korrikut të liderëve të katër partive politike parashihet edhe deklarimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetushmërin e ligjit për PSP-në. Më saktë, ai thërret që të sqarohet sa më parë të jetë e mundur, që në seancën e parë të radhës. Sipas marrëveshjes, nëse Gjykata Kushtetuese gjen pjesë jashtë kushtetutës në ligjit ose në të gjithë ligjin, atëherë liderët janë të detyruar që përmes Kuvendit në afat prej pesë ditësh sjellin ndërrime të ligjit dhe ligj të ri i cili do t’i përmbajë qëllime bazë të ekzistimit të PSP-së.
Por, ashtu siç tha, jo shumë vonë për “Vërtetmatësin” eksperti i respektuar ligjor deklaroi, se pikërisht ajo pjesë e marrëveshjes është pika më e dobët në gjithë marrëveshjen:
Partitë do të duhet që të zgjidhin këtë pyetje edhe nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë anulimi i gjithë ligjit. Por, pasojat, këtë radhë do të jenë më të mëdha. Asnjë procedurë apo vendim i PSP-së i marr deri më tani, aq më pak i gjyqeve, më nuk do të ketë efekt ligjor. Sipas asaj, nuk e di nëse duhet të shkohet në zgjedhje ose jo dhe çfarë do të ndodh pas zgjedhjeve, edhe pse pyetja për PSP-në është e tillë që të mos mund të ketë kalkulime pavarësisht rezultatit zgjedhor, por kjo paraqet pjesën më të dobët të marrëveshjes së qershorit të këtij viti.
Kjo dilemë paraqitet posaçërisht nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese sillet në pas nënshkrimit të zgjedhjeve në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe ajo në pjesën e parë të muajit tetor, 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të paralajmëruara me 11 dhjetor.
Optimistët, mes të cilëve edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev, besojnë që kjo nuk do të ndodh, për shkak se nëse një gjë e tillë ndodh përsëri do të vij deri tek protestat qytetare dhe shtyrje të zgjedhjeve dhe do të futemi në një krizë edhe më të thellë politike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari