Pse Ivanov nuk e anulon faljen për të gjithë “personat e eksponuar politik“?
Во своето обраќање од 27 мај 2016, Ѓорге Иванов изјави дека „Во согласност со Законот за дополнување на Законот за помилување, донесов одлука за поништување на одлуките за помилување – ослободување од гонење без спроведување на постапка за сите политички експонирани лица, вкупно дваесет и двајца“
Në fjalimin e tij më 27 maj, Gjorgje Ivanov njoftoi se “Në përputhje me Ligjin për plotësimin e Ligjit të faljes, solla vendim për anulimin e vendimeve për falje- lirim nga ndjekja pa ndërmarrjen e procedurës për të gjithë personat e eksponuar politik, gjithsej njëzet e dy”.
Shkruan: Zharko Trajanoski
Edhe pse në ligjin për falje nuk gjendet shprehja “persona të eksponuar politik”, përkufizim të kësaj shprehje mund të gjejmë në një ciceron për transparencë dhe llogaridhënie: “Termi, “persona të eksponuar politik” ka të bëjë me funksionar të zgjedhur apo emëruar të cilëve u është dhënë post i caktuar dhe personat e tjerë të lidhur me këtë person”. Sipas këtij ciceroni, “Personave të eksponuar politik patjetër duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë kur tentojnë të hapin llogari në institucione financiare, për shkak të mundësisë së madhe këto zyrtarë të posedojnë mjete nga aktivitetet korruptive”. Gjithashtu, ciceroni tregon se “Personat e eksponuar politik vendor patjetër duhet të identifikohen dhe përfshihen në analizën e hollësishme të institucionit financiar me qëllim që të eliminohen mundësitë për larje parash…”.
Por, nëse e marrim parasysh përkufizimin e shprehjes “persona të eksponuar politik” atëherë mund të nxirret përfundimi se Gjorgje Ivanov nuk ka marrë vendim për anulimin e vendimeve për falje për të gjithë personat e eksponuar politik. Gjegjësisht, se persona të eksponuar politik nuk janë vetëm 22 persona, vendimet për falje e të cilëve u tërhoqën. Ndryshe, lista e personave të eksponuar politik mund të zgjerohet duke përfshirë zyrtar të zgjedhur apo të emëruar të cilëve u është dhënë post i caktuar i lartë dhe persona tjerë që kanë lidhshmëri me këta.
- Irena Misheva – kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit
- Mile Janakievski – ish ministër i transportit dhe lidhjeve
- Zhivko Pejkovski – drejtor i burgut “Idrizovë”
- Gordana Jankulloska –ish ministre e brendshme
- Lupço Dimovski – ish ministër i bujqësisë
- Martin Protugjer –shef kabineti i ish kryeministrit Gruevski
- Lupço Todorovski Radnik – ish drejtor i Byrosë së sigurisë publike
- Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së
- Bedredin Ibraimi–anëtar i KSHZ-së nga PDSH
- Kiril Bozhinovski – ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë
- Sasho Mijalkov –ish drejtor i DSK-së
- Nikolla Gruevski- kryetari i VMRO DPMNE dhe ish kryeministër
- Trajko Tërpevski- drejtor i përgjithshëm i “Beton”
- Miroslav Jovanoviq- drejtor kryesor për teknikë dhe IT në “Telekom Maqedoni”
- Goran Grujovski- ish kryeshef i Drejtorisë së pestë në DSK
- Toni Trajkovski- kryetari i Gazi Babës
- Zharko Lukovski- drejtor ekzekutiv i “Telekom”
- Zoran Zaev- kryetari i LSDM-së
- Trajko Veljanovski- kryetari i Kuvendit të RM-së
- Zoran Verushevski- ish drejtor i DSK-së
- Ivica Ançevski Puki- ish udhëheqës i njësitit policor “Alfa”
- Goranço Todev
- Metush Shabani
- Novica Stankovski
- Koce Trajanovski – kryetar i Qytetit të Shkupit
- Vladimir Todoroviq – ish kryetari i komunës Qendër
- Risto Novaçevski –drejtor formal i “Sirah inxhenering”, kumbar i Gruevskit nga martesa e parë
- Todorv Mirçevski- drejtor i kompanisë of-shor “Eksiko”
- Kiro Todorovski
- Nadica Velevska –e punësuar në MPB
- Munir Pepiq – nëpunës policor
- Edmon Temelko- kryetar i komunës Pustec, Shqipëri
- Kosta Mitrovski- kryetar i komisionit zgjedhor, komuna Qendër
- Toni Jakimovski – koordinator nacional për luftë kundër terrorizmit dhe ish drejtor i “Idrizovës”
- Nikolla Boshkoski
- Valentina Simonovska- punonjëse arkivi në MPB
- Vladimir Taleski- kryetari i Manastirit
- Gjorgji Lazarevski- ish i punësuar në DSK
- Sonja Verushevska- bashkëshorte e Zoran Verushevskit
- Branko Palifrov – punonjës në komunën e Strumicës
- Aneta Stançevska- shef i repartit për kontroll të brendshëm në MPB
- Ismet Guri –ish anëtar i KSHK Çair
- Dejan Mitrovski Urko- ish shef i sigurimit të Nikolla Gruevskit
- Branko Cërvenovski – ish kryetari i LSDM-së
- Kosta Kërpaç- drejtor i kompanisë “Finzi” dhe pronar i portalit “Netpres”
- Vladislav Stajkoviq- drejtor i parë i kompanisë “Finzi” dhe drejtor i “Mobiko”
- Hristian Panev- drejtor i NVSP, pronar i “Radio e Lirë Maqedoni”
- Bozhidar Jankovski- drejtor i “Dinners Maqedoni”
- Svetlana Kostova- gjykatëse e Gjykatës së lartë administrative
- Haim Hakini- shtetas i Izraelit
- Lile Stefanova- prokurore në PSP
- Fatime Fetai- prokurore në PSP
- Gavril Bubevski- prokuror në PSP
- Zvonko Kostovski- i punësuar në MPB
Nga lista e lartpërmendur që u publikua në „Mеtа“ (janë nënvizuar emrat e 22 personave për të cilët janë anuluar vendimet për falje) është e qartë se ka shumë kandidat për persona të eksponuar politik të cilëve nuk u është tërhequr vendimi për falje, dhe si rrjedhojë shtrohet pyetja:
- Pse Ivanov nuk e tërheq vendimin për Lupço Todorovski- Radnik, ish drejtori në Byron e sigurimit publik, për Goran Grujovskin, ish kryeshef i Drejtorisë së pestë në DSK, për Ivica Ançevski -Pukin, ish udhëheqës i njësitit “Alfa”, për Dejan Mitrovski- Urkon, ish shef i sigurimit të Nikolla Gruevskit dhe për Aneta Stançevska, shefe e sektorit për kontroll të brendshëm në MPB, për të cilët regjistrimet e publikuara kanë treguar se kanë kryer urdhra nga politikanë tjerë, faljet e të cilëve janë tërhequr?
- Pse Ivanov nuk i tërheq vendimet për Edmon Temelkon kryetarin e Pustecit dhe Kosta Mitrovskin kryetarit e komisionit zgjedhor në komunën Qendër?
- Pse Ivanov nuk i tërheq vendimet për falje për gjykatësen e Gjykatës së lartë administrative Svetlana Kostova, për të cilën regjistrimet e publikuara treguan se ka kryer urdhra nga ish drejtori i DSK-së?
Pse këto persona të përmendur janë lënë jashtë lista së “personave të eksponuar politik”, gjithsej 22″ dhe në pishman- listën e Gjorgje Ivanov u gjet i punësuar në komunën Strumicë që nuk kryer kurrfarë funksioni të dukshëm?
(Slobodna Makedonija- Maqedonia e Lirë)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari