Pretendime të paqarta në titull dhe “ekspertë” pa emër

 

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Po recenzojmë një tekst me titull „Јovevski premtoi se do e përfundojë veprën e Katica Janevës!“, të publikuar në portalin magazin.mk, në datë 30.06.2020, në të cilin përcillet një pjesë e intervistës së prokurorit publik republikan, Ljubomir Jovevski, të dhënë për Agjencinë informative shtetërore MIA, me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Prokurori publike dhe marrjes së lëndëve të PSP-së nga ana e Prokurorisë publike.

Vetë titulli i tekstit është i paqartë dhe ,,sugjestiv” në lidhje me procesuimin e mëtejshëm dhe përfundimin e lëndëve të ngritura nga PSP-ja.  Theksohet emri i ish prokurores Katica Janeva, e dënuar për rastin “Reket” dhe imponohet pyetja “Cilën vepër të Janevës Jovevski premton se do ta përfundojë?”. Titulli i paqartë përforcohet edhe më shumë me fjalitë në vazhdim: „Me këtë Jovevski praktikisht premtoi se do e përfundojë mos/veprimin e të dënuarës në shkallë të parë, Katica Janeva“, që është keqinterpretuar edhe në vetë tekstin, si interpretim gazetaresk i deklaratës së Jovevskit në të cilën ai thotë se lëndët e PSP-së do kenë një përfundim.

Me insinuime të tilla, gjegjësisht me elemente komentuese është nxjerrë jashtë kontekstit përgjigjja e Jovevskit në një pyetje gazetareske në lidhje me marrjen e lëndëve nga PSP-ja.

Lëndët e PSP-së, Prokuroria publike i merr që të mund të vazhdojnë procedurat dhe kryerësit e veprave penale ta marrin dënimin e merituar. Prokuroria nuk do e përsërisë gabimin, e kur për shkak të mosveprimit për raste konkrete u formua PSP-ja. Për këtë arsye, ju premtoj se këto lëndë do kenë një përfundim”, thotë Jovevski.

Insinuimet, përfundimet dhe deklaratat e dhëna, si dhe komentet, që janë të pranishme në tekstin e recenzuar, nuk janë karakteristike për zhanret informative, sidomos jo në një periudhë parazgjedhore kur mund të interpretohen në kontekst politik, sidomos për shkak të kritikave të ashpra nga opozita për ligjin e ri për PP.

Në vazhdim, në tekst janë vendosur edhe qëndrime të tjera komentuese dhe pretendime të pavërtetuara. Pas deklaratës së cituar të Jovevskit, se nuk pret pengesa gjatë zbatimit të ligjit të ri për Prokurorinë publike, theksohet se ekspertët e interpretojnë atë si një ligj me të cilin amnistohet Zaevi dhe funksionerët e LSDM-së, duke aluduar, para së gjithash në dispozitën me të cilën parashihet që bisedat e përgjuara të mos përdoren si dëshmi, gjegjësisht si bazë për padi për të gjitha lëndët pas 30 qershorit të vitit 2017, por vetëm si indicje, me ç’rast autorin komenton:

„Me fjalë të tjera, bombat e bënë punën e tyre dhe e realizuan qëllimin për të cilin u lëshuan në qarkullim – ndryshim i pushtetit për ndryshimin e emrit, Kushtetutës, e pastaj do i penzionojnë.“

Në tekst nuk është përmenduar asnjë ekspert, nuk është përcjellë asnjë deklaratë, qëndrim apo citim, të cilët do u jepnin “peshë” pretendimeve të shpalosura. Autori thirret vetën në deklaratën e Artan Grubit, të dhënë në emisionin „Кlik Plus“ на ТВ në TV21, e të përcjellë nga i njëjti portal. Por, Grubi nuk është analist, por një funksioner partiak i cili vetëm sa përcjell qëndrimin e tij personal, ose qëndrimin e një opsioni politik.

Gazetari ka për detyrë të sigurojë të sigurojë burime relevante të informacioneve dhe atë nga më shumë palë dhe informacionet t’i mbështesë me fakte të besueshme. Mund të thirret edhe në burime anonime, por duhet të ofrojë interpretime përmbajtësore dhe analitike për një temë të caktuar.(neni 4, Коdi etik i gazetarëve)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit, gjë që nuk është respektuar në këtë shkrim dhe që bie ndesh me nenin 13 të Kodit etik të gazetarëve.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.