Po ndërtohen rrethrrotullime të reja në Kavadar

Dy rrethrrotullime të reja do të lirojnë trafikun.

[Burim: Pres 24 (Projektet e premtuara të Mitko Jançev për zgjedhjet lokale 2017 në Kavadar, data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Kavadarit, Mitko Jançev për ndërtimin e dy rrethrrotullimeve, dhënë gjatë fushatës në zgjedhjet lokale (tetor 2017), është realizuar. Ndërtimin e tyre, Jançev e premtoi në konferencë për shtyp në Kavadar duke prezantuar projektet e programit të tij zgjedhor, me të cilin si kandidat i VMRO-DPMNE-së kërkoi besimin e qytetarëve për kryetar komuna në Komunë.

Verën e kaluar (qershor 2018) në Kavadarci u ndërtua rrethrrotullim i ri për lidhjen e rrugës “Bllazho Aleksov” me bulevardin “Vidoe Smilevski”, te ura “Bellka”. Informacioni dhe fotografi për këtë zgjidhje të re të trafikut në hyrje të Kavadarit në drejtim të Negotinës mund të gjenden në ueb-faqen e Komunës. Po ashtu për ndërtimin e rrethrrotullimit  dhanë njoftime edhe më tepër mediume.

Në mars të këtij viti (2019) filloi ndërtimi i rrethrrotullimit te VV “Tikvesh”, ky lehtësim i trafikut gjendet në udhëkryq të rrugëve “Bulevardi perëndimore” me rr. 8 Shatatori dhe kap një hapësirë prej 3000 m2. Asfaltimi me shtresën finale të gjithë sipërfaqes është bërë në gusht. Atëherë u komunikua se është kryer i gjithë komunikacioni dhe infrastruktura komunale dhe se në fazën radhës do të realizohen pjesët e projektit të cilat kanë të bëjnë me ndriçimin rrugor publik, si dhe me rregullimet hortikulturore.

Informacione dhe fotografi për këtë rrethrrotullim janë publikuar në ueb-faqen e Komunës edhe në një pjesë të mediumeve.

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.