Plotësisht injorohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për Ligjin e mbrojtjes së privatësisë

Komisioni i Venecias bisedonte me veshë të shurdhër. Foto: Komisioni i Venecias

 

Edhe krahas kritikave të Komisionit të Venecias që gjerësisht u arsyetuan me udhëzime dhe rekomandime për përmirësimin e tekstit të ligjit, Qeveria me plotë kuptimin e fjalës votoi tekstin e njëjtë të ligjit pa nenin 2 nga ligji i mëhershëm.

 

Shkruan: Aleksandar Georgiev

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, në Kuvendin e R. së Maqedonisë u votua Ligji për mbrojtjen e privatësisë, që kishte për synim rregullimin e çështjes së mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve të Maqedonisë, që garantohet me Kushtetutë dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut ndërsa lidhur me materialet që dalin nga përgjimi ilegal i bisedave të kryera në periudhën 2008-2015. I njëjti përfshinte edhe ndalesë për posedim, përpunim dhe publikim publik të materialeve që paraqesin shkelje të privatësisë të jetës personale dhe familjare dhe ndalesë për posedim, përpunim dhe publikim publik në çfarëdo mënyre të materialeve që dalin nga ndjekja ilegale e bisedave në periudhën 2008-2015, përfshirë shfrytëzimin e tyre në proces zgjedhor, procedura politike apo të tjera.

Muajin e ardhshëm, në dhjetor u kërkua mendim nga Komisioni i Venecias për dy ligje edhe atë Ligjin për informatorët dhe Ligjin për mbrojtjen e privatësisë, që hasën në shumë vërejtje për paqartësitë që i përmbante teksti. U theksua se nevojitet përpunim i thellë dhe sqarim i disa elementeve nga ligji, që janë të paqarta dhe kundërthënës.

 

 

PËR TË GJITHA NDJEKJET APO VETËM PËR ATO TË DSK-SË?

Problemin e parë të cilin e theksoi Komisioni i Venecias është nëse ligji ka të bëjë me të gjitha ndjekjet joligjore të bisedave në atë periudhë apo konkretisht në ndjekjen e bisedave të DSK-së? Në këtë kontekst, me rregull shtrohet kjo çështje sepse si formulim proporcioni është shumë i përgjithshëm, por edhe konfuz ndërsa nga ligjvënësi kërkohet të sqaroj për cilët biseda saktë bën fjalë ligji, që të mund i njëjti më lehtë të harmonizohet me Ligjin për prokurori speciale.

Një prej pjesëve problematike në Ligjin për mbrojtje të privatësisë është në nenin 4, ku parashihet sanksion për mundësimin e personit të paftuar të njihet me bisedë apo deklaratë që është e përgjuara apo e regjistruar në aspektin zanor ndërsa përmbajtja e bisedës cenon privatësinë e jetës personale apo familjare; përveç për bisedë apo deklaratë që paraqet interes publik. Komisioni i Venecias konsideron se ligji nuk duhet të përqendrohet vetëm në këtë çështje, por ligjvënësi duhet të jep mbrojtje pak më të gjerë si p.sh mbrojtje të sigurisë nacionale, informacione nga fshehtësitë e punës dhe të ngjashme.

Ka kritika për mos- shqiptimin e sanksionit për personat që posedojnë materiale të përgjuara dhe të cilat nuk do t’i dorëzojnë në Prokurorinë speciale, edhe pse në nenin 1 të ligjit posedimi i bisedave të përgjuara konsiderohet joligjore.

Edhe krahas kritikave të Komisionit të Venecias që ishin gjerësisht të shkoqitura me udhëzime dhe rekomandime për përmirësimin e tekstit, Qeveria me plotë kuptimin e fjalës votoi tekstin e njëjtë të ligjit pa nenin 2 të ligji paraprak, ku thuhej se të gjithë që posedojnë biseda të përgjuara duhet t’i dorëzojnë deri te prokuroria kompetente dhe anuloi zbatimin e ligjit deri më 1 korrik 2017.

Gjatë përpilimit të ligjit të ri nuk merret parasysh asnjë kritikë e as udhëzim për përmirësimin e Ligjit dhe plotësisht është injoruar Raporti i Komisionit të Venecias.

 

LIGJI NUK ËSHTË PËR “BOMBAT”

Ajo që duhet të dijë opinioni është se ligji nuk ka të bëjë me materialet tanimë të publikuara, përfshirë periudhën 15 korrik 2015.

Ai i cili do të publikojë biseda të përgjuara, pjesë të tyre apo transkripte, me të cilat bëhet shkelja e privatësisë së jetës personale apo familjare, do të dënohet me dënim me burg prej 1 muaji deri 1 vit. Nëse veprën e bën person juridik, do të dënohet në të holla.

Ky ligj do të filloj të zbatohet prej 1 korrikut 2017.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.