Plazhet në Stenje dhe Slivicë morën pamje të re

Foto: printscreen.

Projekt Rregullimi i terreneve të plazheve të liqenit në fshatin Stenje. 

Ky projekt parasheh ndërtimin e shtegut përgjatë plazhit në fshatin Stenje, vendosjen e ulëseve dhe shportave për mbeturina, si dhe rregullimin  e tyre hortikulturorë. Mjetet: 2.000.000,00 denarë (Burimi i fnancimit: Buxheti i komunës Afati për realizim: 2013-2014.)

  

ARSYETIM:

Plazhet e Liqenit të Prespës në Stenje dhe në Slivica janë rregulluar dhe kanë pamje të re. Ky është një premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Prespës, Gjoko Strezovski i dhënë në zgjedhjet lokale në vitin 2013, në programin zgjedhor “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Prespë më të mirë“. Përsëri, projekti i përmendur është realizuar me vonesë prej një viti, sipas aftit përfundimtar – dhjetor 2014, i vendosur në programin zgjedhor (në pjesën punët Komunale dhe infrastruktura faqe 37).

Në mars të vitit 2015 mediumet informuan se kanë filluar punët ndërtuese në rregullimin e 500 metrave plazh në lagjen Stenje dhe 100 metra plazh në lagjen Sllivica, në Liqenin e Prespës.

Rregullimi i plazheve nënkupton edhe ndërtimin e banakëve, platformës prej druri, fushë futbolli dhe badminton, tush kabinë, shteg për këmbosorë dhe përmbajtje të tjera të cilat do të pasurojnë ofertën turistike në këtë vend. Investimi ka vlerë prej 77 milion denarë. Po ashtu, në bashkëpunim me komunën do të snohet rruga e cila çon te vet plazhi. 

Me 06.06.2015 ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski, gjatë vizitës në Stenje lajmëroi se plazhi i ri në Stenje në gjatësi prej 500 metra do të përfundojë për një muaj (korrik 2015).

Aktivitete ndërtuese janë duke u zhvilluar, ndërsa momentalisht janë duke u vendosur platformat në liqen. Është vendosur edhe konstruksioni ndërsa është duke u bërë edhe shtrimi me rërë. Përkrah kësaj plazhe, tanë më janë projektuar edhe 1.400 metra plazh në Liqenin e Prespës. (Misajllovski)

Në shkurt të vitit 2016 nga ministria e Transportit dhe lidhjes informuan se “Prespa u bë me dy plazhe moderne të rregulluara sipas standardeve më bashkëkohore, plazhe në Stenje dhe plazhe në Slivnica, me investim prej 77 milion denarë”.

Informacioni për pamjen e re moderne për dy plazhet në Liqenin e Prespës së bashku me fotografitë dhe video materialet e publikuan edhe shumë mediume.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.