Përfundimisht ndërtohet “Shtegu i pazarit” në Kriva Pallankë

Shtegu realitet edhe pse shumë më vonë se afati i premtuar. Foto: Komuna e Kriva Pallankës.

Projekt: Ndërtimi i shtegut rrugor afër pazarit pranë Lumit Kriva – shtegu i pazarit. 

Përshkrim: Duke partë se, ditëve të shtuna, që është ditë pazari në Kriva Pllankë, në rrugën kryesore mblidhet turma, me këtë rast do të ndërtohet i ashtu quajtur “Shtegu i pazarit”, i cili do të fillojë nga tregu, do të vazhdojë përkrah lumit dhe dot bashkohet me urën. Me këtë do të vijë deri lirimi i rrugës kryesore dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve në këtë shteg. (Mjete: 1,000,000,00 denarë; Burim i financimit: Buxheti i komunës, Afati i realizimit: 2013-2014)

 

 

ARSYETIM

Ndërtimi i këtij shtegu pranë rrjedhës së Lumit Kriva, me të cilin do të shpërbëhet komunikacioni i cili mbretëron në Kriva Pallankë, premtoi Arsenço Aleksovski, kandidat i VMRO DMPNE-së, në faqen e 36 të programit të tij zgjedhor, me të cilin kërkoi besimin e qytetarëve të zgjedhjet lokale të vitit 2013. Ky pretim zgjedhor i kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës, është realizuar, me vërejtje se është ndërtuar një vit e gjysmë pas afatit të realizimit të dhënë në program (viti 2014)

Aleksovski në këtë premtim shton se “Shtegu i pazarit”, i cili fillon prej tregut, dhe shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit dhe do të bashkohet me urën, do të ndërtohet në vitin 2013-2014, gjegjësisht do të përfundojë deri në fund të vitit 2014. Por, punët kanë filluar në maj të këtij viti. Po ashtu, për dallim nga milion denarët, aq sa u parapanë në programin zgjedhor të Aleksovskit, prej këtij informacioni shohim se do të investohen 750.000 denarë:

Ndërtohet shtegu me pllaka begatoni i gjerë rreth dy metra në rrjedhën kryesore të lumit me mjete nga buxheti i komunës me vlerë prej 750.000 denarë. 

Me 7 qershor të vitit 2016 në ueb-faqen e Komunës së Kriva Pallankës është publikuar informacione se punët janë kah përfundimi, dhe se shtegu do të jetë i gjatë 275 metra.

Me 26 korrik, u transmetua deklarata e kryetarit Aleksovski në të cilën thotë se ndërtimi i shtegut ka përfunduar, dhe ka mbetur që të ndërtohen shkallët dhe të vendosen ulëset prej druri dhe shportat për mbeturina.

Edhe pse, me vonesë të madhe, por, përsëri, shtegu është ndërtuar, kështu që sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, premtim e kryetarit të Arsenço Aleksovski, e vlerësojmë si të realizuar.

 

BURIME

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.