Parimi i pandëshkueshmërisë edhe më tej vazhdon

Tërheqja e pjesshme e faljes, padrejtësi e plotë. Foto: Ueb faqja e presidentit

 

 

Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse vendimi më i fundit i Ivanov do të ketë efekt. Reagimet e para tregojnë se gjendja do të ngel e njëjtë, e kjo do të thotë se protestat do të vazhdojnë ndërsa LSDM do të kërkoj anulim të plotë të faljes. Sidoqoftë, siç konfirmon profesoresha Gordana Siljanovska, po të ndodhte kjo në fillim nuk do të pësonte kaq shumë dëm shteti.

 

Shkruan: Vlado Gjorçev

 

Vendimi i presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, që të tërheq faljen vetëm për 22, siç i quajti persona të eksponuar politik, për vetëm disa minuta shkaktoi shumë reagime në opinion. Menjëherë reagoi opozita, lëvizja “Protestoj”, PSP madje edhe partia në pushtet. Megjithatë, ngel dilema nëse kjo është edhe një ashpërsim në situatën në Maqedoni apo dalje nga kriza.

Se vendimi është anti – kushtetues dhe ende më shumë vështirëson krizën politike dhe juridike në Maqedoni, pohojnë edhe profesorët Gordana Siljanovska dhe Lubomir Fërçkovski, sipas të cilëve dalja e vetëm nga kriza është tërheqja e plotë e vendimit për falje.

 

RRUGËDALJE NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Sipas Siljanovskës, Gjykata kushtetuese duhet të del nga ky qorrsokak në të cilin u fut me vendimin fillestar të Ivanov që të fal 56 persona më 12 prill të vitit.

E para, ndryshimi i ligjit nuk duhej të bëhet pa pajtueshmëri të opozitës sepse me këtë tregohet se leksioni nuk është mësuar. E dyta, mendoj se s’mund të shtoni nen 11-a e të mos ketë nen 11. Gjykata kushtetuese nuk është ligjvënës. E treta, hapësira prej 30 ditë për dorëzimin e kërkesës për thirrjen e amnistisë nuk i shoi dilemat dhe problemet për të cilat ne thoshim se nuk kanë bazë juridike. Unë thashë se vendimi mund të gjendet vetëm me reagim të përsëritur të Gjykatës kushtetuese, e lidhur për përleshjen e kompetencave sepse vlerësoj nën vellon e faljes, presidenti ka bërë amnisti, që është kompetencë vetëm e Kuvendit. Kjo në mënyrë shtesë do të thotë shkelje e ligjeve dhe Kushtetutës – thotë Siljanovska për “Vërtetmatës.mk”.

Ajo pohon se procedura e Ivanov s’mund të filloj me të, por sipas rendit të së drejtës. Ndërsa kjo, thotë Siljanovska, fillon në Ministrinë e drejtësisë, më pas nëpër komisione, Qeveri, Kuvend, etj. Do të thotë, përfundon ajo, Ivanov nuk është udhëhequr në suazat e të së drejtës.

Dilema se Ivanov, sikur herën e parë, edhe tani nuk ka ftuar juristë për konsultim, tregon paaftësinë e tij që të gjej rrugëdalje nga situata e cila po përshkallëzohet në Maqedoni. Ai fare nuk e dëgjoi komuniteti ndërkombëtarë, i cili ishte e prerë rreth drejtësisë selektive. Përkundrazi, pak me inat si fëmijë, vendimin për faljen e 22 personave presidenti e solli disa orë pas deklaratës së Drejtorisë për zgjerim të KE-së, Kristian Danielson, pasi u takua me liderët politik të Maqedonisë. Ndërsa ai ishte i prerë kur tha se një vend kandidat për hyrje në BE patjetër të ofroj trajtim tjetër para ligjit për të gjithë si dhe përgjegjësi për ata që e kanë shkelur atë.

Edhe për profesorin Lubomir Fërçkovski, zgjidhja e vetme është tërheqja e plotë e faljes.

Kjo është çështja. Nuk ka nevojë të lirohen kriminelët pjesë – pjesë. Horhe është funksionar i një zinxhiri të shkurtë, ai ka shef. Shefin duhet ta pyet pse tërhiqet falja në mënyrë selektive. Problem këtu është parimi i pandëshkueshmërisë, atë duhet ta rrëzojmë, ai nuk guxon të qëndroj – thotë Fërçkovski.

 

RRUGA NUK DO TË SHUHET

Se Ivanov nuk ka bërë qetësim të situatës, por përkundrazi vetëm se e ka përshkallëzuar atë, konfirmon edhe reagimi i lëvizjes civile „Protestoj“ prej ku porositën se nuk pranojnë tërheqje gjysmake të faljes dhe se protestat nëpër rrugë do të vazhdojnë.

Nuk ndalemi! Nuk pranojmë tërheqje të pjesshme të faljes. Drejtësia gjysmake është padrejtësi! Nuk ndalemi derisa të tërhiqet falje plotësisht. Jo disa, por të gjithë duhet të jenë lëndë hetimi. Ecim në rrugë për të gjithë ata që ngarkohen për kriminalitet që të dalin para gjykatës”, thuhet në reagimin e lëvizjes “Protestoj” në Facebook.

Nga kjo lëvizje porositën se nuk do të lejojnë që askush, madje edhe Ivanov të luaj me drejtësinë.

Presidenti luan me ne, por më shumë luan me drejtësinë. Protestojnë që mos ta lejoj këtë luajtje. Protestoj sepse përderisa Ivanov gjykon kë të fal e kë jo, bashkëluftëtarëve tanë u vazhdohet paraburgimi. “Drejtësia” e këtillë nuk është drejtësi! Drejtësia selektive është padrejtësi”, thuhet në reagim.

Menjëherë pas fjalimit të presidentit, u prononcua edhe LSDM-ja opozitare ku konfirmojnë se personi Ivanov e thelloi krizën dhe janë kategorik se vetëm tërheqja e plotë e faljes është zgjidhje për krizën.

Vendimi i sotëm i personit Gjorgje Ivanov është edhe një shkelje tjetër e Kushtetutës të RM-së, që në mënyrë plotësuese thellon krizën e cila po zgjat në vend. Falja patjetër duhet të tërhiqet plotësisht dhe ligji duhet të vlej për të gjithë. Kjo është e mundshme vetëm përmes interpretimit autentik të Ligjit për falje në Kuvend, me mbështetje nga të gjitha partitë. Vetëm në këtë mënyrë Ivanov dhe Gruevski do të dëshmojnë se janë për sundimin e të së drejtës, respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në RM dhe vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojnë për zgjidhjen e krizës”, thuhet në njoftimin e partisë.

Prokuroria speciale, edhe pse që në fillim ishte e prerë kundër faljes, menjëherë doli me qëndrim se nuk ekziston arsyetim për qasje selektive kur bëhet fjalë për realizimin e të së drejtës dhe zbatimin e drejtësisë.

Nga PSP jozyrtarisht konfirmojnë se vendimi për tërheqjen e faljeve duhet të zbatohet për të gjithë, e jo një pjesë të përfshihet e një pjesë tjetër jo.

Partia e vetme që përshëndeti vendimin e Ivanov ishte VMRO DPMNE.

VMRO DPMNE ishte partia e parë që publikisht doli me qëndrim se vendimi për falje nuk është në përputhje me politikat tona. VMRO DPMNE e para propozoi katër liderët e partive më të mëdha të dërgojnë letër deri tek presidenti Ivanov që të shqyrtoj vendimin e marrë më herët. Vlerësojmë se me aktin e sotëm jepet mundësi në sistemin juridik që të dëshmohet konstruksioni i plotë të Zoran Zaev kundër anëtarëve dhe aktivistëve partiak të VMRO DPMNE-së.

Ditët në vijim do të tregojnë nëse vendimi i ri i Ivanov do të ketë efekt. Reagimet fillestare konfirmojnë se situata do të ngel e njëjtë ndërsa kjo do të thotë se protestat do të vazhdojnë ndërsa LSDM do të kërkoj tërheqjen e plotë të faljes.

Në fakt, ai e bëri të njëjtën që e bëri Gjykata kushtetuese me çka dëshmoi se kanë gabuar. Nëse Ivanov në këtë mënyrë mendonte para këtij akti, nuk do të kishte problem. Po të ishin falur vetëm qytetarët do të thoshim, në rregull, megjithatë ata dikush duhet t’i dëgjoj. Por, atij kjo iu kujtua pasi i bëri dëm të madh shtetit”, thotë për fund Siljanovska.

 

LINQE:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.