Para takimit të liderëve: Nuk ka kushte, zgjedhje do te ketë, për reformat do te presim

Zgjedhjet: të favorshme apo eskalim i krizës? Foto: Google/wikipedia. Kolazh: Vërtetmatësi.

Избори, најверојатно ќе има, иако условите и тие минималните, не се докрај исполнети. Од длабоките реформи, кои ѝ се потребни на Македонија, ништо до пред крај на изборите, кои, пак, или ќе ја продлабочат кризата или ќе ја вратат земјава „барем на патот на нормалноста“, во зависност од изборниот резултат. Вака генерално кажано, за „Вистиномер“ оценија тројца познавачи на материјата. кои одамна ги следат политичките процеси во Македонија

 

Zgjedhje, me siguri do të ketë, edhe pse kushtet edhe ato më minimalet, nuk janë përmbushur deri në fund. Prej reformave të thella, të nevojshme për Maqedoninë, asgjë deri në përfundim të zgjedhjeve, të cilat, ose do ta thellojnë krizën ose do të kthejnë vendin “të paktën në normalitet”, e gjithë kjo varësisht prej rezultatit të zgjedhjeve. Kështu përgjithësisht thënë, për “Vërtetëmatsin” vlerësuan tre njohës së kësaj lëmije, të cilët gjatë kohë i ndjekin proceset politike në Maqedoni

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Një ditë para takimit të katër liderëve të partive më të mëdha parlamentare, në të cilën duhet të merret vendimi se a do të ketë zgjedhje të parakohshme me 11 dhjetorë 2016, vlerësimet në publik janë të një zëri se mbi të gjitha, zgjedhje do të ketë.

Liderët, së bashku me përfaqësuesit e asociacionit ndërkombëtar, do të rishikojnë se a është përmbushur grimca e kushteve minimale të caktuara në korrik të këtij viti dhe nëse shkalla e asaj përmbushjeje lejon mbajtje të zgjedhjeve me parakushte demokratike. Të rikujtojmë se, fokusi ishte i përqendruar në pastrimin e listës zgjedhore dhe disa zgjidhje të parakohshme për mediumet, trupi ad-hoch për monitorim të informimit dhe redaktorit përgjegjës në MRT në 100 ditë para zgjedhjeve.

Aq sa janë në numër vlerësimet se zgjedhje, do të ketë, janë të shumta në numër edhe vlerësimet se kushtet për to nuk janë përmbushur, të paktën do deri në fund, ndërsa pyetja për reformat gjithëpërfshirëse është shumë larg agjendës në realitetit politik për ato të cilët vendosin për të.

 

ZEKOLLI: SËMUNDJET E RËNDA NUK SHËROHEN ME ASPIRIN

Arsim Zekolli, diplomat dhe analist është mjaftueshëm i vjetër në lidhje me vlerësimin se a janë përmbushur parakushtet për zgjedhje, dhe vlerëson se edhe sado që të mundohen partitë, nuk do të bindin opinionin në atë:

Arsim-Screenshot_72-crop-finalPërderisa gjykojmë sipas propozimeve të Pribesë, kushtet nuk janë përmbushur as edhe pak që të presim zgjedhje të lira, transparente dhe demokratike. Tentimet e katër partive politike përmes akteve formale që të aktrojnë për përmbushje të parakushteve jo vetëm që nuk mundin të bindin opinionin,por edhe më shumë e forcojnë bindjen e qytetarëve se tani edhe opozita është e njëanshme kuddrejtë përpjekjeve për minimizim të propozimeve të qarta të Pribesë. Fundja, ashtu siç mund të vlerësohet nga sjellja lidhur me pastrimin e listës së votuesve dhe raporti ndaj mediumeve të shikuara përmes të ashtu quajturit komisioni ad-hoch. Prej këtu zgjedhjet e ardhshme i vlerësojmë si një episod të tentimeve tragji-komike për shërim të trupit të sëmurë rëndë, me fasha dhe aspirin. 

Sipas Zekollit, një sjellje e tillë do të bëj nyjen më të madhe mes shtetit dhe politikanëve nga njëra anë dhe qytetarëve nga ana tjetër, sepse vlerësimet në shoqëri tani më janë “fermenutuar”:

Arsim-Screenshot_72-crop-finalNevoja e të parëve, përfshirë edhe asociacionin ndërkombëtar, për mbajtje të zgjedhjeve me ç’farë do lloj çmimi dhe me çdo kusht është më shumë shprehej e asaj se nuk ka ide dhe vullnet për zgjidhje reale të krizës. Por, në shoqëri tani më ndodhin procese të tjera, fermentohet emocione të tjera dhe energji, të cilat më shumë do të ndërlikojnë gjendjen, pikërisht për atë se atë nuk pritën zgjidhje nga garniturat e tanishme politike, ndërsa, përgjatë asaj, tërheqin më shumë vëmendjen e qytetarëve. Shoqëria është bërë më e ndjeshme, është sensibilizuar me gjendjen në vend, rajon dhe më gjerë dhe kjo sjellë pasoja të reja, aq sa “katërshja e madhe” dhe asociacioni ndërkombëtar do të duan të tregojnë të kundërtën. 

 

ZJEDHJET SI RRUGË PËR ESKALIM

Edhe për shumë persona zgjedhjet janë mënyra më e shpejtë që të vije deri te prika për dalje nga kriza, Zekolli paralajmëron se ato mund të jenë edhe rrugë për thellim të krizës:

Arsim-Screenshot_72-crop-finalPërvoja e deri tanishme paralajmëron se në çdo cikël zgjedhor në vend të zgjedhjes, biem në krizë më të thellë. Nëse merret parasysh se qytetarët sot janë më të varfër se çka kanë qenë tre vite më parë, më të zhgënjyer nga të gjitha partitë e mëdha politike, më dyshues ndaj sektorit civil, më të lodhur nga linjat ndarëse – atëherë mendoj se nuk do të gabojë, se tradita e keqe do të vazhdojë dhe kriza do të eskalojë. 

Për fat të keq më duhet të konstatoj se fajin për këtë gjendjen tani me të drejtë bie si mbi qeverinë, po ashtu edhe mbi opozitën, pikërisht për atë se e dyta me lëvizjet e shpejtuara, egoiste dhe përjashtuese e ktheu luftën e përgjithshme shoqërore për reforma në luftë politike për qeverisje të pastër. Edhe pse, përsëri, do të ndikojë mbi to, në periudhën para nesh, duke përfshirë edhe zgjedhjet. 

 

ARSOVSKI: KUSHTE NUK KA, SHTYRJA ËSHTË E DËMSHME

Petar Arsovski, komunikolog dhe analist shumëvjeçar, po ashtu vlerëson se kushtet nuk janë përmbushur, as ato më minimalet të vizatuara si marrëveshje nga muaji korrik:

petar-arsovski-650x417-crop-finalKushtet për mbajtjen e zgjedhjeve nga korriku janë minimale, ato nuk do të ndryshojnë mjedisin për shkuarjen në zgjedhje, por as ato nuk janë të përmbushura deri në fund. Mediumet janë vetëm një pjesë e problemit, ndërsa lista zgjedhore ende është diskutabile. Ashtu që, nëse liderët politik me 31 gusht vendosin se do të shkojnë në zgjedhje, ai do të jetë vullnet i pastër politik. Nuk do të jetë e lidhur me kushtet, të cilat realisht nuk janë përmbushur. 

 

Në pyetjen se pse do të merrej një vendim i tillë për zgjedhje, Arsovski vlerëson se ekziston konstatim se pa realitetin e ri parlamentar, gjithçka është në vend të vet, por edhe ajo sjell dëme:

petar-arsovski-650x417-crop-finalPartitë në këtë moment shfaqin një lloj dëshire që të mbyllet kjo fazë e krizës. Prolongimi, po ashtu, ka pasoja të dëmshme. Ne disa herë i kemi shty zgjedhjet, por kushtet nuk u përmirësuan. Ashtu që, partitë me siguri kanë konstatuar se në këtë fazë nuk ka se çka të bëhet më shumë dhe se më e mirë do të ishte që të krijohet një realitet i ri politik. Përndryshe, partitë nga reformat kryesore u tërhoqën që në korrik, kur konstatuan se vetëm këto dy-tre probleme janë të nevojshme për zgjedhje. 

 

Arsovski, njejtë si edhe Zekolli, vlerëson se ekziston rrezik që zgjedhjet të thellojnë krizën politike, pavarësisht rezultatit:

petar-arsovski-650x417-crop-finalNëse në zgjedhje fiton koalicioni i tanishëm qeverisës, mund të presim thellim të krizës. VMRO DPMNE mund të vazhdojë që të qeverisë si deri më tani, po pas pas përmbajtje nga bombat, shtypja nga opinioni i vendit dhe ndërkombëtar nuk do të dobësohet, përkundrazi do të forcohet. Për atë, zgjedhjet sipas të cilave gjithçka do të ngelet e njejtë, nuk do të jetë edhe zgjedhje e krizës politike. 

 

Në pyetjen se nëse mendon se blloku partiak opozitar janë të gatshëm që të porosisin reforma themelore, Arsovski përgjigjet se nuk mund të dihet kjo, por më e plotë do të ishte koalicioni i zgjedhuar:

petar-arsovski-650x417-crop-finalAto janë aq gjatë jashtë qeverisë, që realisht, nuk jemi në gjendje të dimë se për çka janë të gatshëm. Edhe pse te ato, mendoj se shihet dëshira. Ndërsa, nëse vijnë në qeveri dhe kur do t’i hapin arkivat, askush nuk e di se me çka do të konfrontohen dhe nëse do të kenë kapacitet që të përballen me gjithë atë. Është e nevojshme që të flasim për koalicion më të gjerë, sepse reformat e nevojshme të cilat janë për Maqedoninë janë aq të forta dhe të thella, as sa është e nevojshme që të arrihet konsensus më i gjerë politik. 

 

 PSP VIKTIMË E MUNDSHME?

Në disa analiza të deri më tanishme të temës së zgjedhjeve të drejta, si një prej elementeve më të panjohura në lojë, përmendet pjesa juridike për zgjidhjen e krizës, e cila është e lidhur me Prokurorinë Speciale Publike. Një ekspert relevant i respektuar, i cili për arsye personale kërkoi që tëngelet anonim.vlerëson se PSP është “pika më e dobët nga aneksi i fundit nga Marrëveshja e Përzhinos dhe njëkohësisht xhokeri i partisë qeverisëse“:

Untitled-anon-faces-small-final-finalNëse Gjykata Kushtetuese gjeti se ka problem me kushtetueshmërin e Ligjit për PSP-në, e cila në thelb është lex specialis, ai mund të sjell dy tipa të vendimeve – shfuqizim ose anulim. Nëse sillet shfuqizimi, mund që të shfuqizohet i gjithë ligji ose pjesë prej tij. Në atë rast sipas marrëveshjes së marrë në korrik, katër partitë takohen dhe në afat prej pesë ditësh, duhet të gjejnë zgjidhje se çfarë duhet të bëhet në pajtueshmëri me Kushtetutën, dhe PSP do të vazhdojë të punoj, por nuk dihet nëse pas asaj do të jetë tërësisht autonome dhe e pavarur si me zgjedhjen e tanishme. 

Më e madhe do të ishte pavarësia nëse Gjykata Kushtetuese do të sjellë anulimin si vendim, thotë eksperti jonë:

Untitled-anon-faces-small-final-finalPartitë do të duhet që të zgjedhin këtë pyetje dhe nëse vendimi i Kushtetutës do të jetë anulimi i gjithë ligjit. Por, pasojat këtë rast do të jenë më të mëdha. Asnjë lëndë ose vendim i PSP deri më tani, as në gjyqe nuk do të jetë fuqi e së drejtës. Sipas asaj, nuk e di nëse duhet të shkohet në zgjedhje ose jo dhe çka do të ndodh pas zgjedhjeve, edhe pse pyetja për PSP-në është e tillë, çka me të mundet të kalukulohet dhe në varësi prej saj si do të jetë rezultati zgjedhor, por kjo definitivisht është pika më e dobët e marrëveshjes së korrikut të këtij viti. 

Nga ana tjetër, përsëri, Arsovski vlerëson se PSP nuk do të jetë në rrezik, para së gjithash për shkak të ombrellës së asociacionit ndërkombëtar dhe të SHBA-ve:

Untitled-anon-faces-small-final-finalShoh se asociacioni ndërkombëtar veçanërisht amerikanët janë vendosur në palën mbrojtëse të PSP-së. Përkundrazi, mendoj se do të rritet shtypja që të bëhet departamenti gjyqësor special, departamenti policor-hetues special dhe që të rriten kompetencat e PSP-së. Kjo shtypje nuk do të ndalet edhe nëse fiton VMRO DPMNR, dhe për atë them se fitorja e tyre nuk do të zgjidh krizën, por vetëm se do ta thellojë atë. Faktori ndërkombëtar vlerëson se PSP është oaza e vetme normale në gjithë rrethin politik. 

 

LARG PARAJSËS

Ai shton se ekziston rrezik nëse Gjykata Kushtetuese reagon me disa vendime të shfuqizuara – dhe kjo është do të thotë përsëri shtyrje të zgjedhjeve gjë që nuk i shkon për shtat askujt.

Përsëri, edhe Arsovski, si gjithë bashkëbiseduesit e tjerë, është në pajtim se reformat e thella dhe esenciale janë shumë larg në këtë moment:

petar-arsovski-650x417-crop-finalUnë jam optimist se drejtimi kah i cili lëviz Maqedonia do të jetë jashtë jonormales, do të lëvizim kah normalja, por aspak nuk jam optimist se kjo do të ndodh shpejtë. Përkundrazi, do ti duhet shumë kohë. Ne tani, nga ferri, së pari duhet të kthehemi në purgator. Parajsa është shumë larg. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.