Para se t’ju incizoj, policia e ka për detyrë që t’ju paralajmëroj

Incizim policor: kamerë klasike dhe kamerë për në trup me emër: "Dëshmitar i pakundërshtueshëm" Foto: pexel/pixabay

Но, ова не важи за снимање на јавни места и при учество на јавни собири, каде полицијата може, но не мора да Ве извести.

 

Por, kjo nuk vlen për incizimet në vende publike dhe gjatë pjesëmarrjes në takime publike, ku policia mund, por nuk është e detyruar të ju paralajmëroj.

 

Shkruan: Aleksandar Georgiev

 

Me Ligjin për policin rregullohen punët e policisë, organizimi i policisë, kompetencat e policisë, të drejtat dhe detyrimet që dalin nga marrëdhënia e punës së zyrtarëve të policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në seancën e 103 të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë u propozuan ndryshime të reja dhe plotësim të Ligjit për policinë, i cili kryesisht i referohet precizimit të dispozitave për përdorim të mjeteve teknike për video dhe audio incizime nga ana e oficerëve të policisë.

Video incizimi nga ana e policisë u përfshi nga viti i kaluar me nenin 93-a në të cilin u përfshi mundësia që policia të shfrytëzojë mjete teknike për video incizim, me të cilat do të sigurohet material i incizuar (video përshkrim) i mënyrës se si janë marr veprimet konkrete në korniza të ushtrimit të detyrës policore nga ana e oficerëve të policisë.

Ashtu se si qëndron në paragrafin dy nga neni 93-a, video incizimi duhet të mundësoj përparim të përqindjes së masave të ndërmarra nga ana e nëpunësve të policisë, me qëllim të veprimit adekuat dhe legjitim gjatë përdorimit të kompetencave policore. Me video përshkrimin e mënyrës se si janë kryer veprimet policore pritet që të pamundësohet mundësia për keqpërdorime eventuale, gjegjësisht shkeljen e kompetencave nga ana e nëpunësve të policisë, gjegjësisht do të mundësohet vlerësimi adekuat i arsyetimit, justifikimit dhe legjitimitetit për përdorimin e kompetencave policore, që, sigurisht, është në funksion të sigurimit të shkallës më lartë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

PARALAJMËRIMI PARA INCIZIMIT 

Me ndryshmin në ligjin për policinë, përshkrimi i videos duhet të plotësohet edhe me audio përshkrim, ashtu që nëpunësit policorë gjatë ushtrimit së kompetencave duhet të bëjnë përshkrim të tërësishëm të videos dhe audios, i cili do të jetë dëshmi për veprim legjitim apo jo legjitim gjatë ushtrimit të kompetencave të veta.

Si risi është përfshirja e detyrimeve të nëpunësve policor gjatë shfrytëzimit të mjeteve teknike për audio dhe video incizime të informojnë personin që po incizohet (audio dhe video incizim), përveç në raste kur paralajmërimi i personit për përdorim të video dhe audio incizimeve do ta pamundësonte ose vështirësonte veprimin në korniza të kompetencave policore. Kjo do të thotë se gjatë ushtrimit të kompetencave policore të cilat incizohen, nëpunësi policor është i obliguar të paralajmëroj personin se është duke u incizuar, në përjashtim të rasteve kur vet paralajmërimi do ta pamundësonte ose rëndonte veprimin policorë.

Në të njëjtin nen, ngushtohet afati kohorë i caktuar për ruajtjen e materialit të incizuar edhe atë prej gjashtë muaj në 45 ditë. Sipas kësaj, materialin e incizuar policia do të mund ta ruaj më së shumti 45 ditë, pas së cilës është e detyruar ta shkatërroj, përveç në rastet kur materiali paraqet dëshmi për procedura penale ose kundërvajtje, me të cilën veprohet në pajtueshmëri me ligjin.

Ministri sjell urdhëresë për llojet e mjeteve teknike të cilat do të përdoren për video dhe audio incizime nga ana e policisë në afat prej 6 muajsh.

Përmbajtja e nenit del nga Projekti i Unionit Evropian “Ndërtimi i kapaciteteve nëpër institucionet të cilët e zbatojnë ligjin për trajtim të personave të ndaluar dhe të paraburgosur“.

 

NDRYSHIMET E REJA NUK PËRFSHIJNË INCIZIMIN NË VENDET PUBLIKE 

Ndryshimet e reja të ligjit për policin nuk përfshijnë edhe incizimin nëpër vende publike në nenin 65, aty ku policia ka autorizim që të kryej incizimin apo të fotografoj janë raste kur në tubimet publike mund të rrezikohet jeta dhe shëndeti i njerëzve dhe prona. Në këtë rast policia nuk e ka për detyrë të lajmëroj personat se janë lëndë e video dhe audio incizimeve.

Sipas nenit të njëjtë qëllimi i realizimit të incizimit në vende publike dhe tubime, përpara fillimit të aktivitetit, policia mund (por nuk është e obliguar) të bëj të ditur veprimin e tyre.

Materiali i incizuar sipas këtij neni ruhet në polici gjashtë muaj, pas kësaj materiali shkatërrohet, përveç në raste kur materiali paraqet dëshmi për procedura penale ose kundërvajtje, me të cilin veprohet në pajtueshmëri me ligjin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.