PA FAKTE PORTALI AKUZON KRYETARIN E KOMUNËS DHE KOMUNËN E KRIVA PALLANKËS

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovksa

Portali dokazmakedonija.mk, më datë 24.06.2020 , publikoi tekst me titull „ Investimi kapital i Brusalicës, prishje e proekteve ekzistuese, këtu shkatërrim i fushës së golfit“,  që është konfuz dhe nuk kuptohet aspak mesazhi që ai e dërgon.

Bëhet fjalë për projektin „Të rinjtë nga Bullgaria dhe Maqedonia të bashkuar për turizmin si preventivë për shëndetin“, i cili realizohet në bashkëpunim me komunën e Kriva Pallankës, nëpërmjet Qendrës për zhvillim të rajonit malor verilindor dhe Fondacionit  „Profilaktika për shëndet“ nga Bllagoevgradi, në kuadër të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përveç aktiviteteve të tjera, me projektin është paraparë ndërtimi i një fushe për mini golf dhe një zonë për fitnes buzë lumit Kriva Reka, të përshtatura këto edhe për personat me invaliditet – e që si informacion është publikuar edhe në faqen e internetit të komunës krivapalanka.gov.mk.

Titulli, si dhe i gjithë teksti që është përmbledhur në një fjali, është koment dhe nuk ka karakteristika informative. Në fakt, teksti fillon me titullin „ Investimi kapital i Brusalicës, prishje e projekteve ekzistuese, këtu shkatërrim i fushës së golfit“ dhe vazhdon me „që ata e ndërtuan e se mbaruan, e tani vidhet edhe më shumë në material, hiq e vëndo si lego kube…Kriva Pallanka kryetar komune Brusalica, për fat të keq“. Këtu nuk janë respektuar as edhe rregullat themelore gramatikore dhe sintaksore të gjuhës letrare maqedonase, nuk ka shenja pikësimi, nuk është përdorur shkronja e madhe, rreshti i ri, rradhitje e duhur e fjalisë…

Teksti, nëse mund të quhet si i tillë, përdor kualifikime ofenduese ndaj Kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, duke e quajtur atë Brusalica, (ky portal e përdor shpesh emërtimin Boki Brusalica) duke aluduar kështu në gdhendjen e diellit nga Kutleshi në sheshin para godinës së komunës. Me këto ofendime bëhet shkelje e reputacionit dhe dinjitetit të institucionit publik kryetar i komunës në një mënyrë të palejueshme për një medie.

Në tekst mungojnë të gjitha elementet e një teksti informativ. Nuk ka qartësi, rëndësi, fakte, burime të informacioneve, ndërsa akuzat për vjedhje, që është vepër penale, janë të prezantuara pa dëshmi.

Teksti është një propagandë klasike që ka për qëllim të manipulojë me publikun dhe në një mënyrë të pabazuar aludon për keqpërdorime të mundshme, sidomos në një periudhë kaq sensitive siç është fushata parazgjedhore.

Ne kërkuam sqarim nga Kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, i cili deklaroi:

Nuk ka kurrëfarë keqpërdorime apo probleme. Realizuesi i punimeve po realizon punimet në terren në vazhdimësi në pajtim me aktivitetet e parapara me projektin dhe së shpejti do fillohet me vendosjen e infrastrukturës urbane. Për të parandaluar vandalizimin, në vendin e punimeve janë vendosur kamera.

Gjithashtu edhe fotografia e vënë nuk përshtatet me shkrimin, sepse në të shihet realizim i punëve ndërtimore, por që nuk shihen qartë kepërdorimet e supozuara të cilat përmenden në tekst.

Më tekst janë shkelur një numër i madh i neneve nga Kodi etik i gazetarëve në Maqedoni, sidomos Neni  1, në të cilin thuhet se „ Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur, si dhe Neni 16:

Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për qërim hesapesh me persona duke përfshirë edhe kolegët e tijj. 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.