Pa burime shtrembërohet shkaku i vërtetë i shkarkimit të Ziberit

 

Shkruan: Biljana T. Dimko

Në një tekst skajshmërisht të njëanshëm, komentues dhe një tekst që nuk mund të vendoset në asnjë nga zhanret gazetareske informative, janë shpalosur të pavërteta, akuza të rënda për një politizim të supozuar të Komisionit për sëmundje infektive në funksion të procesit zgjedhor, ministri i shëndetësisë akuzohet se ,,gjatë gjithë kësaj kohe foltoren e shfrytëzon për qëllime partiake të LSDM-së” dhe hidhet një spin për një luftë të supozuar për votat e shqiptarëve. Për ta minimizuar shkakun e vërtetë të shkarkimit të ish drejtorit të QSHP Shkup, Arben Ziberi, autori i paemër bën dhjetëra pyetje për të cilat ai vetë jep edhe përgjigjet.

Madje duke u thirrur në ,,njohës” të paemëruar” të cilët thonë se kjo ka qenë një betejë e drejpërdrejtë e ministrit të shëndetësisë për votat e shqiptarëve që të shpëtohet LSDM-ja në 15 korrik. Elementet në formë të komenteve janë dominante, citime nuk ka, tezat e parashtruara janë të pavërteta. Për shembull:

Nën maskën e standardeve profesionale, Ziberi në fakt është dënuar sepse pranoi dhe deklaroi se si në të vërtetë dhe realisht funksionon Komisioni për sëmundjet infektive – me kërkesë dhe nën urdhërat e Pushtetit.

Ky pretendim është i pavërtetë dhe i pa mbështetur me burim. Komisioni i sëmundjeve infektive është një trup këshilldhënës i ministrit të shëndetësisë, që merr pjesë në takime, nga ato takime ka transkripta dhe në të marrin pjesë po ato epidemiologë dhe profesionistë shëndetësorë si edhe gjatë kohës së Qeverive të kaluara. Autori i paemër anon haptazi dhe e tregon ,,se si është e vërteta”.

Me deklaratën në të cilën Ziberi tha se ka ndikuar që të hapen kufijtë që shqiptarët nga diaspora të mund të vijnë e të votojnë, ai në fakt e tregoi të vërtetën për Komisionin për sëmundjet infektive i cili nën diktim politik për shkak të dëshirës shumë të madhe të Zaevit për zgjedhje në 14 korrik (kërkesa fillestare e LSDM-së) paraprakisht i hoqi masat, veprim ky që ndikoi në rritjen e numrit të të prekurve dhe të vdekurve nga korona në Maqedoni.

Ai shkon edhe deri atje sa që e sulmon edhe ministrin e shëndetësisë dhe LSDM-në për valën e re të COVID 19 edhe krahas faktit që kjo valë është si rezultat i mosrespektimit të masave nga ana e qytetarëve e që janë universale në të gjithë botën. Përdoren kualifikime të cilat janë të çuditshme, si për shembull  ,,eksponenti më i shpërndarë i qeverisë teknike”.

I gjithë ky tekst është përbledhur në disa konstatime dhe pyetje të gjata retorike dhe komente, në një mënyrë skajshmërisht propagandistike.

Në Kodin etik të gazetarëve në Nenin 14 thuhet që raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar, gjë që në këtë tekst nuk është respektuar aspak. Gjithashtu, në Nenin 13 thuhet që Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit. Në këtë tekst nuk është bërë një gjë e tillë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.