Organizatat qytetare e ftojnë qeverinë e RVM-së ta ndryshojë vendimin për të ulur në mënyrë drastike mbështetjen financiare për shoqërinë civile
Shoqëria civile dhe Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil i bëjnë thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të rishqyrtojë dhe ndryshojë vendimin e saj për të ulur në mënyrë drastike mbështetjen financiare për organizatat e shoqërisë civile, botuar në Gazetën Zyrtare të RMV më 9 prill 2020.
Ky vendim, me të cilin mbështetja financiare, në varësi të institucionit, ose është shfuqizuar plotësisht ose reduktuar rëndë, është marrë në një mënyrë jo transparente, pa u konsultuar me organizatat e shoqërisë civile, palët e interesuara dhe publikun e gjerë, i cili flet për qëndrimin joparimor të Qeverisë ndaj shoqërisë civile në këtë kohë krize. Me vendimin për të zvogëluar mbështetjen e nevojshme prej afro 525,000 euro, shteti de fakto përjashton shoqërinë civile si partner përkatës në trajtimin e krizës së shkaktuar nga epidemia e COVID-19.
Duke njohur urgjencën e situatës, organizatat e shoqërisë civile që nga fillimi i epidemisë u mobilizuan shumë shpejt dhe me efikasitet, vunë në dispozicion të gjitha resurset e tyre dhe përmes një seri aktivitetesh siguruan ndihmë të drejtpërdrejtë dhe humanitare për qytetarët më të prekur. Fatkeqësisht, Qeveria e RMV-së nuk e njeh këtë reagim të shpejtë për ndërmarrjen e veprimeve që kanë një rëndësi të madhe për qytetarët, por edhe për trajtimin e drejtpërdrejtë të krizës, si një partneritet në luftën kundër COVID-19. Për më tepër, vendimi për të zvogëluar mbështetjen financiare të Qeverisë së RMV-së pengon seriozisht qëndrueshmërinë dhe punën e vazhdueshme të organizatave, veçanërisht në drejtim të ndihmës dhe mbështetjes së tyre për bashkësitë në kohë krize.
Organizatat qytetare janë një segment I rëndësishëm në një shoqëri demokratike, ato kanë aftësi, njohuri, shërbime dhe qasje në grupet e synuara prioritare, të cilat shpesh janë shumë më të përshtatshme sesa ato të institucioneve shtetërore. Kjo gjendje e jashtëzakonshme ka prekur seriozisht shoqërinë civile, së bashku me të gjithë segmentet e tjera. Reduktimi i mbështetjes financiare privon sektorin nga një burim i konsiderueshëm i financimit të nevojshëm për të funksionuar brenda dhe jashtë kushteve të krizës, rrezikon qasjen e mbështetjes që organizatat ofrojnë për qytetarët dhe përfundimisht çon në një situatë në të cilën njerëzit e sektorit do të mbeten pa burime bazë të të ardhurave.
Shoqëria civile ka mirëkuptim të plotë për situatën e krizës në të cilën gjendemi, si dhe nevojën për solidaritet, por në kushte kur organizatat e shoqërisë civile po punojnë për të riparuar dëmet nga situata e re, me çka ndihmon Qeverinë e RMV-së në trajtimin e krizës shëndetësore, ulje të tilla serioze do të jenë të dëmshme për punën afatgjate të organizatave qytetare.Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë që të ndryshojë vendimin e saj dhe përmes dialogut dhe në mënyrë transparente të kthejë një pjesë të fondeve për qëllimin e tyre fillestar – mbështetje të organizatave qytetare për të arritur misionet dhe qëllimet e tyre, por veçanërisht për të mbështetur aktivitetet për t’u ballafaquar me krizën e shkaktuar nga epidemia.
Reagimi zyrtar i është dorëzuar Qeverisë së RMV-së, dhe teksti i plotë mund të gjendet në lidhjen e mëposhtme: https://bit.ly/34Pqbk7
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari