Global Voices: Rusia e bllokon hyrjen në ueb-faqen e shfletuesit Tor
Popullata ruse e përdoruesve të Tor është e dyta më e madhja në botë.
Autoritetet ruse e kanë bllokuar qasjen në ueb-faqen Tor, torproject.org. Sipas raporteve të ekipit që e zhvillon Tor dhe përdoruesit e tij, ndalesa ka hyrë në fuqi të mërkurën, më 8 dhjetor. Bllokimi zyrtar i qasjes vjen pas shpalljes së raporteve që disa provajderë rus, për internet shërbime, e kanë bllokuar qysh më parë qasjen në këtë shërbim dhe si pasojë disa përdorues rusë nuk kanë qenë në gjendje ta përdorin atë që nga 1 dhjetori.
Tor, fillimisht, u zhvillua si pjesë e një projekti kërkimor të financuar nga Marina e SHBA-së. Tani drejtohet nga një grup jofitimprurës me bazë në Sietël, në Uashington -SHBA, i cili ofron softuer që u lejon përdoruesve ta shfletojnë internetin në mënyrë anonime dhe të anashkalojnë bllokadat dhe kufizimet e vendosura në nivel lokal. Tor (është shkurtesë për “Shfletues në bazë që qepës” -“The Onion Browser” ) mundëson që trafiku i internetit të bëhet anonim nëpërmjet një konfiguracioni unik të nyjave të quajtur “sistemi i rrotullimit të bazuar në qepë” (onion routing system). Analogjia e qepës i referohet shtresave që duhen kaluar duke i qëruar, për të arritur në qendër. Tor i ridrejton mesazhet nëpër serverë të ndryshëm, duke e bërë të vështirë spiunimin e përdoruesve.
Vlerësohet se rreth 300.000 përdorues rusë, që përbëjnë rreth 15% të të gjithë përdoruesve të internetit, i përdorin shërbimet e Tor në baza ditore. Vlerësohet se konsumatorët rusë e përbëjnë popullatën e dytë më të madhe të përdoruesve të Tor në nivel global.
Organi rregullator shtetëror rus për Internetin Roskomnadzor publikoi se e ka përfshirë shfletuesin Tor në regjistrin e tij të faqeve të ndaluara të internetit për gjoja publikim të “informacioneve që mundësojnë punë të veglave të cilat lejojnë qasje në përmbajtje ilegale”. Sipas grupit për të drejta digjitale Roskomsvoboda, justifikimi për bllokadë është vendim nga viti 2017 i Gjykatës së Qarkut Saratov, në të cilën referohet baza e të dhënave e Roskomnadzor (megjithëse gjykata nuk kishte vendosur që kjo faqe interneti të bllokohej). E paqartë është gjithashtu përse vendimi i gjykatës nga viti 2017 zbatohet në vitin 2021.
Projekti Tor publikoi se përdoruesit në Rusi akoma mund të përdorin shërbimet e sistemit nëpërmjet kopjes së ueb-faqes, host i së cilës është Fondacioni Kufiri Elektronik (Electronic Frontier Foundation). Ata gjithashtu i thirrën përdoruesit rusë të monitorojnë bllokimin e shërbimeve të tyre dhe u bënë thirrje grupeve për të drejta digjitale të ushtrojnë presion mbi autoritetet ruse për t’i dhënë fund censurës së Tor.
“ëse jetoni në Rusi, ndihmoni në zbulimin e censurës në internet me sondat e Observatorit të Hapur.
Nëse punoni për organizata ndërkombëtare për të drejta digjitale, bëni presion mbi qeverinë ruse për t’i dhënë fund censurës.
Bllokimi i faqes së internetit të Tor po ndodh derisa autoritetet ruse po realizojnë një aksion për të mbyllur rrjetet private virtuale (VPN) dhe veglat e tjera për anonimitet në internet. Sipas autoriteteve ata potencialisht lejojnë hyrje në përmbajtje ilegale në internet, duke i shkelur ligjet ruse. Në shtator 2021, një natë para zgjedhjeve parlamentare, qeveria ruse e bllokoi qasjen në gjashtë provajderë kryesorë të shërbimeve VPN dhe publikoi një paralajmërim për kompanitë perëndimore që ofrojnë mjete të tilla si shërbimet CDN dhe DNS, të cilat mundësojnë anashkalimin e censurës shtetërore ruse.
Ofensiva për censurë më të madhe të internetit është pjesë e strategjisë shtetërore për “Internet sovran” që synon të çimentojë kontrollin e centralizuar të shtetit mbi infrastrukturën e internetit dhe onlajn hapësirën. Masat për “sovranitet”mundësuan qasje më të centralizuar për filtrim dhe bllokim të onlajn përmbajtjeve, duke u imponuar detyrime internet provajderëve që të instalojnë harduer të ri, i cili në ligj përmendet si “mjete teknike për zbatim të ligjeve”.
Kjo pajisje është nën kontrollin e centralizuar të Roskomnadzor dhe organeve të tjera shtetërore dhe mundëson bllokimin e centralizuar pa llogaridhënie të ueb-faqeve, procedura që janë të vështira për t’u ndjekur dhe dokumentuar. Ky harduer tashmë ka mundësuar zvogëlim të shpejtësisë për qasje deri te platforma të plota, duke përfshirë edhe Twitter, si dhe bllokim të plotë të ueb-faqeve dhe aplikacioneve të lidhura me opozitën gjatë verës.
Ky tekst i RuNetEcho fillimisht është botuar në Global Voices në anglisht, më 8 tetor, sipas kushteve të licencës Kriejtiv Komons shëno burimin (CC NGA 3.0). Meta.mk e riboton të plotë në gjuhën maqedonase.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari