Maskat mbrojtëse nuk shkaktojnë pneumoni bakteriale

Titulli i tekstit bazohet në një deklaratë të dr. Xhejms Mihan, por është harruar të thuhet se ai nuk thotë se mbajtja e maskës është shkaku i pneumonisë bakteriale, por mbajtja e papërshtatshme e maskës, gjë që është e ndryshme. Këtë për “Vërtetmatësin” e konfirmuan edhe profesionistë në fushën e mjekësisë. Gjithashtu, disa shërbime të njohura për verifikimin e fakteve e kanë vlerësuar të pavërtetë pretendimin se mbajtja e maskave shkakton pneumoni bakteriale.

 

E kemi recensuar tekstin dhe postimin në Facebook, në të cilin thuhet se maskat mbrojtëse shkaktojnë pneumoni bakteriale.

Çfarë është pneumonia bakteriale?

Është një infeksion i mushkërive i shkaktuar nga bakteret. Bakteria më i zakonshëm që shkakton pneumoni bakteriale është streptokoku, por edhe bakteret e tjera mund ta shkaktojnë atë. Nëse është një person i ri dhe me shëndet të përgjithshëm të mirë, atëherë ky bakter jeton në fyt dhe nuk shkakton probleme. Por nëse sistemi imunitar dobësohet për ndonjë arsye, bakteret mund të zbresin në mushkëri dhe t’i infektojnë ato. Ata mbushen me lëng dhe shkaktojnë pneumoni. Njerëzit të cilët janë në rrezik më të lartë për pneumoni bakteriale janë më të vjetër se 65 vjeç, kanë astmë, diabet ose sëmundje të zemrës, shërohen nga operacioni, kanë mungesë të vitaminave dhe mineraleve, janë duhanpirës ose kanë pneumoni virale. Sipas burimeve mjekësore (WebMD), njerëzit që kanë një sistem imunitar të dobët, të tillët si ata që kanë bërë transplant organi, janë HIV pozitivë, ose kanë limfoma, leukemi ose sëmundje serioze të veshkave, kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të infeksionit.

A shkaktohet pneumonia bakteriale nga mbajtja e maskës?

“Vërtetmatësi” është drejtuar tek disa profesionistë mjekësor me këtë pyetje. Mjeku Aleksandar Mitov, thotë se pneumonia bakteriale nuk mund të shkaktohet nga mbajtja e maskave.

Mjeku në Klinikën për Pulmologji dhe Alergologji në Shkup, prof-dr Dejan Dokiç, mendon se nëse maska mbahet në rregull, ajo nuk mund të shkaktojë zhvillim të pneumonisë bakteriale.

Nëse maska ​​mbahet siç duhet, atëherë nuk mund nga ajo të shkaktohet pneumoni bakteriale. Përkundrazi, këtë vit në Maqedoni nuk kemi aq shumë raste të gripit dhe infeksioneve të tjera virale, sepse maskat mbrojnë nga mikroorganizmat e tjerë, viruset dhe bakteret. Maska N95 mbron deri 95 për qind nga aerosolet. Maska kirurgjikale hidhet pas një përdorimi. Nëse teorikisht dikush e lë maskën të hapur, dhe dikush kollitet në të ose vendos qëllimisht baktere nga brenda, atëherë ekziston mundësia, por vetëm teorikisht. Ky është trillim shkencor, deklaroi Dokiç për “Vërtetmatësin”.

Në tekstin që e recensojmë, titulli bazohet në një deklaratë të dr. Xhejms Mihan, por është harruar të thuhet se ai nuk thotë se mbajtja e maskës është shkaku i pneumonisë bakteriale, por mbajtja e papërshtatshme e maskës mund të jetë shkaku, ashtu siç na kanë konfirmuar ekspertët tanë mjekësorë. Në deklaratën e dhënë nga dr. Mihan, ai thekson se qytetarët vazhdimisht mbajnë maska ​​mjekësore në mënyrë jo-sterile, dhe ato janë të kontaminuara me kalimin e kohës. “Njerëzit i nxjerrin maskat e tyre nga kudo, nga ulëset e makinës, nga xhepat e tyre, më pas i vendosin të pista, por ata duhet të mbajnë maska ​​sterile“, thuhet në tekst. Por, në titull thuhet se mbajtja e maskës në vetvete është shkaku i pneumonisë bakteriale, e cila është plotësisht e pavërtetë.

Qasja selektive gjatë krijimit të titullit dhe neglizhimi i qëllimshëm i segmentit të rëndësishëm të sqarimit të mjekut Mihan, çon në interpretim të gabuar, gjegjësisht kontekst të gabuar – krijon imazh të deformuar që maska ​​në vetvete është shkaku i pneumonisë bakteriale. Gjë që nuk është e vërtetë.

Për këtë arsye, pohimi se mbajtja e maskës shkakton pneumoni bakteriale është mit, vërteton edhe universiteti me renome në Pensilvani Pen Stejt.

Nuk ka asnjë provë për të konfirmuar pretendimin se maskat janë të ndotura me baktere, duke i ekspozuar qytetarët ndaj pneumonisë bakteriale. Në fakt, profesionistët shëndetësorë kërkojnë që pacientët me rrezik të lartë të infeksionit, siç janë pacientët me kancer, të mbajnë maskë për mbrojtje. Në ndërkohë, është e rëndësishme të vendosni maskën tuaj siç duhet, duke mbuluar gojën dhe hundën, dhe të përmbaheni nga prekja e fytyrës tuaj, pasi mosrespektimi i këtyre këshillave mund të përhapë një infeksion viral, thonë ata.

Edhe shërbimi për gjetjen e fakteve të “Associated Press”, si të pasaktë e ka vlerësuar pohimin e tillë për maskat.

Tekst të ngjashëm ka edhe “USA Today”.

Duke pasur parasysh të gjitha këto informacione, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se mbajtja e maskave shkakton pneumoni bakteriale, siç thuhet në titull – postimin që shpërndahet në Facebook dhe i cili në momentin kur është bërë recensioni ka pasur 296 shpërndarje.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.