Nuk mund të barazohen sulmet nga protestuesit në RTS me ato të “së enjtes së përgjakur”

Nga konferenca për shtyp e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq Foto: Printscreen

 

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq këto ditë në konferencë për shtyp, i pyetur për koment përse ambasadorët e huaj nuk kanë reaguar në sulmin e bërë ndaj televizionit shtetëror, bëri paralele me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, duke theksuar se udhëheqësit kryesorë të protestave janë miq të ngushtë dhe bashkëpunëtor me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev. 

Si është e mundur ambasadorët e vendeve perëndimore të mos dënojnë, por e gjykuan në të njëjtën sekondë kur ata që nuk i pëlqejnë sulmuan institucionet maqedonase. Miku më i mirë i manjatit Jeremiq dhe maniatit Gjilas, Zoran Zaev u lavdërua se si dënon ministrin për Punë të Brendshme Çavkov, mendojë, nëse nuk gabojë, apo jo Veljo, Çavkov me 18 vite burg për atë se nuk i ka ndaluar qytetarët të hyjnë në Kuvend. Me këtë parim ne duhet të mendojmë për përgjegjësinë e Nebojsha Stefanoviq përse ka lejuar fashistin Obradiviq dhe manjatin Gjilas të hyjnë brenda. Ka grupe kriminale prej këtu, prej Beogradi, që duan të shkojnë të punojnë në Shkup. Banditë të cilët ne i larguam prej këtu. Duke filluar nga Sasha Mirkoviq, Bashanoviq. Të gjithë kriminel të dëshmuar. Ky vidhte brekë në qendrën tregtare në Amerikë e kështu me radhë. Tani është këshilltar i madhe dhe shumë i rëndësishëm, për tjetrin nuk dua të flas, deklaroi Vuçiq. 

[Burimi:Telma,  data: 17.03.2018] 

ARSYETIM:

Një qëndrim i tillë i presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thënë në konferencën e zakonshme për shtyp, në të cilën, barazon sulmin e protestuesve në selinë e RTS-së me incidentet në Kuvend të para dy viteve në Maqedoni, nuk është i saktë. 

Protestat që ndodhën në Maqedoni i organizuan përfaqësues të qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE (gjë që u dëshmuar edhe me anë të proceseve gjyqësore), e cila nuk lejonte të ndodh kalim i qetë i qeverisë. Presidenti Gjorgje Ivanov, nuk jepte mandati për përbërjen e re Qeveritare të socialdemokratit Zoran Zaev, në atë kohë lider opozitar. Nga ana tjetër, në Kuvend me qëllim zvarritjes procedura e kryekuvendarit, dhe në po të njëjtën ditë kur ndodhi edhe incidenti i përgjakur në Kuvend, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve në gjyq, ka pasur plane për krijimin e një gjendje lufte.

Fotografia e protestave në Serbi, është tërësisht e ndryshme. Prej atje opozita kërkon dorëheqje të Vuçiq, qeverisja e të cilin konsiderohet autoritare, ndërsa nga shërbimi për radiodifuzion u kërkua të informojnë objektivisht. Dhe për hir të së vërtetë, qeverisja e Vuçiq shumë na e rikujton regjimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. 

Interesante është edhe se, duke barazuar ngjarjet në Serbi me ato në Kuvendin maqedonas (2017), kryetari serb drejtpërdrejtë lidhi qeverinë maqedonase me organizatorët e sulmit në selinë e Radio Televizionit të Serbisë. Më saktë, sipas Vuçiq, aktorët kryesor të sulmit janë bashkëpunëtor të afërt të Zaev.

Ka grupe kriminale prej këtu, prej Beogradi, që duan të shkojnë të punojnë në Shkup. Banditë të cilët ne i larguam prej këtu. Duke filluar nga Sasha Mirkoviq, Bashanoviq. Të gjithë kriminel të dëshmuar.

Por , nga Qeveria i mohuan pretendimet e tilla të Vuçiq, me qëndrimin se dy vende vazhdimisht punojnë në avancimin e marrëdhënieve:

Demokracia duhet të zhvillohet dhe të përforcojë shtetet e rajonit, dhe për këtë qëllim të patjetërsueshëm janë dialogjet, përkushtimi dhe konstruktiviteti nga ana e qeverive, opozitave dhe organizatave qytetare.  Të gjithë punojmë për të njëjtat qëllime: paqe, prosperitet, jetë më të mirë për qytetarët, përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe eurointegrime të përshpejtuar. Dhuna asnjëherë nuk mund të sjell zgjidhje, veprimet e tilla dëmtojnë demokracinë dhe zhvillimin. Maqedonia Veriore dhe Serbia janë vende fqinje, popujt tanë janë miq dhe ne vazhdimisht zhvillojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh dhe respektin, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Faktikisht, nuk është hera e parë  që qeveritë serbe bëjnë paralele me “të enjten e përgjakur” në Maqedoni, duke theksuar përherë “skenarin maqedonas” në kontekstin negativ dhe si shembull për rrënimin me dhunë të qeverisë, gjë që është gabim.

Deklarata në një konotacion, për shembull, dha edhe ministri për Punë të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq me 16.03.2019, prej kur një grup demonstruesish dhe liderë të opozitës hynë në RTS. Stefanoviq atëherë deklaroi se demonstratat shkojnë sipas skenarit maqedonas:

Shteti duhet të përgjigjet për këtë dhe çdokush që hyri në RTS me dhunë, në mënyrë të kundërligjshme, ka kryer dhunë, është kërcënuar ose në ndonjë mënyrë tjetër ka shkelur ligjet, do të përgjigjen për kundërvajtje dhe krim, sikur çdo njeri. Këto persona që frymëzohen me “skenarin maqedonas” dhe thonë se është e bukur që dikush është gjykuar në Maqedoni dhe se dikush ka lejuar popullin të hyjë në Kuvend, është gjykuar me 18 vite burg, dhe tani bëjnë këtë, sulmojnë RTS, thirrin për dhunë, për shkelje të ligjit, dhunë ndaj gazetarëve dhe të punësuarve në RTS: 

Të rikujtojmë se edhe para dy viteve Vuçiq si kryeministër i atëhershëm dhe kandidat për president, akuzoi kundërkandidatët e tij opozitar se dëshirojnë të nxitin “skenarin maqedonas” dhe jostabilitetin në Serbi. Ai në tubimin në Pozharevac akuzoi kandidatët opozitar se shfrytëzojnë “një fjalor të tillë të ofendimeve, sikurse asnjëherë në skenën politike në Serbi”. 

Më shqetëson dëshira e tyre të nxitin parregullsi dhe jo qetësi në Serbi. Ato mbeten në atë se duan të shkaktojnë përsëritjen e skenarit maqedonas në Serbi. Kjo nuk është sukses për Serbinë, suksesi është paqe dhe stabiliteti, të mendojmë për sukseset dhe fitoret, dhe jo për përplasjet. Çka do që të bëjnë, nuk do të ju lejojë të rrezikojnë paqen dhe rehatinë e fëmijëve tuaj. (Vuçiq)

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.