Nuk ka pengesa ligjore për formimin e një departamenti special gjyqësor

Zoran Karaxhoski. Foto: screenshot

 

Prej kur u filloi diskutimi për formimin e një departamenti gjyqësor special nëpër gjykata dhe në stacione policore për udhëheqjen e lëndëve të cilat do t’i hulumtoj Prokuroria Speciale Publike, dolën edhe kundër deklaratat. Një e tillë, për së dyti herë pas dy javëve, e jep kryetari i Këshillit Gjyqësor të RM-së, Zoran Karaxhovski, i cili vlerëson se një departament i tillë në gjykata nuk është i mundur me Kushtetutën ekzistuese dhe Ligjin për gjykata:

Unë, si përfaqësues i institucionit që është përgjegjës për gjyqësori, dhe Këshilli gjyqësor jemi të një mendimi se nuk duhet të ndërrohet koncepti sipas të cilit qëndron gjyqësori në sistemin e tanishëm, thotë Karaxhovski. Përderisa imponohet pyetja për formimin e një departamenti të ri gjyqësor, gjegjësisht departament special, i cili sipas ligjit ekzistues dhe Kushtetutës nuk është i mundur, është i nevojshëm intervenimi ligjor, megjithatë ai duhet të bëhet me shumë kujdes, shton ai. Por, pyetja për përgjegjësinë dhe të drejtat e kryetarëve nëpër gjykata ose kryetarit të atij gjyqi në të cilin do të formohet departamenti nuk do të mund që t’i merret autoriteti i Këshillit gjyqësor, vlerëson Karaxhovski. 

[Burimi: Akademik dhe Utrinski vesnik, Data: 12 dhe 13.07.2016]

 

ARSYETIM: 

Deklarata e Karaxhovskit të cilën vlerësojmë se nuk përputhet me të vërtetën është përsëritur dy herë në dy ditët e fundit, ndërsa para dy javëve ishte e dhënë në formë të njëjtë, por në një formë edhe më të prerë.

Deklarata e përsëritur e Karaxhoskit i referohet vetëm Ligjit për gjykata, edhe pse në mënyrë implicite, ashtu edhe siç e publikuan mediumet, e përmend përsëri Kushtetutën.

Shumë ekspert nga sfera juridik edhe profesorë, shumë herë deri më tani sqaruan se në Kushtetutë dhe në Ligje, por edhe në ligje tjera, nuk ka asnjë pengesë për formimin e një departamenti gjyqësor special, i cili do të merret me lëndët me të cilat udhëheq Prokuroria Publike Speciale.

“Mendoj se Ligji për gjykatat ka në dispozicion dhe e lejon atë, dhe nëse praktika e tregon këtë, ndoshta do të duhej të themelohet. Nuk mund të jap një qëndrim më të prerë, sepse nuk jam brenda në institucion, nuk mund që nga pranë te them se si funksionon, por nëse nuk ka procedim efektiv të lëndëve, atëherë sigurisht de do të duhet të formohet”, deklaroi për portalin NOVA  gjykatësja kushtetuese Natasha Gaber- Damjanovska.

Profesori i të drejtës kushtetuese Osman Kadriu thotë se nuk ka pengesa nëse formohet vetëm një departament special, por jo edhe një gjykatë speciale e zakonshme. Përsëri, ai vlerëson se duhet të ketë ndryshim të Ligjit për gjykata, ndërsa sa i përket mënyrës së zgjedhjes së gjykatësve, ajo punë duhet që të lihet në dorë të Kuvendit.

Tani ka mbetur mundësia tjetër, në suaza të qeverisë gjyqësore të tanishme, formimi i departamentit special në Gjykatën Penale. Lënda duhet të rregullohet me ndryshime në Ligjin për gjykata, në të cilin do të shkruhet si dhe në çfarë mënyre do të bëhet zgjedhja në departamenti special penal. Më së miri do të kishte qenë që Parlamenti të ketë fjalën kryesore, thotë Kadriu.    

Avokati Konstantin Kratovaliev thotë se nuk ekziston asnjë pengesë kushtetuese as ligjore për të cilën thirret për nene më konkrete nga Ligjin ekzistues për gjykatat në RM.

Shihni nenin 12, nenin 23, nenin 32. Aty tani më konceptualisht ekzistojnë zgjidhje sipas të cilave gjykatat punojnë. Në suaza të gjykatave të rregullta kemi formimin e departamenteve speciale. Në kuadër të atyre departamenteve kemi të formuara pjesë të veçanta dhe këshille të cilët punojnë për lëndën. Flasim për vepra penale, qytetare etj. Në kuadër të atyre penale kemi departamente për krime minore, kemi departamente për shkelje, kemi departamente për krim të organizuar… 

Ai thotë se problemi është terminologjik, me të cilin edhe ju jepet e drejta atyre që janë kundër formimit të këtij departamenti, duke qartësuar se gjatë asaj prokurorinë e re shkurt e thërrasim Prokuroria Speciale, edhe pse ajo sipas ligjit njihet si Prokuroria Publike për…dhe është pjesë e sistemit tonë juridik dhe prokurorial.

Sipas Ligjit për gjykata në Republikën e Maqedonisë, gjatë inspektimit të neneve të theksuara nga ana e Kratovaliev, vërtetohet se me të vërtetë nuk ekzistojnë pengesë ligjore.

Neni 12

(1)  Puna në gjykata sipas rregullit kryhet në departamente gjyqësore speciale.

(2) Departamentet gjyqësore të specializuara formohen në varshmëri të llojit dhe vëllimit të punës në gjyqe, edhe atë në fushën penale, kriminalitet minor, qytetarë,konflikte në punë dhe për raste më karakteristike nga fusha së gjyqësorit.

(3) Më kuadër të departamentit gjyqësor të specializuar realizohet edhe specializimi i gjykatësve.

 

Neni 23

(1) Gjykatat Themelore themelohen për një ose për më shumë komuna zona e të cilës është e caktuar me  këtë ligj.

(2)Gjykatat themelore në pajtueshmëri me kompetenca reale gjykojnë në shkallë të parë dhe themelohen si gjykata me kompetencë themelore dhe gjykata me juridiksion të zgjeruara.

(3) Në kuadër të gjykatave themelore me juridiksion të zgjeruar detyrimisht të themelohen departamente gjyqësore speciale të cilat do të veprojnë për çështje të posaçme.

(4) Gjykatat themelore mund të kenë departamente gjyqësore, të gjykojnë jashtë mbledhjeve të gjykatave si dhe të kenë ditë gjyqësore jashtë seancave gjyqësore.

 

Neni 32

(1) Në gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup formohet departament gjyqësor special kompetente për gjykimin e veprave nga fusha për krimi të organizuar dhe korrupsion për të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Departamenti gjyqësor special është përgjegjës të gjykojë për:…

 Më pas në nenin e njëjtë shtohen cilët gjykata në RM janë kompetente për punë të tjera…

Edhe avokati Zvonko Davidoviq vlerëson se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore ( dhe kushtetuese) për formimin  e departamentit të veçantë gjyqësor, me të cilën ai edhe apelon për formimin e departamenteve të tilla dhe në gjykata më të larta.

 Formimi i departamenti special i cili do të jetë kompetent për prokurimin e rasteve të cilat dalin dhe janë të lidhura me përgjimet e paligjshme nuk do të ishte gjykatë më vete, por departament në gjykatë, ashtu siç është ai departament për krimin e organizuar dhe korrupsionin, e cila do të prokuronte rastet prej Prokurorisë për krim të organizuar. Në këtë departament të ri gjyqësor gjykatësit nuk duhet të emërohen prej këshillit gjyqësor, por ato mund të delegon prej gjyqeve të tjera – shprehet Davidoviq për META

Sipas asaj që deri më tani është thënë, deklaratën e Karaxhovskit, veçanërisht pjesa që sipas Kushtetutës është e pamundur të formohet departamenti gjyqësor, e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIMET:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.