Nuk ka Komision të pavarur dhe efikas për antikorrupsion
Do të propozojmë një format të ri për Komision të vërtetë antikorrupsioni, me qasje deri te të gjithë institucionet dhe informacionet, me një mandat të fortë dhe të pavarur.
[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 233);]
ARSYETIM:
Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të propozojë “një format të ri për Komision të vërtetë Antikorrupsioni, me qasje deri te të gjithë institucionet dhe informacionet, me mandat të fortë dhe përbërje të pavarur”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve deri më tani (19.04.2018) nuk është realizuar.
Premtimi i përmendura i LSDM-së është dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni”, në “PLANI 180 – REFORMA URGJENTE ME PRIORITET TË QEVERISË SË RE NË GJASHTË MUAJT E PARË”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 233). Që do të thotë se, sipas afatit për realizim dhënë në program (gjashtë muajt e parë të mandatit), reforma në Komisionin Shtetëror për ndalimin e korrupsionit (DSK) që ajo të ketë një “mandat të fuqishëm dhe të pavarur”, duhej që të fillojë më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 – duke pasur parasysh se Qeveria e re e Zoran Zaevit është zgjedhur me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të këtilla, edhe pse kanë kaluar më shumë muaj prej formimit të Qeverisë, deri më tani (19.04.2018), kjo nuk ndodhi.
PESË PERSONA PËRGJEGJËS PËR ANTIKORRUPSION DHANË DORËHEQJE
Në fillim të marsit (2018) pesë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion ( i cili numëron shtatë anëtarë) dhanë dorëheqje, pas publikimit të raportit për revizion për punën e KSHNK-së, në të cilin janë shprehur dyshimet për pagesë të urdhëtimeve fiktive të një pjese të personave përgjegjës për antikorrupsion. Siç është publikuar në mediume, revizioni i brendshëm të bërë nga DHP, dëshmoi se një pjesë e anëtarëve të KSHNK-së kanë harxhuar mjetet buxhetore në mënyrë të papërgjegjshme, dhe për këtë rast Prokuroria Themelore Publike ngriti procedurë për korrupsion të mundshëm. Prej KSHNK menjëherë hodhën poshtë akuzat dhe pretenduan se rasti me keqpërdorim të shpenzimeve rrugore është shpikur me qëllim që të nxihet puna e tyre. Por, pas disa ditësh pesë anëtarë të KSHNK dhanë dorëheqje.
Kryeministri Zaev me 06.03.2018 duke u përgjigjur pyetjes gazetareske përshëndeti vendimin një pjese të anëtarëve të KSHNK-së që të japin dorëheqje.
Do të mund t’i lirojmë institucionet përderisa do të jemi transparent, llogaridhënës dhe përderisa ndërmarrim përgjegjësi, qoftë ajo edhe etike. Jam i bindur se Maqedonisë i duhet një Komision për antikorrupsion shumë serioz, i cili do të bazohet në të gjithë praktikat e nevojshme ndërkombëtare dhe do të mbaj sytë çelë gjatë ndjekjes së punës së qeverisë ekzekutive dhe në gjithçka që mund të lidhet me paratë e popullit, u shpreh atëherë Zaev.
Me 19 mars të vitit 2018 Kuvendi i RM-së morri vendimin për shkarkimin e pesë anëtarët të KSHNK-së të cilët dhanë dorëheqje – Igor Tanturovski, Goran Milenkov, Zhaklina Damçeva, Sejdi Halili dhe Farie Aliu. Një vendim i tillë më parë u vërtetua edhe në Komisionin e Kuvendit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve, ku në atë seancë anëtari i Komisionit Artan Grubi prej BDI ju bëri thirrje edhe dy personave përgjegjës për antikorrupsion Suzan Toskova Axhikotareva dhe Najdo Spasevski, që të japin dorëheqje.
Në ueb-faqen e Komisionit Shtetërorë për parandalimin e korrupsionit informacioni i fundit është prej 29 marsit (2018), ndërsa në të thuhet se për shkak se “janë shkarkuar prej funksionit pesë anëtarë të KSHNK-së, Komisioni në periudhën e mbetur nuk ka mundësi të merr vendimin ndaj kërkesave të parashtruara dhe raporte nga palët.”.
Në suaza të asaj që u tha, njoftojmë se Sekretariati si shërbim ekspert i KSHNK-së, do të veprojë dhe të kryejë punët administrative dhe teknike të KSHNK-së dhe përmes arkivës dhe postës elektronike të KSHNK-së të pranojë dhe të administrojë të gjithë dokumentacionin i cili do të arrij në adresë të KSHNK-së.
NDRYSHIMET E FUNDIT TË LIGJIT JANË BËRË NË VITIN 2015
Organizimi i punës dhe kompetencave të KSHNK-së, si dhe zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të tij, janë të rregulluar me Ligjin për parandalim të korrupsionit, të miratuar në vitin 2002, ndërsa nën 16 vitet e fundit është ndryshuar. Siç mund të shihet në faqen e pravo.org.mk, ndryshimet e fundit të Ligjit për ndalim të korrupsionit janë bërë në gush të vitit 2015, gjegjësisht në kohën e Qeverisë së mëparshme – të udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së.
Me 19.03.2018 kryeministri Zaev duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske pas përfundimit të seancës për “Rryshfet”, tha:
Pyetja për kompletimin e përbërjes së Komisionit për Antikorrupsion është e Kuvendit, ndërsa unë prej asaj që kam lexua në mediume di se disa njerëz kanë dhënë dorëheqje dhe është e ditur se përgatiten ndryshime dhe plotësime të Ligjit. Për mua më e rëndësishme është që të ketë komision të përbërë prej ekspertësh, i pavarur dhe profesional.
Përsëri, Qeveria aktuale e udhëhequr prej LSDM-së, deri më tani (19.04.2018) zyrtarisht nuk ka dal me propozim-ligje për “formatin e ri për Komision të vërtetët për Antikorrupsion, me qasje deri te institucionet dhe informacionet, mandat të fortë dhe të pavarur”.
RAPORTI I KE – REFORMAT JANË TË PATJETËRSUESHME PËR KSHNK TË PAVARUR
Sipas Raportit faktografik për implementimin e Planit 3-6-9, prej 4 korrikut 2017-17 prill të vitit 2018 (MK), të publikuar në ueb-faqen e Qeverisë, reforma (përforcimi) i komisionit për Antikorrupsion duhet t’ia nis prej fillimi.
Në faqe 41 të këtij Raporti, në kapitullin “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” në lidhje me Komisionin Shtetërorë për ndalimin e korrupsionit thuhet vetëm se Raporti (i KSHNK) për të gjithë procedurat e ngritura dhe hetimet për korrupsion, për pesë vitet e fundit, “do të merret parasysh gjatë definimit të masave më’tejme për përforcimin e saj”, si dhe që “prej 7 anëtarëve të KSHNK-së, 5 dhanë dorëheqje si rezultat i informacionit publik për shfrytëzimin e parregullt të mjeteve buxhetore”
Sipas asaj që është shkruar në Progres raportin për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 për zhvillimin e vendit për përmbushje të standardet e BE-së, korrupsioni mbete një prej problemeve vitale. Në raport thuhet se “është e nevojshme që të reformohet korniza e përgjithshme institucionale, ashtu që KSHNK do të ketë fuqi të pastër, resurse të mjaftueshme dhe do të mund të punojë tërësisht e pavarur”.
PLATFORMA QYTETARE KËRKON DEPARTIZIM TË KOMISIONIT PËR ANTIKORRUPSION
Muajin e kaluar (mars të vitit 2017) Platforma e organizatave qytetare për luftën kundër korrupsionit (Platforma), doli me iniciativën për departizimin e Komisionit për Antikorrupsion dhe kërkon vendosjen e trupit profesional për antikorrupsion i cili në mënyrë efektive, të pavarur dhe me integritet të lartë do të nxisë dhe do të zbatojë kompetencat ligjore dhe politikat për ndalimin e korrupsionit në Republikën e Maqedonisë. Platforma një kërkesë të atillë e dërgoi deri te Kuvendi, si organ kompetent për zgjedhjen e anëtarëve të KSHNK-së, deri te Qeveria dhe deri te partitë politike, me çka thërret në ndryshim të modelit aktual për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit Shtetërorë për ndalim të korrupsionit (KSHNK) i cili do të batohet në kompetenca dhe integritet, pa ndikime partiake, përmes hetimit publik të kandidatëve në Kuvendin e RM-së.
Kërkojmë përfaqësues të shoqërisë civile në mënyrë aktive të marrin pjesë në përzgjedhje dhe të ndikojnë në vendimin për zgjedhje të anëtarëve të KSHNK-së. Po ashtu kërkojmë që si prioritet të zbatohet procedura për parahetim të modelit të institucionit për luftën kundër korrupsionit, dhe formimit të institucionit i cili do të kënaq standardet ndërkombëtare për pavarësi, efikasitet dhe joselektivitet në punë. (Platforma).
BURIME:
- Изборна програма на СДСМ: План за живот во Македонија (стр.233) [Пристапено: 19.04.2018]
- Државна комисија за спречување на корупцијата – Закон за спречување на корупцијата [Пристапено: 19.04.2018]
- Право. орг.мк – Закон за спречување на корупцијата [Пристапено: 19.04.2018]
- Вистиномер (12.03.2018): Граѓанските организации бараат департизација на Антикорупциска комисија [Пристапено: 19.04.2018]
- Државна комисија за спречување на корупцијата (29.03.2018): Известување за јавност [Пристапено: 19.04.2018]
- Тајм.мк (07.03.2018): Нови членови од антикорупциска си понесуваат оставки [Пристапено: 19.04.2018]
- Радио Слободна Европа (01.03.2018): ОЈО со истрага за Антикорупциска, барање за оставка на членовите [Пристапено: 19.04.2018]
- Тајм.мк (02.03.2018): За претседателот на Антикорупциска случајот со патните трошоци е инструиран [Пристапено: 19.04.2018]
- Грид.мк (06.03.2018): Заев: За поздравување одлуките за оставки на членови на Aнтикорупциска [Пристапено: 19.04.2018]
- А1 ОН (06.03.2018): Заев: За поздравување одлуките за оставки на членови на Aнтикорупциска [Пристапено: 19.04.2018]
- Грид.мк (28.02.2018): Голем Скандал: Корупција во Антикорупциска [Пристапено: 19.04.2018]
- Сакам да кажам (28.02.2018): Во антикорупциска си земале пари за патни трошоци со лажни налози, а некои не оделе ни на работа [Пристапено: 19.04.2018]
- Тајм.мк: (19.03.2018): Антикорупциска остана со двајца членови – Собранието бара оставки и од нив [Пристапено: 19.04.2018]
- Стандард (19.03.2018): Во Собранието констатирани оставките на петмина членови на Антикорупциска [Пристапено: 19.04.2018]
- Тајм.мк (19.03.2018): Независни професионалци и експерти во антикорупциска, препорачува Заев [Пристапено: 19.04.2018]
- Локално ( 19.03.2018): Заев: за поздравување одлуките за оставки на членови на aнтикорупциска [Пристапено: 19.04.2018]
- Собрание на РМ (19.03.2018) – Предлог-одлука за разрешување на членови на Државната комисија за спречување на корупцијата [Пристапено: 19.04.2018]
- Влада на РМ – Фактографски преглед на статусот на имплементација на мерките предвидени во План 3-6-9 (МК) [Пристапено: 19.04.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari
Comments are closed.