Nuk është ndërtuar tregu i kafshëve
Projekt: “Zgjerimi dhe modernizimi i tregut të kafshëve”. tregu i kafshëve në Çeshinovo-Oblleshevo është tregu më i madh i kafshëve në Maqedoninë lindore. Me ndryshime të Planit të përgjithshëm urbanistik do t’i qasemi rregullimit të infrastrukturës së tregut ekzistuese për kafshë. Tregu i ri do të ndërtohet në pajtim me standardet më moderne dhe më bashkëkohore për punë në tregun e kafshëve. Në këtë mënyrë do të mbështetim hapjen e kapaciteteve për përpunim të mishit dhe produkteve të mishi dhe do të sjellim efikasitet në punë për qytetarët të cilët merren me këtë veprimtari. Mjetet: 1.216.000,00 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Afati: viti 2015
ARSYETIM:
Premtimi për zgjerimin dhe modernizimin e tregut të kafshëve në Çeshinovo-Obleshevi është premtim i parealizuar i kryetarit të kësaj komune, Kostadin Liçkov. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor në për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Çeshinovo-Obleshev më të mirë!” (faqe 35).
Kryetari Çeshinovo-Obleshevës, e 23.08.2017 mbajti konferencë për shtyp në të cilin dha llogari për atë që është punuar.
Periudhën e kaluar punuam pa u ndalur dhe me vetëdije me qëllim që Komunën e Çeshinovo-Obleshevës, ta bëjm vend të përshtatshëm për jetesë. U munduam që të shkojmë hap pas hapi me realizimin e qëllimeve të vendosura dhe realizimin e projekteve nga Programi. Është realizuar numri më i madh i projekteve infrastrukturore të cilët janë të rëndësisë së lartë për banorët. Punuam vazhdimisht në përpunimin e projekteve në drejtim të përmirësimit të kushteve në komunë, theksoi kryetari i Komunës së Çeshinovo-Obleshevës, Kostadin Liçkov, i cili dha llogari për atë që është punuar në 4 vitet e fundit, transmeton Kurir.
Por, në konferencë për shtyp, Liçkov nuk përmendi se është ndërtuar tregu i ri i kafshëve në komunën e tij.
Projekti nuk përmendet si i përfunduar në Llogaridhënien për projektet e realizuara, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Çeshinovo-Obleshevës.
Në kërkimet në internet, si dhe në faqen zyrtare të komunës, nuk ka informacion se ka filluar ndonjë procedurë në lidhje me tregut e kafshëve. Me qëllim që të marrim një përgjigje më konkrete, ju drejtuam komunës, prej ku na vërtetuan se tregu i kafshëve deri më tani nuk është ndërtuar dhe se ende funksionon tregu i vjetër.
Duke pasur parasysh këtë, mund që të përfundohet se premtimi i Liçkovit për ndërtimin e tregut të ri të kafshëve në Çeshinovo-Obleshev është i parealizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Општина Чешиново-Облешево!“ (стр.35) [Пристапено на 25.08.2017]
- Курир (23.08.2017) – Личков: Работевме напорно и совесно со основна цел да ја направиме општина Чешиново-Облешево пристојно место за живеење [Пристапено на 25.08.2017]
- Официјална веб страна на Општина Чешиново-Облешево [Пристапено на 25.08.2017]
- Отчет за работата на градоначалникот на Општина Чешиново-Облешево Костадин Личков 2013-2017 [Пристапено на 25.08.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari