Nuk është ndërtuar salla sportive në Butel 2

Salla sportive Foto: commons.wikimedia.org

 

Projekt: Ndërtimi i sallës sportive në lagjen Butel 2

Pikërisht lagjja më sportive në territorin e Komunës Butel është më e varfër me objekte sportive dhe me ndërtimin e sallës sportive, Komuna do të ju mundësojë qytetarëve të saj vend për sport dhe për rekreacion. (Afati: qershor 2014) 

 

ARSYETIM:

Projekti: Ndërtimi i sallës sportive në lagjen Butel 2, është premtim i parealizuar i kryetarit të komunës Butel, Petre Latinovski dhënë për zgjedhjet lokale në vitin 2013. Ky projekt është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së (2013-2017) të titulluar: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Butel më të mire” (Rini dhe sport, faqe 23).

Me kërkimin gjithëpërfshirës në internet edhe në gjeneratorët e lajmeve, nuk mund që të gjendet  informacion se është ndërtuar, ose së është duke u ndërtuar salla sportive në lagjen Butel 2.

Për atë se deri ku është realizuar ky projekt “Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës së Butelit prej ku na u përgjigjën shkurt se ndërtimi i “sallës së sportit në Butel 2 është duke u proceduar”. 

Gjatë inspektimit në akrivën elektronike të Komunës, nuk ka të dhëna se deri ma tani (15.08.2017) janë realizuar aktivitete për ndërtimin e sallës sportive.

Ky projekt, përndryshe, përmendet në programin parazgjedhor më të cilin VMRO-DPMNE doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016 – “Realja” (2017-2020). Ndërtimi i sallës sportive në Butel 2 është paraparë në kapitullin “Të rinjtë, sporti dhe kultura fizike” (faqe 457), si pjesë e projektit “Salla sportive”, ndërsa  sipas asaj që është paraparë sallë duhet të fillojë që të ndërtohet në vitin 2019.

Në periudhën në vazhdim do të ndërtojmë 11 salla të reja dhe të rikonstruktojmë sallë ekzistuese edhe atë: 

  •    ndërtimi i sallës sportive në Komunë Butel, lagj. Butel 2. Afati i fillimi të ndërtimeve: viti 2019. Buxheti: 35.000.000 denarë

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet së premtimi i kryetarit të Komunës Butel, Latinovskit, për “ndërtimin e sallës sportive në lagjen Butel 2”, është i parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.