Nuk është implementuar orari me gjashtë orë punë për të punësuarit më të vjetër

Foto: pixabay.com

 

Premtim: Do të mundësojmë ulje të orarit të punës për të punësuarit më të vjetër:

  • gratë e punësuara me 60 vjet të punojnë 6 orë (të marrin rrogën e plotë) deri në pension.
  • burra të punësuar 62 vjeçar të punojnë deri në 6 orë (me pagë të plotë) deri në pension. 
  • Do të implementojmë mundësi që shteti të subvencionojë angazhimin e kuadrove të reja të cilët do të zëvendësojnë të tjerët për 2 orë. 

[Burimi:  Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 5, faqe 109 dhe faqe 243); data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016), do t`ju mundësojë zvogëlim të kohës së punës për të punësuarit më të vjetër, më saktë dy vite para pension që ata të punojnë gjashtë orë duke mos ju ulur paga, është i parealizuar. 

Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është theksuar edhe në programin e tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni, ku përmendet në disa vende. Së pari, është përmendur në fillim të programit në kapitullin: “Do të mbështesim kompanitë vendore”, në pjesën “Respektimi dhe dinjiteti i punëtorëve” (faqe 5), më pas përmendet në kapitullin “Punë e dinjitetshme” (faqe 109). Premtimi i njëjtë është edhe në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në dy vitet e para” në pjesën “Punë” (faqe 243). Që do të thotë, sipas afatit për realizim të përmendur në program, implementimi i punës me 6 orë për të punësuarit më të vjetër, duhej të ishte bërë më së voni deri me 1 qershor (2019), duke pasur parasysh që Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, deri më tani (05.11.2019) kjo nuk ka ndodhur.

Ndryshimet ligjore të cilat do të ju mundësonin të punësuarve më të vjetër që dy vite para daljes në pension të punojë gjashtë orë punë, nuk janë bërë. Me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune deri në qershor të vitit 2018, si dhe ndryshimet e këtij Ligji deri në maj të vitit 2019, nuk janë përfshirë korrigjime të tilla. Një vendim i tillë nuk parashihet me ndryshimet e reja të Ligjit për marrëdhënie pune.

Në mediume para dy muajsh kishte informacion se do të bëhen ndryshime ligjore në këtë drejtim, megjithatë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) e demantojnë këtë. Me 20 shtator 2019 portali “Lokalno” publikoi, ndërsa lajmin e morën edhe më tepër mediume, se “MPPS përgatit ligj të ri për marrëdhënie pune me të cilin është paraparë ulje e orarit të punës për të punësuarit më të vjetër duke mos pasur ulje të pagës.”

Ditën e njëjtë ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska lajmet e tilla i vlerësoi si dezinformata dhe spekulime.

Këto janë dezinformata. Le të vërtetojë mediumi i cili ka njoftuat se ka një informatë të tillë nga MPPS. Miratimi i ligjit për marrëdhënie pune kryhet në mënyrë transparente. Në këtë moment punojnë disa grupe pune me të gjithë palët e prekura, kanë mundësi të marrin pjesë dhe të japin propozime dhe sugjerime. Kur ai në ndonjë mënyrë do të miratohet nga të gjithë palët e prekura dhe do të respektojmë procesin e miratimit të ligjit përmes dialogut social do të njoftohet edhe opinioni, tha Carovska. 

Duke pasur parasysh se afati për përmirësimin e premtimit të skaduar (32.05.2019), akoma nuk është mundësuar zvogëlimi i orarit të punës për të punësuarit me moshë të vjetër, këtë premtim zgjedhor i LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuara. 

BURIME

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.