Nuk është e vërtetë që vaksinat nuk i parandalojnë sëmundjet infektive

Фото: pixabay.com

Falë imunizimit, shumë sëmundje infektive që në të kaluarën përbënin një problem të madh për shëndetin publik, sepse shkaktonin morbiditet dhe mortalitet të lartë tek fëmijët dhe të rriturit, ose shkaktonin komplikime dhe invaliditet, tashmë janë çrrënjosur ose janë vënë nën kontroll dhe janë reduktuar në raste individuale pa vdekje dhe pasoja të përhershme. Vaksinat ndihmojnë në parandalimin e mbi 20 sëmundjeve si tuberkulozi, difteria, poliomieliti, fruthi, shytat dhe shumë të tjera që pa vaksina do të ishin vdekjeprurëse për shumë njerëz në mbarë botën. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se vaksinimi parandalon dy deri në tre milionë vdekje në mbarë botën çdo vit, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook në mënyrë të pa bazë promovon efekte negative të vaksinave dhe atë në përgjithësi për të gjitha vaksinat dhe për të gjitha sëmundjet. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që vaksinat na helmojnë, se nuk i parandalojnë sëmundjet infektive ose se vaksinimi nënkupton sëmundje për gjithë jetën. Përkundrazi, ata kanë shpëtuar dhe po shpëtojnë miliona njerëz çdo vit.

Në postim thuhet:

Edhe sikur të më quajnë antivakser,

nuk është problem

sepse po,

unë jam kundër vaksinave.

Sepse për shkak të atyre vaksinave të cilat i kemi marrë në fëmijëri, sot jemi pacientët të përhershëm të Big Pharma.

Nuk është e vërtetë që vaksinat i kanë parandaluar sëmundjet infektive, sepse në fillim të “helmojnë” e pastaj të japin zgjidhje – “vaksinë”, e ajo është sëmundje për gjithë jetën.

Ju gënjejnë, të dashurit e mi,

Ju gënjejnë që në fëmijëri…

Ju vrasin

përderisa aktrojnë se po ju shpëtojnë.

Imunizimi është një nga arritjet më të mëdha në historinë e mjekësisë dhe është masa preventive më e sigurt, më efektive dhe më e justifikuar ekonomikisht, e cila drejtpërdrejt kontribuon në uljen e morbiditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet infektive.

Falë imunizimit, shumë sëmundje infektive që në të kaluarën përbënin një problem të madh për shëndetin publik, sepse shkaktonin morbiditet dhe mortalitet të lartë tek fëmijët dhe të rriturit, ose shkaktonin komplikime dhe invaliditet, tashmë janë çrrënjosur ose janë vënë nën kontroll dhe janë reduktuar në raste individuale pa vdekje dhe pasoja të përhershme.Vaksinat janë qenësore për parandalimin dhe kontrollin e epidemive të sëmundjeve infektive.

Vaksinimi  ndihmon në parandalimin e mbi 20 sëmundjeve si tuberkulozi, difteria, poliomieliti, fruthi, shytat dhe shumë të tjera që pa vaksina do të ishin vdekjeprurëse për shumë njerëz në mbarë botën. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se vaksinimi parandalon dy deri në tre milionë vdekje në mbarë botën çdo vit.

Sipas OBSH-së, vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe efikase për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme përpara se të bien në kontakt me ta. Vaksinat e përdorin mbrojtjen natyrale të trupit tuaj – sistemin imunitar – për t’i njohur dhe luftuar viruset dhe bakteret, duke krijuar kështu një rezistencë ndaj infeksioneve specifike. Pas vaksinimit, më vonë, nëse trupi ekspozohet ndaj atyre mikrobeve që shkaktojnë një sëmundje të caktuar, ai është i gatshëm që t’i shkatërrojë ato, duke parandaluar kështu zhvillimin e sëmundjes.

Si funksionojnë vaksinat?

Vaksinat e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja duke punuar bashkë me mbrojtjen natyrale të trupit tuaj në krijimin e mbrojtjes nga ajo sëmundje. Kur pranoni vaksinën, sistemi juaj imunitar reagon dhe:

  • I njeh bakteriet dhe viruset të cilat e sulmojnë trupin.
  • Prodhon antitrupa. Antitrupat janë proteina të prodhuara natyrshëm nga sistemi imunitar për të luftuar sëmundjet.
  • E njeh sëmundjen dhe di si ta luftojmë atë. Nëse më pas ekspozoheni ndaj mikrobeve të njëjta në të ardhmen, sistemi juaj imunitar mund t’i shkatërrojë shpejt ato përpara se të shkaktojnë sëmundje.

Prandaj, vaksina është një mënyrë e sigurt dhe e zgjuar për të prodhuar një përgjigje imunologjike në trup pa shkaktuar sëmundje.

Sistemi ynë imunitar është dizajnuar që të mbajë mend. Pasi jemi ekspozuar ndaj një ose më shumë dozave të vaksinës, ne jemi të mbrojtur nga sëmundja për vite, dekada apo edhe gjatë gjithë jetës. Në vend që ta trajtojmë sëmundjen pasi të ketë ndodhur, me vaksinat ne e parandalojmë atë.

Është e rëndësishme të theksohet se imunizimi ka për qëllim parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekshmërisë, pra të shpëtojë jetën e njerëzve. Përveç kësaj, vaksinimi na mbron jo vetëm ne, por edhe ata rreth nesh. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse një pjese të popullsisë, si ata me sëmundje të rënda, që kanë alergji të caktuara dhe foshnjat shumë të vogla, nuk u këshillohet që të pranojnë disa lloje të vaksinave – kështu që ata varen nga të tjerët të cilët duhet të vaksinohen për ta reguktuar përhapjen e sëmundjes.

Duke parë pasqyrën më të gjerë dhe duke marrë parasysh të gjitha faktet, në asnjë mënyrë nuk mund të konkludohet se vaksinat janë helme dhe nuk i parandalojnë sëmundjet infektive. Postime të tilla të fabrikuara, të cilat janë pjesë e një fushate më të gjerë kundër vaksinave, mund ta dëmtojnë rëndë shëndetin publik.

Publikimi i lajmeve të rreme ka për qëllim t’i bindë qytetarët që të mos vaksinohen, edhe pse vaksinat janë e vetmja armë e njohur në luftën kundër koronavirusit, por edhe kundër shumë sëmundjeve të tjera infektive dhe shpëtojnë miliona jetë.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari