Nuk është e logjikshme të thuhet se ndërtesa barok e ujësjellësit është e lirë!

Sipas drejtorit Aleksander Anastasov, ndërtesa e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" vetëm në dukje duket luksoze dhe e shtrenjtë. Foto: screenshot.

 

 

Drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Aleksandër  Anastasov për televizionin “Tellma” deklaroi se ndërtesa e ndërmarrjes nuk është shumë e shtrenjtë dhe se nuk do të kalohet vlera prej dhjetë milion eurosh. Atanasov në deklaratë, mes tjerash thotë:

Ky objekt për atë vlerë e cila do të arrihet në fund, mund që thuhet se është objekt jo i shtrenjtë, sinqerisht të ju them, siç shohim, për dallim nga objektet e tjetra të cilat janë ndërtuar. Në krahasim me objektet e tjera mund të them, flas me siguri se nuk ka luks të tepruar në vet objektin…

[Burimi: Tellma, (nga minuta e 0,41 deri në minutën 1,04 të videos), data: 13.03.2017]

 

ARSYETIM:

Deklarata e tillë e drejtorit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Aleksandar Atanasov, sipas të cilit objekti barok i ndërmarrjes përgjatë lumit Vardar “është i lirë“, është e pavërtetë dhe jo e përshtatshme, duke pasur parasysh situatën aktuale social dhe ekonomik. Të pretendohet se ndërtesa, për të cilën zyrtarisht deklarohet se kushton dhjetë milion euro (edhe pse në opinion kishte informacione se çmimi, do të jetë dyfish më i shtrenjtë),  nuk është e shtrenjtë, që vetëm në shikim të parë, duket i shtrenjtë dhe luksoze, në radhë të parë është jokorrekte, veçanërisht, në situatë kur në shekullin 21 në pjesët e Shkupit ende ka kushte mizore për jetesë dhe probleme esenciale siç është mungesa e ujit.

Për shembull, në pjesën e Topaana nën kazermën “Ilinden” – faktikisht në qendrën më të zgjeruar të kryeqytetit, nuk ka kanalizim fekal. Në varfëri dhe me probleme të mëdha me ujin jetojnë qytetarët edhe në lagjen Shuto Orizare, sipas dëshmive të të cilëve të transmetuara në mediume, në disa pjesë të komunës nuk ka fare rrjet të instaluar të ujit, ndërsa në një pjesë tjetër nuk është funksionale. 

Shpresat që problemi që është prezent me dekada me kufizime dhe mospasje të ujit në periudhën e verës, që cilën e kanë banorët e Shuto Orizares, do të rregullohet me ndërtimin e ujësjellësit të ri në këtë komunë, e cila filloi të ndërtohet në fund të qershorit të vitit 2015. Investimi kapte vlerën prej tre milion eurove dhe sipas parashikimeve të atëhershme, duhej që tërësisht të përfundojë në vjeshtën e vitit 2016. Por, punët u zvarritën dhe ujësjellësi, deri më tani (17.03.2017), ende nuk ka përfunduar.

Më së voni TV 24 transmetoi deklaratën e drejtorit Atanasov në të cilën ai thotë se ndërtimi i ujësjellësit në Shuto Orizare finalizohet dhe lajmëron se muajin e ardhshëm (prill 2017) do të hyjnë në funksion:

Mbi 95 përqind të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit është realizuar, por rezervuari nuk është lëshuar në përdorim. Kreditori, Banka Botërore, prej nesh kërkoi që të ndërtojmë edhe koleksionit special atmosferik, në të cilin tani po punojmë. Kjo e ka zgjatur afatin për lëshim në përdorim. Presim deri në prill të kryhen punimet – atëherë solemnisht do ta lëshojmë në përdorim. (Atanasov)

Përndryshe, planet fillestare për këtë objekt kanë qenë që ai të realizohet në vitin 2015 dhe të kushtojë 2,5 milion euro. Ndërtimi i sistemit të ri për furnizim me ujë në Shuto Orizare, premtoi kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, që në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në programin e tij zgjedhor “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë”, (në pjesën “Ujësjellësi, kanalizimi atmosferik dhe fekal”, faqe 63), shkruhet se projekti duhet që të zbatohet në periudhën (2-13-2015).

 

PROJEKT: UJËSJELLËSI PËR SHUTO ORIZAREN

Përshkrimi i projektit: Përmirësimi i rrjetit për furnizim me ujë në lagjen Shuto Orizare me ndërtimin e stacionit pompues në lagjen “Bosnja dhe Hercegovina”, tubacion i ri deri te rezervuari ekzistues dhe ndërtimi i rezervuarit të ri. Këtë projekt do ta realizojë Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me Komunën Shuto Orizare dhe me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”. (Vlera e projektit: 2,5 milion euro Afati: 2013-2015)

Prandaj, në situatë kur banorët e Shuto Orizares përgjatë periudhës së verës nuk kanë ujë të pijshëm dhe kur në një pjesë të Shkupit nuk kanë ndërruar komplet tubat prej azbesti dhe lieni – hekuri, deklaratën e Atanasovit se ndërtesa barok e “Ujësjellësit” të Shkupit, për të cilën do të harxhohen 3-4 herë më shumë para se sa për ujësjellësin në Shuto Orizare, nuk është i shtrenjtë, e vlerësojmë si jokorrekte dhe sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” e vlerësojmë si jokonsekuente.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.