Nuk është bërë rinovimi në SHF “Tihomir Milloshevski” në Novo Sellë
Zgjerimi dhe rinovimi i SHF “Tihomir Milloshevski” f. Novo Sellë (afati: dhjetori i vitit 2015)
ARSYETIM:
Sokol Mitrovski, kandidat i VMRO DPMNE-së për kryetar komune në Komunën Gjorçe Petrov, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në programin zgjedhor në faqen 11, mes projekteve me prioritet për mandatin e ri, e shtoi edhe zgjerimin dhe rinovimin e shkollës fillore “Tihomir Milloshevski” në Novo Sellë, duke vënë afat dhjetorin e vitit 2015. Siç mund të shihet, ky premtim i Sokol Mitrovskit është i parealizuar. Afati ka kaluar, ndërsa informacioni se është bërë zgjerimi dhe rinovim në shkollë nuk ka. Si informacion nuk ekziston as edhe në ueb-sajtin e komunës, në të cilin rregullisht publikohen informacione, nuk ka ndonjë informacion as edhe në mediume. Por, të fillojmë me radhë, kërkimet në ueb-faqen e Komunës Gjorçe Petrov japin më shumë informacione për SHF ” Tihomir Miloshovski”. Në publikimin e 28 prillit të këtij viti, gjatë vizitës së nxënësve nga kjo shkollë, Mitrovski për rinovim dhe rindërtim të shkollës së tyre fletë në kohën e ardhme.
“Për atë duhet të bëjmë gjithçka që të përmirësojmë kushtet për punë dhe qëndrim të fëmijëve në shkollë. Atë kam bërë gjithë këto vite. Shkolla juaj do të rinovohet dhe do të rindërtohet tërësisht, dhe me të ju dhe shokët tuaj do të keni kushte edhe më të mira për punë”, përfundoi Mitrovski.
Për rindërtimin e kësaj shkolle ka edhe reagime nga kryetari i komunës dhe kryetari i Këshillit, Goce Petreski, në pres-konferencën nga këshilli i LSDM-së.
Deklarata që buxheti nuk është zhvilluar e mohon edhe numri i projekteve të cilat janë në realizim e sipër dhe të cilat do të përfundojnë përgjatë vitit 2016, siç janë: ndërtimi dhe rindërtimi i 30 rrugëve në regjioni rural dhe urban, përfundimi i ujësjellësit dhe rrjetit të kanalizimit në lagjet Vollkovë, Vollkovë-Pëzhino, Novo Sellë, Kisella Jabuka, Orman, ndërtimi i shkollës së re në lagjen Krom dhe rindërtim i shkollës fillore Tihomir Milloshevski në f. Novo Sellë.
Duke pasur parasysh që në reagimin e Mitrovskit dhe Petrevskit është shtuar se rindërtimi i shkollës duhet të realizohet, është logjike që ky projekt të përfshihet në buxhetin për vitin 2016. Por, në të nuk gjetëm që përmendet shkolla, gjegjësisht rindërtimi i saj. Në ueb-faqen e Komunës së Gjorçe Petrov në të cilën, përndryshe publikohen informacione që i përfshijnë punët ndërtimore të cilat fillojnë, ndonjëherë dhe disa herë edhe përgjatë ndërtimit, por krejt në fund – nuk ka informacion se është ndërmarrë diçka për zgjerim dhe rinovim të shkollës. Informacion të tillë nuk ka as edhe në pjesën “Aktivitete” në ueb-faqen e shkollës. Duke pasur parasysh faktin e afati i kryetarit të komunës Mitrovski që është dhënë në programin zgjedhor ka skaduar, ndërsa në buxhetin nuk gjetëm asnjë informacion se është planifikuar rindërtimi i shkollës, aq më pak, informacion në faqen e komunës dhe të shkollës se kanë filluar punët ndërtimore, premtimin e Sokol Mitrovskit e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIMET
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013-2017 – Сокол Митровски (стр. 11) [Пристапено на: 09.08.2016]
- Веб-сајт на Општина Ѓорче Петров [Пристапено на: 09.08.2016]
- (28.04.2016) Веб-сајт на Општина Ѓорче Петров – Посета на ученици од ООУ „Тихомир Милошевски“ на Општина Ѓорче Петров [Пристапено на: 09.08.2016]
- (25.12.2015) Веб-сајт на Општина Ѓорче Петров – Демант на прес конференцијата на советничката група на СДСМ Ѓорче Петров [Пристапено на: 09.08.2016]
- (23.12.2015) Веб-сајт на Општина Ѓорче Петров – Буџет на Општина Ѓорче Петров за 2016 Пристапено на: 09.08.2016]
- Веб-сајт на Општина Ѓорче Петров – Пребарување за „Тихомир Милошевски“ [Пристапено на: 09.08.2016]
- Веб-сајт на ОУ „Тихомир Милошевски“ – Активности [Пристапено на: 09.08.2016]
Vlerësuar prej: Sasho Spasovski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari