Nuk ekziston asnjë pilot që ka pranuar se ka spërkatur vendbanime nga ajri

Foto: screenshot nga postimi

Dezinformata në lidhje me Chemtrails tani është përhapur me një variant të ri – që disa pilotë të arrestuar pranuan që kanë spërkatur me substanca kimike dhe për shkak të kësaj tre vende të mëdha evropiane do të padisnin Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ekzaminimi i fakteve zbuloi se një gjë e tillë nuk ekziston, aq më pak se agjencia botërore Reuters ka transmetuar lajme të tilla 

 

Një postim në Fesjbuk në gjuhën maqedonase nga praktikues të teorive të konspiracionit ka tërhequr edhe një herë vëmendjen për dezinformimin rreth “spërkatjes” dhe helmimit të ajrit, të njohur si “Chemtrails”.

Në njoftimi shkurtimisht është shkruar:

28.12.2020

Pilotët pranuan helmimin nga ajri

Nën këtë njoftim është një kolazh i fotove që duhet të bindin lexuesit se bëhet fjalë për spërkatje, edhe me një tekst në serbokroatisht në foton më të madhe që thotë:

E jashtëzakonshme! Polonia, Suedia dhe Norvegjia po padisin OBSH-në për infektimin e Evropës. Kjo është raportuar nga Reuters. Pilotët e arrestuar pranuan se kanë spërkatur me kimikate që shkaktojnë inflamacion kimik të mushkërive.

Reuters kurrë nuk ka transmetuar lajme të tilla

Njoftime të tilla të rreme rreth “Chemtrails” janë ekspozuar shumë herë në shtëpi dhe në botë. Më poshtë në tekst do të rendisim arsyet për një pretendim të tillë të rremë dhe lajmet e mbështetura nga teoritë e konspiracionit.

Por së pari fakti që një lajm i tillë nga Reuters për disa pilotë të kapur të cilët derdhnin substanca kimike mbi popullatën me qëllimin për t’i infektuar ata me një kimikat që shkaktoi pneumoni, NUK EKZISTON! Nuk ka asnjë lajm të tillë as në shërbimin e Reuters ose siç raportohet nga lajmet e Reuters në disa media të tjera. Kjo mund të përcaktohet me mjetin e thellë të kërkimit në faqen e Reuters, duke futur fjalë të zgjedhura në lidhje me fjalët e lajmeve, të cilat në postimin që po shqyrtojmë ofrohen si gjoja të sakta.

Nuk është për t’u habitur që një keqinformim i tillë po përhapet përsëri, duke pasur parasysh që njoftime të tilla kanë vazhduar për më shumë se dy dekada në të gjithë botën. Në fakt, lajme të tilla “Vërtetmatësi” i ka ekspozuar në periudhën e mëparshme, veçanërisht pasi për shkak të pandemisë “chemtrails” filluoi të lidhet me përhapjen e virusit korona.

Për shembull, disa muaj më parë kishte një përhapje të një  keqinformimi, të mbështetur me fotografi,që pas kontrollit të faktve doli të ishte avion zjarrfikës. Ose një postim tjetër nga fillimi i nëntorit, kur u përhap se “atë ditë na kanë spërkatue me të madhë”. “Vërtetmatësi”  ekspozoi edhe këtë po stim .

Dikush mund të kujtojë gjithashtu edhe një nga tekstet e “Vërtetmatësit” botuara në lidhje me të ashtuquajturën “Chemtrails” si një fenomen global që shërben për përhapjen e lajmeve që nuk mbështen në fakte:

Teoria e konspiracionit e vjetër më shumë se dy dekada

E ashtuquajtura “spërkatje e vendbanimit” ose “Chemtrails” është një teori konspirative e vjetër më shumë se dy dekada. Në fakt, fillimet janë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, pasi Forcat Ajrore të SHBA lëshuan një raport mbi një modifikim të mundshëm të motit. Ithtarët e çështjes së saj kanë punuar për të bërë të mundur transkriptimin aktual të kësaj deklarate në internet. Nga ndikimi psikologjik në popullatë, te fakti që qëllimi përfundimtar është ulja e popullatës në botë. Përveç teorive të tilla të konspiracionit, shpesh publikohen fotografi të marra nga prova të ndryshme të avionëve për udhëtim për të përcaktuar ekuilibrin e avionëve gjatë ngritjes, uljes ose fluturimit.

 Ekzistojnë disa studime shkencore të kësaj teorie konspiracioni dhe asnjë provë nuk është gjetur kurrë që ajo në të vërtetë po ndodh. Një nga më gjithëpërfshirëset është studimi i Keith Group, një grup kërkimor në Universitetin e Harvardit, i cili e ka konfirmuar këtë… (Pjesë nga recensioni i Vërtetmatësit i botuar më 1 dhjetor 2020 ) .

Nga gjithçka çka u tha më lartë, dhe veçanërisht nga fakti që kemi kontrolluar artikujt e botuar në faqen e internetit të Reuters, por edhe në internet në përgjithësi, mund të argumentohet aë postimi në Fejsbuk që e shqyrtuam përmban të pavërteta dhe dezinformata. Nuk ka arrestime të pilotëve që kanë pranuar një gjë të tillë ose padi nga tre shtetet baltike ndaj OBSH-së për spërkatje të popullatës.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.