Një publikim satirik për çipat në vaksina, paraqitet si e vërtetë në rrjetet sociale

Овој текст првично е објавен на англиски јазик на веб-страницата „TheStonkMarket“. Во описот на оваа веб-страница стои дека таа објавува сатирични односно измислени вести: „TheStonkMarket.com е страница за финансиска сатира. Веб-страницата обезбедува уникатно покривање на финансиската индустрија, акции, хеџ фондови и глобални пазари. Мисија: Да се обезбеди секојдневен хумор.“

 

Një postim në rrjetin social Facebook pretendon që Pfizer, prodhuesi i vaksinave kundër Covid-19, do të përfshijë një çip në vaksina që do të përdoret për të zvogëluar simptomat në lidhje me vaksinën.

Pfizer sapo ka lëshuar një deklaratë të re për investitorët, duke theksuar se ata kanë arritur një marrëveshje me Microsoft për të integruar procesorin e çipit Pluto për të “zvogëluar” simptomat e lidhura me vaksinën. Në komunikatë thuhet se marrësit e vaksinës së re presin lodhje të zvogëluar, dhimbje të zvogëluara, ndërgjegjësim të shtuar, etj.

Më pas pretendohet se njerëzit do të inkurajohen të bëjnë atë që u thuhet – të bëjnë vetëvrasje ose të urrejnë njëri-tjetrin.

Ky postim është i pavërtetë. Në fakt, është një postim satirik, i trilluar që shpërndahet dhe përhapet në rrjetet sociale pa theksuar dukshëm se është një satirë, dhe jo diçka që është e konfirmuar dhe e vërtetë.

Ky tekst u botua fillimisht në anglisht në faqen e internetit të TheStonkMarket. Përshkrimi në këtë faqe në internet thotë se ajo boton lajme satirike dhe tekste të trilluara.

TheStonkMarket.com është një faqe satirike financiare. Faqja ofron mbulim unik të industrisë financiare, aksioneve, fondeve mbrojtëse dhe tregjeve globale. Misioni: Të sigurojmë humor të përditshëm.

Ky postim u kontrollua gjithashtu nga shërbimi për gjetjen e fakteve të Reuters ku ata vunë re se i njëjti ishte shpërndarë në italisht, rusisht dhe hebraisht dhe se kopjimet e këtij postimi ishin parë mijëra herë në Facebook.

Publikimi i lajmeve satirike, pa deklaruar se qëllimi i tyre është humori dhe se nuk pasqyrojnë aspak realitetin, ngatërron publikun, veçanërisht përdoruesit e rrjeteve sociale. Komentet poshtë këtij postimi dhe numri i madh i aktivitetit tregojnë se një pjesë e audiencës besoi në këtë postim edhe pse nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Vërtetmatësi në mënyrë të përsëritur (këtu, këtu, këtu dhe këtu) shkruajti për dezinformatat e përhapura që çipa do të futen përmes vaksinave të cilat më pas do të kontrollojnë popullatën.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.