Një pjesë e kalimeve kufitare janë modernizuar

Foto: Printscreen vlada.mk

PREMTIME: Kalimet kufitare do të avancohen me teknologjitë e reja, me qëllim që të zvogëlohet koha e pritjes në kufi. 

[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni, faqe. 70 – data, dhjetori 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimin që do të avancojnë kalimet kufitare, dhënë gjatë zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, LSDM e realizoi pjesërisht. 

Më saktë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM në periudhën e kaluar punoi në modernizimin e kalimeve kufitare përmes terminaleve, digjitalizimit të punës, si dhe në implementimin e kontrolleve të përbashkëta me fqinjët.

Modernizimi filloi me kalimin kufitar “Qafëthanë” në kufi me Shqipërinë, ku u lëshua në përdorim terminali i ri doganor i cili solli rritje të rendimentit të kalimit për dërgesat e mallrave dhe uljen e kohës së formaliteteve kufitare. Për këtë kalim kufitar është planifikuar që të vendoset një kontroll i përbashkët kufitar

Përkrah ndërtimit të kalimit kufitar “Qafëthanë”, në këtë periudhë (viti 2018) është ndërtuar edhe kalimi kufitar “Tabanovce” me dy linja trafiku, janë implementuar kontrolle efikase dhe standarde bashkëkohore në punën e laboratorit doganor i cili është i pajisur tërësisht. Në korrik të vitit 2019, zyrtarisht filloi kontrolle të përbashkëta (one stop shop) në këtë kalim kufitar.

Të njëjtin vit në kalimi kufitar “Bllacë” u lëshuar në përdorim i objektit për inspektoratin kufitar për kontroll veterinar dhe fitosanitar, i ndërtuar me mbështetjen e BE-së.

Vitin e kaluar, janë realizuar më tepër aktivitete për të modernizuar punën në Dogana. Është implementuar edhe sistem për përpunimin e deklarimeve doganore dhe dokumenteve të akcizës (SPDDDA), që është vlerësuar si hap më i madh drejt realizimit të modernizimit dhe digjitalizimit të punës në doganë. Është implementuar sistemi e-dogana. Po ashtu, është kryer intervenim për migrimine EHIM sistemit me platformë të re harduerike me çka përfundoi edhe procedura në EHIM.

Vitin e kaluar (18 Nëntor) është prezantuar edhe skaner për kontroll të dërgesave postare i cili përshpejton procedurën për dorëzimin e dërgesave deri te pranuesi i dërgesës.

Në suaza të modernizimit të punës në drejtorinë e doganës në fillim të këtij viti (22.01.2020) u hap edhe laboratori doganor për analiza të derivateve të naftës, ushqimit dhe pijeve. Në fund të janarit të këtij viti u lëshuar në përdorim edhe kalimi i ri kufitar mes Bellanovcës dhe Stançiq.

Dogana në këtë periudhë përjetoi edhe projektin e shumë-njoftuar operatorët e autorizuar ekonomik. Lista e operatorëve të regjistruar ekonomik në këtë periudhë arriti deri në 13 kompani.

Për këtë vit është planifikuar që të realizohen edhe një pjesë e aktiviteteve të vitit 2019 të cilët u shtyjnë për shkak të vonesë së shpalljes së grantit me KE në dhjetor të vitit 2018 akoma nuk është në funksion.

Drejtorisë doganore i mbetet që të renovojë edhe kalimet e tjera kufitare me Greqinë dhe Bullgarinë. Për kalimin kufitar Bogorodica ka Greqia para dy vitesh (prill 2018) është nënshkruar edhe marrëveshja me Greqinë për fillimin e Projektit për modernizim të kalimit kufitar Bogorodica. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe i ko-financuar nga Qeveria. Është paraparë që në fund të vitit 2020 që kryhen më tepër zona infrastrukturore në KL Bogorodicë dhe KL Dojran. Por, një plan i tillë deri më tani nuk është bërë asgjë, që do të thotë se mbeten për vitin 2023.

Për kalimin kufitar me Bullgarinë, nuk ka ndonjë informacion se kur do të bëhet renovimi.

Sipas kësaj, Qeveria realizoi vetëm një pjesë të aktiviteteve të planifikuara lidhur me modernizimin e kalimeve kufitare. Ashtu siç qëndrojnë punët, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (të caktuara pastaj të shtyra) dhe duke pasur parasysh se momentalisht kemi krizë me shpërndarjen e virusit korona, një pjesë e aktiviteteve janë prolonguar. Është planifikuar implementimi i përbashkët i kontrollave me Shqipërinë në kalimin kufitar “Qafëthanë” për këtë vit, me shumë gjasa do të shtyhet, ndërsa prej fillimi duhet të punohet edhe në modernizimin e kalimit kufitar Bogorodicë dhe kalimin për kanBullgaria.

Duke pasur parasysh këtë argument, mund të thuhet se premtimi i LSDM-së se “do të modernizojë dhe do to avancojë teknikisht të gjithë kalimet kufitare”, është realizuar pjesërisht. 

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.