Nikollçe Çurlinovski
Nikollçe Çurlinovski është kryetar i Komunës së Vallandovës në tre mandate radhazi.
JETA PRIVATE
Nikollçe Çurlinovski ka lindur me 8 shkurt të vitit 1958 në Vranje, Serbi.
Ka 25 vite martesë dhe është babai i dy fëmijëve. Gruaje e tij është specialist – pediatër.
Kryetari i tanishëm i Vallandovës pas mbarimit të studimeve zhvendoset dhe jeton në fshatin e lindjes dhe jeton në vendlindjen e babait të tij, fshatin Pirava në Komunës e Vallandovës, ku jeton edhe sot.
ARSIMIMI
Shkollimi fillor e ka kryer në SHF “Vasil Glavinov” në Shkup, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin “Cvetan Dimov” në Shkup.
Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Kirili dhe Metodij” në Shkup në vitin 1989.
KARRIERA
Ka specializuar në mjekësinë shkollore në vitin 1996. Prej shkurtit të vitit 1998 është punësuar në Shtëpinë e shëndetit në Vallandovë, dhe ka qenë edhe drejtori i saj për një periudhë.
KARRIERA POLITIKE
Ka qenë kryetar i bashkësisë lokale “Pirava” prej vitit 2000 deri në vitin 2004.
Si kryetar të Komunës së Vallandovës qytetarët e kanë zgjedh në tre mandate radhazi: në zgjedhjet lokale në vitin 2005, më pas në vitin 2009 dhe në vitin 2013.
Në disa mandate dyvjetore, Çurlinovski është zgjedhur nga asambleja e përgjithshme e ZELS për anëtar në Këshillin udhëheqës në ZELS.
Prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka qenë kryetar i Qendrës për zhvillim në rajonin Juglindor.
BURIME
ZELS – BIOGRAFI TË KRYETARËVE TË KOMUNAVE NË MANDATIN 2013 – 2017 (Faqe 6)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari