Nevojë absurde për nekrofili mediatike

0916-Sitel-Trupovi-09876-098-crop-resize

[Recension i artikullit: “KONSPIRACION PËR LUFTË: Trupa tashmë të kalbur të njerëzve në aeroplanin malajzian!]

Përmbajtja mediatike nga aspekti i standardeve profesionale është shumë problematike. Që në kreun e tekstit nxirret përfundimi me komente të pabaza për të cilat nuk është theksuar asgjë si mbështetje serioze – se kjo fatkeqësi ka qenë katastrofë e montuar që të shkaktohet luftë.

Zhvillohet një temë tepër “konspirative” se dikush diku ka ngarkuar trupa në aeroplanin e avio-kompanisë malajziane, në fluturimin MH17 nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, i cili pastaj është rrëzuar  mbi qiellin e Ukrainës. Në gjithë këtë konstruksion tragji-komik mediatik, autorët e saj kanë harruar ta mbulojnë një zbrazëtirë të rëndësishme – kush ka pilotuar me aeroplanin dhe a ka qenë ai ose ata, pilotë vetëvrasës ose edhe ata kanë qenë të mashtruar?!?

0916-Sitel-TrupoviLinku deri te artikulli origjinal: KONSPIRACION PËR LUFTË: Trupa tashmë të kalbur të njerëzve në aeroplanin malajzian!

Data dhe koha e publikimit: 13.09.2014

Data e recensionit: 19.09.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Kjo është ana qesharake e këtij konstruksioni tmerrues, ndërsa ana tragjike është ajo se media jonë, e cila e transmeton atë, krejtësisht e ka përjashtuar mundësinë se bëhet fjalë për fluturim në trafikun e rregullt ajror të linjës së vendosur që moti, ku tragjikisht e humbën jetën qindra njerëz dhe përvuajtur dhjetëra familje.

Televizioni që e transmeton këtë kontruksion nga një tabloid kroat, me asgjë nuk distancohet nga kjo teori e konspiracionit, përveç se në fund të tekstit e publikon linkun deri te media kroate, i lidhur për një, poashti, ueb-faqe maqedonase me emër onomatopeik.

I gjithë teksti i referohet një agjencie gazetareske nga Abhazia (АNNА), e cila, këtë konstruksion e bën nëpërmjet një video-materiali ku bisedojnë gazetarja e agjencisë, e cila thotë se ka qenë në vendin e ngjarjes me një kolege të saj.

Informacionin e filmuar të ANNA-s mund ta shihni në linkun e nënvizuar, MIRËPO, U PARALAJMËROJMË se në qoftë se klikoni në linkun e përmendur do të ballafaqoheni me skena jashtëzakonisht shqetësuese nga vendi i tragjedisë. Kjo agjenci gazetareske i shfaq të gjitha ato skena pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë mbulimin e domosdoshëm paraprak të inçizimeve tragjike dhe tepër shqetësuese.

Gjithë teorinë monstruoze që e thurrin dy “gazetaret”, e të cilën e transmeton media përmbajtjen e të cilit e recensojmë, nuk ka asnjë burim profesional, ndërsa konstruksionet tmerruese i formulojnë gazetaret pa asnjë ndjenjë të përgjegjësisë profesionale.

Poashtu, një përshtypje të pandjeshmërisë profesionale le edhe media e cila e transmeton te ne këtë konstruksion dhe bëhet bashkëpjesëmarrëse në një veprim krejtësisht joetik gazetaresk.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.