Në vend që të punësohen 50 zjarrfikës, janë punësuar 20
Kryetari i Shkupit, Petre Shillekov, vitin e kaluar në shënimin ceremonial të 20 majit – Ditës së zjarrfikësve, dha premtimin në vazhdim:
Këtë vit (2018) në Brigadën e zjarrfikësve është paraparë që të punësohen 50 zjarrfikës. Në pajtim me standardet evropiane proporcioni është një zjarrfikës në 1.500 banorë. Me këto punësim do të rritet kapaciteti i brigadës për menaxhimin me sfidat gjatë kryerjes së detyrave punuese, ndërsa njëkohësisht do të jetë një hap më afër deri te plotësimi i standardeve evropiane. Mbrojtja nga zjarri dhe siguria e qytetarëve është e rëndësisë së madhe për Qytetin e Shkupit. Çdo jetë e shpëtuara e bashkëqytetarëve tanë është e pa çmim, dhe pa ju ky mision human do të ishe i pamundur.
[BUrimi: Portali zyrtar i Qytetit të Shkupit, data: 21.05. 2018]
ARSYETIM:
Ky premtim i kryetarit të Shkupit Petre Shillegov, se në vitin 2018 në Qytetin e Shkupit do të punësohen 50 zjarrfikës, është pjesërisht i realizuar.
Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Qyteti i Shkupit shpalli konkurs për punësimin e 19 zjarrfikësve në Brigadën për mbrojte nga zjarri. Portali “Sakam da kazham” transmetoi deklaratë të kryetarit Shillegov në të cilën ai thotë se “punësimi i zjarrfikësve kryhet përmes dotacioneve nga Ministria për Punë të Brendshme dhe se në periudhën e ardhshme do të punësohen edhe zjarrfikës të rinj, me çka këto do t’i zëvendësojnë të pensionuarit”.
Na kanë miratua dotacione vetëm për kaq zjarrfikës. Në të kaluar ka ndodhur që kur ka pasur të pensionuar të mos zëvendësohen, por të shfuqizohen bllok donacionet. Ky është raundi i parë i punësimeve në stacionin e Zjarrfikësve, të cilit me vite i mungojnë zjarrfikës, shprehet Shillegov.
Këto ditë (20.05.2019) në stacionin kundër zjarrit në Autokomandë, me rastin e shënimit të Ditës së zjarrfikësve, Shillegov mes tjerash, tha se:
Brigada për mbrojtje kundër zjarrit këtë vit është më e pasur për 20 zjarrfikës, ndërsa janë paraparë edhe 50 punësime shtesë.
Në këtë mënyrë, do të rrisim kapacitetin e brigadës, ndërsa njëkohësisht jemi hap më afër deri te realizimi i standardeve evropiane në pajtim me standardet evropiane me të cilët proporcioni duhet të jetë një zjarrfikës në 1.500 banorë. Investimet në zhvillimin e stacionit të zjarrfikësve nuk guxojnë të në ndërpriten. Me çdo investim pasues në pajisjet teknike dhe kapacitet njerëzore në brigadën e zjarrfikësve punojmë në krijimin e kushteve për siguri më të lartë të qytetarëve – shtoi Shillegov
Duke pasur parasysh, se kryetari i Komunës, Shillegov saktësisht para një viti premtoi se do të punësojnë 50 zjarrfikës, ndërsa deri më tani janë punësuar 20, premtimin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.
BURIME:
- Официјален портал на Град Скопје (21.05.2018): Шилегов: Град Скопје ќе вработи 50 нови пожарникари [Пристапено: 21.05.2019]
- Грид.мк (21.05.2018): Шилегов: Град Скопје ќе вработи 50 нови пожарникари [Пристапено: 21.05.2019]
- МКД (21.05.2018): Шилегов: Град Скопје ќе вработи 50 нови пожарникари [Пристапено: 21.05.2019]
- Сакам да кажам (03.12.2019): Шилегов ќе вработи 19 пожарникари кои ќе ги заменат пензионираните, иако најавуваше дека годинава ќе има 50 нови вработувања [Пристапено: 21.05.2019]
- Официјален портал на Град Скопје (20.05.2019): Хероите на градот – одбележан денот на пожарникарството во Скопје [Пристапено: 21.05.2019]
- Грид.мк (20.05.2019): Шилегов по повод Денот на пожарникарите: Продолжете да бидете наша гордост и херои на градот [Пристапено: 21.05.2019]
- Слободен печат (20.05.2019): Шилегов до пожарникарите: Продолжете да бидете наша гордост и херои на градот [Пристапено: 21.05.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari