Në Karposht filloi ndërtimi i palestrave të hapura

Zona e parë për palestër me 8 pajisje për ushtrime filloi që të ndërtohet në në Karposh 4. Foto: Komuna e Karposhit.

 

PREMTIM: Zona për palestër në lagjen në Karposht. Kujdesemi për zhvillimin e sportit në komunë. Në më shumë lokacione nëpër komunën Karposh (Vllae 1, Vllae 2, Kozle, Rrjedha e Vardarit, Vllado Tasevski) do të ndërtojmë zona për palestëra të hapura, prej eko-materialeve, të sigurta për përdorim nga ana e të gjithë qytetarëve në Komunën Karposh. Këto zona palestre do të mundësojnë përgatitje më të mirë fizike dhe shëndetësore të qytetarëve. Një pjesë e zonave të fitnesit do të përpunohen në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport. Hulumtimet e fundit nga opinioni publik tregojnë se qytetarët duan të jenë më aktiv – me këtë projekt do të ju japin mundësi të drejtpërdrejtë për rritje të aktivitetit fizik. Target grupet: Të rinjtë, të gjithë qytetarët e Karposhit; Afati: viti 2018

[BURIMI: Programi zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017-2020 –  “Jeta në Karposh!Për të gjithë” (faqe 25), data: tetor 2017 ]

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimi e zonave për fitnes në më shumë lagje në Karposh, është premtim i kryetarit të Komunës së Karposhit Stefan Bogoev, i cili është duke u realizuar. Projekti është pjesë e programit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2017-2020, të titulluar si “Jeta në Karposh! Për të gjithë” (faqe 25).

Me 15.03.2018, portali Makfask, njoftoi se në Kaporsh 4 kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e zonës së parë bashkëkohore të qendrave për fitnes  të hapur në Komunë.

Në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, do të ndërtohet zona për fitnes  tl pajisura me 8 mjete për ushtrime, prej cilave një është për persona me nevoja të veçanta. Me këtë rast kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, theksoi se zona e palestrës ndodhet në lokacionin lehtë të qasshëm për qytetarët dhe e njëjta mund të shfrytëzohet prej qytetarëve me mosha të ndryshme. 

Informacioni u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare në Komunën Karposh, si dhe në Profilin zyrtar në Facebook të kryetarit të Karposhit, Stefan Bogoev.

Bëhet fjalë për investim të Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), me çka zona e palestrës do të kushtojë 1.999.994,00 denarë (me TVSH të përfshirë), ndërsa afati për realizim është tre muaj. 

Lajmi se do të ndërtohet një zonë e tillë në Kaporsh, u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare të Agjencisë për Rini dhe Sport, me 16.03.2018.

Sot në Karposh 4, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski së bashku me kryetarin e Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev shënuan fillimin e ndërtimit të zonës së parë për fitnes në Komunë. Kaevski, theksoi se Agjencia punon në afrimin e sportit dhe aktiviteteve me të gjithë qytetarët, dhe se ky projekt do të vazhdojë edhe në periudhën ekzistuese.  

Duke pasur parasysh se tashmë ka filluar ndërtimi i një zone për fitnes në Karposh dhe se kryetari Bogoev në programin e tij premtoi ndërtimin e më shumë zonave të këtilla në Komunë, premtimi i tij në këtë moment (20.03.2018) morri vlerësimin se është duke u realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.