Në garat sportive lëshohet vetëm melodia muzikore e himnit
Kandidatja për presidente Gordana Silljanovska Davkova në tubimin e mbrëmshëm në Veles, në një prej momenteve ju referua pyetjes rreth lëshimit të himnit shtetërore, duke përdorur momentin e lëshimit të himnit gjatë garës kualifikuese mes seleksionueseve në RM Veriore dhe Irlandës, që u luajt në Shkup, me çka dha deklaratën në vazhdim e cila është jokonsekuente.
Paramendoni, në lojën e sotëme himni u lëshua pa fjalë. Pyetem, nëse Maqedonia është e lirë, nëse është irredentizëm të këndohet himnin? Nëse është vend i lirë dhe nëse me të vërtetë nuk duhet të përsëri të luftojmë të për drejtat dhe drejtësinë sepse në Kushtetutë thuhen se tre simbolet më të rëndësishme të një shteti janë himni, stema dhe flamuri…
[Burimi – Tubimi i VMRO-DPMNE-së në Veles 14.04.2019 (minuta e 22) – data: 14.04.2019]
ARSYETIM:
Deklarata e kryetares presidenciale Gordana Silljanovska Davkova, dhënë në tubimin e mbrëmshëm të partisë për paraqiten e kandidates para qytetarëve të Velesit, është jokonsekuente.
Siljanovska Davkova dha deklaratë të saktë, por më pas e ktheu në një kontekst tjetër, duke kërkuar justifikim të akuzojë qeverinë aktuale se nuk respekton Ligjin aktual për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit. Jo vetëm kjo, por një minutë më vonë ajo në deklaratë përmend se ka pasur të drejtë kur përgjatë negociatave për Marrëveshjen e Prespës ka thënë se sulmi i parë do të jetë kundër himnit, të cilët i janë përgjigjur se nuk është e saktë sepse himnin e kemi ruajtur.
Për jokonsekuencën e kësaj deklarate të Silljanovska-Davkova flasin dy momente. I pari është pothuasje në të gjithë ndeshjet në botë, në çdo sport, lëshohet vetëm melodia e himnit, kompozimi edhe atë shpeshherë jo i plotë. Dhe kjo është kështu, para së gjithash, në interes të kohës.
Në ndeshjen konkrete, himni “Denes nad Makedonija se ragja” është lëshuar, por vetëm pjesa muzikore edhe të atë në dy strofa, të cilat u këndua me zë nga publiku dhe përfaqësuesit e ekipit të Maqedonisë. Por, nikoqiri, Federata e hendbollit në Maqedoni nuk ka gabuar, sepse këtë e obligojnë rregullat e organizuesit, Federata Evropiane e Hendbollit (FEH/EHF) edhe atë më së paku me një dokument – rregullore. AI njihet si Rregullojra për FEH garuesit që luajnë për kualifikime (përfshirë këtu edhe kualifikimet për në Botëror). Në pikën 17.5, në seksionin f, thuhet se ekipit që garon zyrtarisht, duhet të përmbush formular me më shumë të dhëna, mes të cilave edhe të vërtetojë kompozimin/muzikën e himnit kombëtar.
E gjithë kjo thuhet në pikën 17, e cila sqaron procedurat për organizimin e ndeshjeve gjatë kualifikimeve dhe detyrimet të duhet të përmbushen në takimet teknike para ndeshjes.
Jokonsekuenca e dytë e kandidates shihet edhe prej faktit se himni kombëtar nuk është lëndë e Marrëveshjes e Nivicës ose Marrëveshjes së Prespës, sepse në të askund nuk përmendet himni.
BURIME:
- Македонија 24 – Митинг на ВМРО-ДПМНЕ 14.04.2019 – [Проверено на 15.04.2019]
- EHF/EH.com – Регулациии за EHF натпреварувачи што играат за квалификации (вклучувајќи ги и квалификациите за Светски првенства – [Проверено на 15.04.2019]
- Влада на РСМ – Целосен текст на конечен договор за решавање… – [Проверено на 15.04.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari