Në fillim Azmanov ndjente neveri për korrupsionin, pastaj jo!

Foto: Printscreen

 

Biznesmeni Zoran Azmanov në intervistë për portalin “Faktor”, mes tjerash, dha deklaratën në vazhdim lidhur me korrupsionin, të cilën e konsiderojmë si jokonsekuente. 

Kohëve të fundit, kam ndjesinë se duan të na eliminojnë, gjegjësisht Nastel pastaj edhe Adora me akuzat se ne kemi korruptuar ish kryetarin e Komunës Karposh. Duan të na eliminojnë si kompani për shkak të korrupsionit të supozuar të kryetarit, gjë që them se nuk ka lidhje. Nuk di për Çifliganec edhe pse vlerësojë se as ai nuk do të korruptonte askënd. Por, për mua me shumë siguri them se ndjej neveri për një gjë të tillë…

 [Burimi: Faktor data: 18.02.2019]

 

ARSYETIM:

Deklarata e pronarit të “Nastel”, Zoran Azmanov, në të cilën ai thotë se “ndjen neveri prej vet mendimit për korrupsionin” dhe se “asnjëherë nuk do të jepte, as nuk do t’i shkonte ndërmend të jepte rryshfet”, është kontradiktore dhe jokonsekuente me çka ai këtë e dëshmon në intervistën e mëposhtme. Më saktë Azmanov thotë se Ivica Koneski përderisa ka qenë kryetar i Komunës Aerodrom, i ka kërkuar para që të sponsorizojë klubin MZT dhe ai i ka dhënë para për klubin. Andaj, i pyetur nëse ka guxim të thotë se kush i ka kërkuar para dhe konkretisht cilët kryetarë, biznesmeni thotë: 

Kryetarët e komunave nuk më kanë kërkuar para. Përveç Ivica Koneskt qëi më kërkoi të paguaj për MZT-në që të bëhet sponsor i klubit. Jo për të. Kompania jep para, dhe nuk kam vdekur nga dëshira për tu reklamuar përmes MZT Shkup për një çmim aq të lartë dhe gjithë këtë nuk do ta përmendja nëse kryetari do të ishte korrekt dhe në dy vitet e fundit të mandatit të tij nuk do i shmangej takimit me mua edhe pse NASTEL ka qenë një prej investitorëve më të mëdhenj në Komunën Aerodrom, me 13 ndërtesa dhe 5 milion euro shërbime komunale, dhe gjatë kësaj asnjëherë nuk kemi bërë ndonjë shkelje. Në atë kohë ne si kompani i kemi vendosur standardet dukshëm më të larta për ndërtim në komunë. Siç patë në kërkim-faljen vetëm se i kam sqaruar çështjet saktë siç kanë qenë dhe i kam rikujtuar edhe gazetarit edhe kryetarit të komunës saktësisht se siç kanë qenë punët. 

Të rikujtojmë se Azmanov edhe para një muaji, deklaroi se në kohën e Ivica Koneskit investitorët është dashur të donojnë mjete për klubin e basketbollit MZT,  për të ndërtuar në Aerodrom. Me 21.01.2019 Azmanov në konferencë për shtyp (të thirrur pas publikimit në 1 TV se biznesmeni në fjalë, ju është kërcënuar gazetarëve me vrajse për shkak të njoftimeve për emisionin e tij “Insajderi maqedonas”) , i pyetur nëse është e vërtetë se prej tij kryetarët e komunave kërkojnë apartamente për të marr leje për ndërtim, u përgjigj:

Nga ana ime ju betohem në të gjithë fëmijët se asnjëherë askush. Vetëm Ivica Koneski ka kërkuar për MZT shumë të mëdha parash dhe i kemi paguar, çka të bëjmë! Të gjithë që ndërtuan në Aerodrom, të gjithë paguanin për MZT atëherë…

Ditën në vazhdim në deklaratë për “Fokus”, Koneski mohoi se prej investitorëve ka kërkuara para për MZT, si kusht që të marrin leje për ndërtim:

Ajo që Azmanov i ka ndihmuar klubit, dukshëm nuk ka qenë me qëllim të mirë. Meqë ka dhënë një deklaratë të tillë, do të thotë se aspak nuk ka pasur për qëllim të ndihmojë sportin, por është nisur prej interesit të tij personal, ashtu që të më afrohet mua si kryetar i atëhershëm i komunës. Unë çdo herë e kamë menduar se e ka bërë këtë me qëllim të mirë – thotë Konevski për Fokus

Me 04.02.2019 Azmanov pas kërkesës së Koneskit kërkoi falje për deklaratat e realizuara për fryerje dhe shpifje, por edhe i ka përsëritur akuzat dhe në detaje ka rrëfyer për donacionin e tij për klubin MZT:

Që të jua rifreskojë memorien herën e parë kërkuat donacion për klubin, thatë se paguaj sa të duash dhe atëherë sipas llogarive tona paguajtëm 10.000 euro, të cilat shkuan për klubin. Herën tjetër më thirrët në zyrën tuaj për të njëjtën punë dhe prej në fillim më paralajmëruat dhe më thatë “llogarisë në ty 100.000 euro për MZT”. Atëherë u vendosa në pozitë të palakmueshme nga ana juaj, dhe ju thash që Nastel të paguaj 50.000 euro, pastaj u gjetën 60.000 euro, gjë që çoi që drejtori i MZT-së të arrijë marrëveshje për reklamim me drejtorin e Nastel. Vitin tjetër më ftuat, dhe përsëri kërkuar që Nastel të paguaj 60.000 euro, dhe kur ju thash se Nastel më nuk ka lokacione dhe nuk do të ndërtojnë në Komunën Aerodrom, ju u hidhëruat dhe më pas deri në fund të mandatit tuaj nuk arrita të realizojë takim me ju, shkroi Azmanov. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.