Në Butel janë ndërtuar tre fusha sporti

Nga lëshimi në përdorim i fushës me shumë shërbime në Butel 2. Foto: Printscreen

Projekt:

Ndërtimi i tre fushave sportive me shumë shërbime. Në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë për Rini dhe Sport, është planifikuar ndërtimi i tre fushave të sportit me shumë shërbime në v.b.Butel 2, v.b. Butel 1 dhe lagjen Radishan, Kuçevallka me çka do të sjellë zhvillimin e sportit për të gjithë. Fushat me shumë shërbime do të jenë në disponim të qytetarëve për sport, rekreacion dhe gara. Fushat do të mund që të shfrytëzohen natë e ditë dhe do të jenë vend për mbledhjen dhe shoqërimin e gjeneratave të reja, si dhe bazë për krijimin e rinisë së shëndetshme dhe preventivë shkëlqyer e dobësive të jetës moderne. (Afati: nëntor 2015)

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Butel, Petre Latinovski, në programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013 premtoi ndërtimin e tre fushave sportive në Butel 1, Butel 2 dhe në lagjen Radishan. Ku premtim i tij zgjedhor i dhënë në programin zgjedhor të përmendur të titulluar si: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Butel më të mirë!” (Sport dhe rini, faqe 23), është realizuar. 

Në nëntor të vitit 2013 mediumet informuan se ka përfunduar ndërtimi i fushës me shumë shërbime në Butel 1,ndërsa një informacion i këtillë është publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës Butel. Fusha e sportit u lëshua në përdorim në shkurt të vitit 2014. Ne hapjen solemne i pranishëm ishte edhe kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski dhe kryetari i Komunës Butel, Petre Latinovski.

Fusha, të cilën sot e lëshojmë në përdorim është ajo të cilën e premtuam gjatë kohës së fushatës…(Gruevski)

Kënaqësia është më e madhe kur projektet të cilët realizohen i shfrytëzojn të rinjtë…(Latinovski)

Fusha me shumë shërbime në Butel 2 në lagjen “Mara Mezhdyreçka” është lëshuar në përdorim në nëntor të vitit 2014. Siç transmetuan mediumet, kryetari Latinovski atëherë iu falënderua Qeverisë dhe Agjencisë për Rini dhe Sport “për 2 sallat sportive të ndërtuara, 2 fushave me shumë shërbime dhe një terren tenisi në Radishan”

Në lidhje me realizimin e këtij projekti nga programi i Latinovskit, “Vërtetmatësi” ju drejtua edhe Komunës së Butelit prej ku na u përgjigjen se tre fushat sportive janë të ndërtuara.

Ju informojmë si në vazhdim: 

– Në Butel 1 është ndërtuar fusha me shumë shërbime në afërsi të SHF Kliment Ohridski

– Në Butel2 fusha sportive me shumë shërbime në rr. Mara Mezhdureçka

– Në lagjen Radishani është ndërtuar fusha  me shumë shërbime dhe fusha e tenisit në afërsi të SHF Aco Shopov (Komuna e Butelit) 

 

Duke pasur parasysh kontrollin e bërë, si dhe përgjigjen nga Komuna e Butelit, premtimin e përmendur zgjedhor i Latinovskit e vlerësojmë si të realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnvoska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.