Ndërtimi i kopshtit për fëmijë në Kavadar me vonesë prej tre vitesh
Projekt: Ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë në afërsi të Lumit Luda Mara.
Për shkak të avancimit të mbrojtjes së fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në procesin e socializimit, si komponentë esenciale për rritjen dhe zhvillimin e duhur psikofizik, në lokacionin e urbanizuar në afërsi të Lumit Luda Mara do të ndërtojmë një kopsht të ri fëmijësh me mjete nga Buxheti i Komunës së Kavadarit ose nga institucionet financuese ndërkombëtare. (Afati i realizimit: dhjetor 2014)
ARSYETIM:
Premtimi për ndërtimin e kopshtit të ri në Kavadar është premtim pjesërisht i realizuar i kryetarit të kësaj komune, Aleksandar Panov. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Kavadar më të mirë” (faqe 64). Sipas asaj që është premtuar në program, kopshti duhej që të ndërtohej deri në dhjetor të vitit 2014, por ndërtimi i saj filloi në shtator të vitit 2016, ndërsa informatat e fundit nga qeveria komunale janë se ai duhet që të jetë gati në shtator të vitit 2017, pothuajse tre vite më vonë nga afati përfundimtar për realizim. Poashtu, duhet që të përmendet edhe koha kur pritet që kopshti të lëshohet në përdorim është diku para zgjedhjeve lokale të caktuara në 15 tetor të vitit 2017. Në mars të vitit 2016, ministri i atëhershëm për Financa, Zoran Stavrevski, ka qenë në vizitë në Kavadar, së bashku më kryetarin Panov kanë konstatuar nevojën e ndërtimit të kopshtit të ri.
Vazhdimisht biseduam me kryetarin, deputetin dhe përfaqësuesit e tjerë, që të gjendet ndonjë zgjidhje për ndërtimin e kopshtit në Kavadar, sepse është e qartë se qytetarët e llogarisin si një prej prioriteteve, tha Stavrevski, informon portali Pres 24
Me 29.09.2016, mediumet publikuan informacion se në Kavadar ndërtohen kopsht i ri i cili duhet që të përkujdeset për 100 fëmijë.
Zëvendës ministri shtesë për Punë dhe Politik Sociale Dime Spasov së bashku me kryetarin e Kavadarit Aleksandar Panov, sot ishin të pranishëm në fillimin e punëve ndërtuese të kopshtit të fëmijëve në Kavdar, publikoi Netpres.
Një ditë më pas, me 30.09.2017, informacioni u transmetua edhe në ueb faqen zyrtare të Komunës së Kavadarit.
Në rrethin e Shtëpisë së shëndetit në Kavadar janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtuese për rikonstruktim të laboratorit të vjetër dhe adaptimin e kopshtit për fëmijë. Kopshti i ri do të përkujdeset për mbi 100 fëmijë, ndërsa investimi do të kushtojë 7,5 milion denarë, informoi zëvendës ministri shtesë për Punë dhe Politik Sociale,,Dime Spasov, i cili së bashku me kryetarin e komunës Aleksandar Panov ishin prezent për të parë aktivitete ndërtuese.
Me 03.08.2017, kryetari Panov, siç informoi Kurir, ka apeluar deri te qeveria e re që të mos shkurtohet buxheti për ndërtimin e kopshteve. Përgjatë asaj, ai ka theksuar se kopshti në rrethin e Shtëpisë së shëndetit ndërtohet me mjetet e Komunës.
Kryetari i Kavadarit Aleksandar Panov sot informoi se me mjetet e veta ndërtojnë kopshtin e ri me kapacitet për 100 fëmijë.
Të njëjtën ditë, Kanal 77 publikoi tekstin me titullin “Kopshti i premtuat në vitin 2013 do të “mbledh” vota për zgjedhjet lokale në tetor”
Në periudhën e më hershme në Vatsha rikonstruktuam objektin me kapacitet për pesëdhjetë fëmijë, ky është me kapacitet për mbi njëqind fëmijë, se bashku me procesin e pajisjes plani ynë është që të hyjë në funksion edhe ministria pa resor dhe me 7 shtator të fillojë me punë, tha Panov.
Sipas asaj që është publikuar në lidhje më ndërtimin e këtij kopshti, mund që të përfundohet se kopshti është premtuar në vitin 2014, por ndërtimi i saj ka filluar në shtator të vitit 2016. Në gusht të vitit 2017, kryetari Panov informoi se planifikohet kopshti që të jetë i pajisur në tërësi dhe të lëshohet në përdorim në shtator të vitit 2017. Duke pasur parasysh se mandati i Panovit formalisht ka përfunduar në maj 2017, mund të thuhet se premtimi i kryetarit të Kavadarit për ndërtimin e kopshtit është pjesërisht i realizuar.
BURIME:
- Програма за локални избори (2013-2017) на градоначалникот на Кавадарци, Александар Панов – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Кавадарци“ (стр.64) [Пристапено на 10.08.2017]
- Прес 24 (31.03.2016) – Нова градинка и училишта во Кавадарци [Пристапено на 10.08.2017]
- Тајм.мк (29.09.2016) – Се гради нова градинка во Кавадарци која ќе згрижи 100 деца [Пристапено на 10.08.2017]
- Нетпрес (29.09.2016) – Во Кавадарци се гради нова детска градинка [Пристапено на 10.08.2017]
- Официјална веб страна на Општина Кавадарци (30.09.2016) – Новата градинка во Кавадарци ќе згрижува стотина дечиња [Пристапено на 10.08.2017]
- Курир (03.08.2017) – Во Кавадарци ќе се гради нова градинка [Пристапено на 10.08.2017]
- Канал 77 (03.08.2017) – Кавадарци: Градинката ветена 2013 година ќе „лови“ гласови за локалните избори во октомври [Пристапено на 10.08.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari