Ministria e Drejtësisë prej vitit 2017 nuk është anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik
Do të kryejmë reforma serioze edhe në Prokurorinë Publike. Ministria e Drejtësisë nuk do të jetë anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik
[BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“, faqe 233, data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të realizohen reforma serioze në Prokurorinë Publike dhe “ministri i Drejtësisë nuk do të jetë anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, i cili është pjesë përbërëse edhe e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 233), është tërësisht jologjike. Premtimi i përmendur duket edhe qesharak, sepse ministri i Drejtësisë prej vitit 2001 nuk është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Duke pasur parasysh këtë fakt, sipas Metodologjisë së “Vërtetmatësit”, premtimin e vlerësojmë si “jokonsekuent”
Ministri i drejtësisë ka qenë anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik prej dhjetorit të vitit 2007, kur është miratuar: Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë, deri në korrik të vitit 2017, kur janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë. Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, të cilat janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë (LDBIS – Baza e ligjeve, akteve nënligjore dhe rregulloreve të tjera), ministri më nuk është pjesë përbërëse e këtij trupi. Më konkretisht, në vendimin aktual qëndron:
Këshilli përbëhet prej 11 anëtarëve, prej të cilëve
- sipas funksionit anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë jane prokurorët publik
- një anëtar të Këshillit e zgjedhin prokurorët publik në Prokurorinë Publike në Republikën e Maqedonisë, prej radhëve të tyre,
- një anëtar të Këshillit e zgjedhin prokurorët publik prej zonave të prokurorive të Larta Publike Manastir, Gostivar, Shkup dhe Shtip, prej radhëve të tyre,
- një anëtar i Këshillit i përket bashkësisë e cila nuk është shumicë në Republikën e Maqedonisë, e zgjedhin të gjithë prokurorët publik në Republikën e Maqedonisë, prej radhëve të tyre
- katër anëtarë të Këshillit i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga radhët e profesorëve universitar të drejtësisë, avokatë dhe juristë të tjerë të shquar, prej të cilëve dy janë të bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë
BURIME:
- Предизборна програма на СДСМ (2016) „План за живот“,стр.232 [Пристапено на 01.11.2018]
- ЛДБИС – База на закони, подзаконски акти и други прописи: Закон за Советот на јавниte обвинители на Република Македонија [Пристапено: 01.11.2018]
- ЛДБИС – База на закони, подзаконски акти и други прописи: Закон за изменување на Законот за Советот на јавните обвинители на Република Македонија [Пристапено: 01.11.2018]
- Правдико ( 22.10.2015): Кои надлежности ги има Советот на јавни обвинители на РМ [Пристапено: 01.11.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari