Miniera “Stogovo” ende nuk ka filluar me punë

Deri tani vetëm paralajmërimi për fillimin e punës së minierës "Stogovo"

 Miniera për mangan Stogovo do të filloj me punë gjatë muajit maj të vitit 2014. Eksploatimi do të bëhet në fushën e eksploatimit “Uzhinca 1” e cila ndodhet në regjionin e komunës së Debarcës dhe Kërçovës, ndërsa për bartjen e xeheve do të përdoret komunikacioni hekurudhor. Paralelisht me këtë, do të punohet në hapjen e tre fushave të tjera për eksploatim të manganit.Xehja do të shkrihet dhe përpunohet në Maqedoni dhe me këtë do të fitohet gjysmë prodhime dhe prodhime finale të cilat do të rrisin eksportin nga Maqedonia dhe qarkullimin e devizave. ( Investimi: 5-1-0 euro ( nga investitori) Afati: maj 2014)

 

 

ARSYETIM:

Ky premtim i dhënë në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE (2014-2018) ” E vërtetuar” ( Sektori energjetik, faqe 134), me afat realizimi deri më 2014 deri tani (28.03.2016) nuk është përmbushur.

Në Llogaridhënie për realizimin e Programit të VMRO-DPMNE dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” 2016, (faqe 117), hapja  e “Minierës së manganit Stogovo”, prolongohet për këtë vit (2016). Në lidhje me këtë projekt, në faqen 117 të Llogaridhënies thuhet :

Në qershor të vitit 2013 miniera u dha nën koncesion dhe për një vit u përgatit dokumentacioni i plotë teknik dhe u dha leje për eksploatim. Pritet që gjatë vitit 2016 kjo minierë të bëhet plotësisht operative për çka tani më po punohet për të qenë e gatshme. Eksploatimi do të bëhet në fushën e eksploatimit “Uzhnica 1” e cila ndodhet në regjionin e komunave Debarc dhe Kërçovë, ndërsa për bartjen e xeheve do të përdoret komunikacioni hekurudhor. Paralelisht me këtë, do të punohet në hapjen e tre fushave të reja të eksploatimit të manganit.

Në qershor të vitit 2013 kompania “Skopski leguri majning” e mori në koncesion xeheroren “Stogovo”, për të cilën ishte nënshkruar marrëveshje në Ministrin e e ekonomisë.

Ministri i atëhershëm i ekonomisë Valon Saraçini, me këtë rast deklaroi që ky investin do të thotë punësime të reja të banorëve të Maqedonisë perëndimore dhe do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik në atë rajon.

Me dhënien në koncesion të minierës “Stogovo”, që hyn në fazë të re operative, dobi më të madhe do të ketë banorët lokal dhe komunat. Nga pagesat e koncesionit nga ana e shfrytëzuesve, 78% nga të ardhurat do të jenë për komunën, ndërsa 22% do të shkojnë në buxhet të shtetit (Saraçini)

Megjithatë, që nga ajo kohë e këndej, u radhitën vetë paralajmërime për hapjen e minierës.

Në prill të vitit 2014 ( një javë përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare), kryeministri i atëhershëm, lider i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski deklaroi:

…është nënshkruar marrëveshje me legurën e Shkupit me çka do të filloj me punë miniera për mangan Stogovo në Kërçovë, e cila do të thotë 350 punësime të reja dhe po aq punësime indirekte.

Zëvendës- ministri i ekonomisë. Hristijan Delev, aso kohe tha:

… Miniera Stogovo do të filloj me punë gjatë muajt maj të këtij viti….

Në janar të vitit 2014 zëvendës- ministri i ekonomisë, Delev duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e RM-së,mes tjerash, tha:

…koncesionet për eksploatim për dy miniera (tajmishte dhe Stogovo) janë dhënë vitin e kaluar dhe ato do të fillojnë me punë aktive këtë vit (2015). Për minierën e manganit Stogovo punët janë në proces, po ndërtohet rrugë alternative me qëllim mos u pengohet banorëve, ndërsa gjatë kësaj  pranvere (2015) do të ketë aktivitete, gjegjësisht punime në teren

Në prill të vitit 2015 kryetari i Komunës së Debarcës, Igor Trajkovski, deklaroi që miniera do të filloj me punë.:

Në bisedime me investitorët pres këtë verë ( 2015) të filloj me punë vetë miniera. Investitorët janë nga Ukraina, të njëjtët që e kanë shkritoren në Shkup “Skopski leguri” ( Trajkovski)

Megjithatë, parashikimet e tilla deri më tani (28.03.2016) nuk u realizuan. Informacione jo oficiale nga tereni thonë që rruga deri miniera ene nuk është gati dhe nuk është filluar eksploatimi i minierës. Kështu që, ky premtim vlerësohet si i papërmbushur.

 

LINQE:

 

Vlerësuar nga : Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.