Me zgjedhjen e Xhaferit si kryetar të Kuvendit është përmbushur një prej premtimeve kryesore të BDI-së

Foto: Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit në RM Foto: Meta

 

Premtim: Një prej tre funksioneve politike kyçe në vend: President, kryeministër ose kryetar Kuvendi. 

[Burimi: Alsat – M , data: 03.12.2016]

ARSYETIM:

Në diskursin politik të BDI-së, pothuajse në çdo cikël zgjedhor, është potencuar premtimi për zgjedhje e një shqiptari në një prej pozicioneve kyçe shtet. Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar kuvendi në Maqedoni me 27.04.2017, këtë premtim të BDI-së e vlerësojmë si të realizuar. 

Ky premtim i BDI-së, është përmendur në vitin 2011, kur u kërkuan ndryshime ligjore për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të shtetit, me qëllim që ai të zgjidhet në Kuvend. Propozimi i përmendur morri më shumë vota gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2014, kur u promovua ideja për zgjidhje presidentit konsensual dhe zgjedhjen e një shqiptari për President shteti, pasi një gjë e tillë nuk ndodhi, BDI nuk i njohu zgjedhjet presidenciale. Në këtë kontekst, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me 29.03.2014 deklaroi:

Shqiptarët do të marrin përgjegjshmëri që të qeverisin me vendin, qoftë kjo përmes Presidentit, kryeministrit ose Kryetarit të Kuvendit, dhe kjo nuk duhet frikësojë askënd, por t’i inkurajoj të mos vuajnë prej kompleksit se po na ik shteti nga duart. 

Ky premtim i BDI-së është përmendur edhe në fushatën parazgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat dolën prej krizës së madhe politike, por nuk është është theksuar shumë sepse BDI kishte retorikë më të kujdesshme dhe deklarata më pak “bombastike” në këtë aspekt. Por, ideja e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit nga radhët e BDI-së u aktualizua pas publikimit të rezultateve zgjedhore dhe marrëveshjes koalicionuese me partnerët e tanishëm qeveritar – LSDM. Atëherë nga BDI u theksuar ideja për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga kuadri i tyre, dhe për këtë funksion u përmend Talat Xhaferi. Me zgjedhjen e Xhaferit so kryetar i Parlamentit u përmbush një prej premtimeve kryesore shumëvjeçare të BDI-së.

Të rikujtojmë se  zgjedhja e tij u bë para ngjarjeve të përgjakshme me 27.04.2017, ndërsa ai u zgjodh në  atmosferë të tensionuar dhe të elektrizuar në sallën plenare, ndërsa menjëherë pas kësaj ndodhi incidenti i përgjakshëm në Kuvend.

Zgjedhja e tij si kryetar Kuvendi, u përshëndet prej faktorit ndërkombëtar, dhe pas një muaji (31.05.2017) u zgjodh edhe qeveria e re e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, me çka edhe ju dha fund krizës politike në Republikën e Maqedonisë.

Duke pasur parasysh gjithë këto informacione, premtimi i BDI-së për zgjedhjen e një shqiptari, në një prej funksioneve më të rëndësishme shtetërore”, e vlerësojmë si të realizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.