Me zbulimin e hetimit të PSP-së mbrohen edhe personat që konsiderohet të dyshuar potencial

Çka duhet, dhe çka nuk duhet të zbulohet nga procedura para hetimore. Foto: Flickr/Pixabay.

Објавувањето на барањата за соработка во предистражна постапка од СЈО до државни органи не е прашање за политички квалификации, туку кршење на Законот за кривична постапка

 

 Publikimi i kërkesës për bashkëpunim në procedurën para hetimore të PSP-së deri te organet shtetërore nuk është çështje për kualifikime politike, por shkelje e Ligjit për Procedurë Penale

Shkruan: Ljubomir Kosotvski 

Në korniza të shtyrjes së kalimit te qetë të qeverise, deputeti Antonio Milloshovsk me 4 prill informoi opinioni se është nën hetim të Prokurorisë Speciale Publike. Ai në profilin e tij në Facebook i publikoi edhe dokumentet origjinale që i ka marrë Ministria për Transport dhe Lidhje dhe në Regjistrin Qendror në rrugë zyrtare nga PSP, dhe sipas të cilëve prokurori kërkon kompani të cilat kanë qenë të regjistruara ose janë regjistruar në emër të tij, gjegjësisht mjete ajrore të regjistruara në emër të tij. Ai këtë e komenton si shtypje mbi të që ai të hesht ose ngjashëm, duke mos hyrë në atë nëse ai është dashur që t’i publikoj ato ose jo. 

Këto natyrisht nuk janë dokumente të imagjinuara dhe nuk është e diskutueshme se Prokuroria Speciale Publike (PSP) po nis procedura para hetimore kundër personave të njohur publik. “Qëllimi i procedurave para hetimore është që të kontrollohet gjendja e pronës së të gjithë personave për të cilët janë hapur procedurat dhe e gjithë puna e tyre përfshirëse financiare”, deklaroi PSP. Ndërsa, se deputeti i përmendur është në atë rreth të personave të cilëve prokurorja speciale publike Katica Janeva  drejtua këtij deputetit që me 22 shtatorin e vitit të kaluar, me fjalët se po dëgjon biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme edhe për të. 

Kjo praktikisht ka qenë gjatë kohës së seancës së Komisionit për sistem politik në Kuvend, ku Janeva prezantoi atëherë raportin për punën 6 mujore. Në atë diskutim i cila kalojë në komente të tepruara dhe jokorrekte, pyetje së Milloshivskit së në çfarë raste ka punuar në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli, gjegjësisht nëse ka pasur raste për krim të organizuar dhe për shoqatë kriminale, prokurorja speciale publike Katica Janeva ju përgjigj: “E dëgjoj me kujdes dhe me koncentrim, njëjtë si dhe bombat, sepse zëri i tij është i shpeshtë në incizime”. 

 

MË TEPËR DILEMA

Lideri i LSDM, Zoran Zaev, publikoi biseda të përgjuara të Antonio Milloshoski. Në një prej bombave, sipas Zaevit, Milloshoski urdhëron te kryetari i komisionit të atëhershëm të lustrimit Tome Axhiev, gjykatës lustrues nga Kërçova, dhe në tjetrën me ish kryeministrin Nikolla Gruevski rregullojnë emrat përkatës dhe shkëmbejnë ide për emrin e ri  të Republikës së Maqedonisë, në suaza të negociatave të fshehura për emrin me Greqinë. Opinioni nuk e di se cilët janë bisedat tjera telefonike të cilat me siguri ekzistojnë dhe çfarë përmbajnë ato. 

Ky rast del nga disa çështje ligjore. Së pari, kush është përgjegjës për shkeljen e procedurës para hetimore, si dhe nëse Milloshoski ka të drejtë të “mbrohet” duke publikuar dokumente të cilët janë pjesë e procedurës, e cila, është e fshehtë dhe e cila zakonisht në vetvete inkorporon edhe veprime ndaj më shumë personave fizik? 

Nga Prokuroria Speciale kanë informacione se kush i ka dorëzuar kërkesat të parashtruara deri te Regjistri Qendror dhe deri te Agjencia aviacionit civil, të cilët janë pjesë e procedurës para hetimore për krim financiar, vërtetojnë burimet e Televizionit “Telma”, sipas të cilëve PSP do të ndërmerr masa të parapara ligjore për keqpërdorim te pozitës zyrtare, përderisa institucionet shtetërore prej ku kanë dal dokumentet, nuk ndërmarrin asgjë. Dokumentet i publikoi deputeti Antonio Milloshoski dhe kanë të bëjnë me të, ndërsa ai vlerësoi se bëhet fjalë për presion të PSP-së mbi të për shkak të qëndrimeve politike. Në kërkesë qëndron edhe numri HCK-PO 54/17.

LËNDA E RE E PSP-SË

Çfarë domethënie ka ky numër? Së pari se a ka baza për dyshim për vepër penale (nëse ekziston dyshim bazë, nëse vetëm se është procedurë hetimore). A është procedura para hetimore është sekret më i vogël nga ai hetues dhe nëse dënimi nuk ekziston ose është zvogëluar në ato raste të veçanta, e pyetëm avokatin me përvojë dhe ish prokurorin themelor Jovan Joanidis. 

Në pajtim me LPP, procedura para hetimore është sekrete. Ajo nënkupton se të dhënat në atë fazë të procedurës i ka vetëm Prokuroria Themelore dhe MPB. Sipas rregullit sekreti i procedurës para hetimore përfshinë fshehtësinë e veprimeve që ndërmerren dhe fshehtësinë e informacionit dhe të dhënave prej të cilave vinë. Përsëri, përderisa informacionet e caktuara nuk dëmtojnë hetimin, dhe janë të rëndësishme për opinioni, të njëjtat mund që të bëhen publike, por vetëm nëse vendos prokurori themelor (në këtë rast Katica Janeva), dhe assesi në mënyrë të pavarur dhe më vete – thotë Joanidis.

 

Neni 289 nga LPP

Fshehtësia e procedurës para hetimore 

Te gjitha veprimtarit të ndërmarra në procedurën para hetimore nga ana e prokurorit publik ose policisë konsiderohen të fshehta. 

Nëse njëra procedurë është sekrete, të gjithë subjektet në të nuk duhet që të sillen në mënyrë të përshtatshme. Në të kundërtën do të vuajnë pasojat, sqaron Joanidis. Ai thekson se nuk ka procedurë gjysmë të fshehtë ose të fshehtë nëse ajo për dikë është e fshehtë, ndërsa për dikë jo! Është i bindur për atë se pa marrë parasysh se si Milloshoski ka kuptuar se kundër tij kryhet një procedurë para hetimore, ai nuk duhet që t’a shpalosë atë (përndryshe ai është edhe notar, që do të thotë se duhet që të ketë njohuri më të madhe në juridikë!). 

Mundet që PSP në suazat e një lënde të hapur të udhëheq procedurë kundër grupit ose për më shumë njësi, lidhur me ndonjë vepër dhe në këtë mënyrë Milloshoski ju jep sinjale atyre, të themi, që të fshehin fakte, që të arratisen ose që të merren vesh rreth dëshmisë – vlerëson Joanidis.

Sipas numrit, përsëri, në dokumentet e publikuara, kjo është procedura e 54 me radhë para hetimore e cila është hapur në PSP për këtë vit. Dhe kjo do të thotë së është lëndë e re (sepse, kanë ekzistuar zëra se ndoshta bëhet fjalë për rast të zgjerimit të aferës “Titanik”). 

NUMRAT E ARKIVIT JANË SHENJË SE KËRKESAT JANË PRANUAR

Me kërkesë shihet shtypësi i arkivës së të dy institucioneve prej ku kanë dal këto dokumente – Regjistri Qendror dhe Agjencia e Aviacionit Civil. Në prokurorinë Speciale vërtetuan se kërkesat janë të atyre, por nuk zbulojnë nëse personat kompetent u janë përgjigjur (afati ligjore është 30 ditë që nga pranimi i kërkesës). Sepse bëhet fjalë për procedurë të gjerë, ata kanë dërguar qindra kërkesa për më shumë funksionarë për verifikim të pasurisë së fituar dhe në këtë moment marrin përgjigje nga bankat dhe nga institucionet shtetërore. 

PSP, pyet Agjencinë për Aviacion Civil nëse Milloshoski ka qenë pronar ose shfrytëzues i avionit në periudhën mes viteve 2008 dhe 2016, përderisa për të njëjtën periudhë kohore nga Regjistri qendror kërkon përgjigje në sa kompani deputeti Milloshoski ka qenë pronar, udhëheqës ose person i autorizuar. 

Deputeti vërteton se të dhënat (dokumentet) i ka marr nga “spiuni” në vet PSP, përderisa prej atyre të cilët i kanë marr dokumentet u doli më pas me përgjigje negative se dokumentet Milloshoskit ia ka dorëzuar dikush nga ata, përderisa nga Agjencia për aviacion tani për tani heshtin. Nga vet PSP thanë se e kanë njohuri se kush është “Spiuni”, por nuk e lokalizojnë.

Aleksandër Nakov, prokuror i më hershëm për “24 vesti” e ndau shqetësimin për përgjegjësinë e institucioneve prej ku ka ardhur shkrimi nga PSP, i cili për nga natyra është i fshehtë. 

 PERSONI I AUTORIZUAR I DI DETYRIMET PËR FSHEHTËSINË 

 Për çdo rast atë të cilën e kërkon PSP dhe dalja e informacioneve në opinion është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse personi i cili ka detyre që t’i jep përgjigje kërkesës së Prokurorisë Publike Speciale është person zyrtar, i punësuar në organe shtetërore, bazuar në këtë fakt sipas Kodit Penal kryen keqpërdorim te ligjit penal dhe për atë edhe PSP – thotë ai para kamerave. 

 

Neni 287

Obligimi për dorëzimin e të dhënave të kërkuara te prokurori publik

(1) Me kërkesë të prokurorit publik, organet shtetërore, organet e njësive të vetadministrimit lokal, organizatat, personat juridikë dhe fizikë që kryejnë autorizime ose personat tjerë juridikë duhet t’i dorëzojnë të dhënat të cilat i janë kërkuar nga ata. Prokurori publik nga këto subjekte mund të kërkojë kontroll në punën e personit juridik dhe fizik dhe konfiskimin e përkohshëm deri në sjelljen e aktgjykimit të plotfuqishëm, te parave, letrave me vlerë, sendeve dhe dokumenteve të cilat mund të shërbejnë si argument, të kërkojë kryerjen e kontrollit tatimor dhe t’i dorëzohen të dhëna të cilat mund të shërbejnë si argument për veprën e kryer penale, ose pronën e marrë me kryerjen e veprës penale, mund të bëj kontroll inspektues dhe të kërkojë njoftime për të dhëna që kanë lidhje me transaksione të pazakonshme dhe të dyshimta të parave.

(2) Subjektet nga paragrafi (1) i këtij neni janë të obliguar që prokurorit publik t’i dorëzojnë të dhëna, njoftime, dokumente, sende, llogari bankare ose shkresa të cilat janë të nevojshme gjatë procedurës. Prokurori publik ka të drejt të kërkojë të dhëna, njoftime, dokumente, sende, llogari bankare ose shkresa edhe nga persona tjerë juridikë dhe nga qytetarët për të cilët mundet të konsiderojë se disponojnë me të dhëna dhe informata të atilla (3) Subjektet nga paragrafi (1) i këtij neni, janë të obliguar që t’i ndërmarrin masat e nevojshme dhe pa prolongim, por më së shumti në afat prej 30 ditësh t’ia dorëzojnë prokurorit publik të dhënat e kërkuara, njoftimet, dokumentet, sendet, llogaritë bankare ose shkresat. (4) Nëse subjektet nga paragrafi (1) i këtij neni, nuk veprojnë në pajtim me paragrafin (3) të këtij neni, prokurori publik mund t’i propozojë gjykatës që të shqiptojë dënim në para në shumë prej 2 500 deri në 5 000 euro në kundërvlerë me denarë për personin përgjegjës, respektivisht personin zyrtar në subjektet nga paragrafi (1) i këtij neni. (5) Prokurori publik ka të drejtë që vet t’i sigurojë dhe të kryej kontroll në të dhënat e kërkuara, njoftimet, dokumentet, sendet, llogarit bankare ose shkresat, e për mosdorëzimin e tyre do ta njoftojë personin përgjegjës, respektivisht personin zyrtar në subjektin te cili është drejtuar dhe mund të propozojë ndërmarrjen e masave adekuate të përcaktuara me ligj. (6) Nëse prokurori publik në pajtim me paragrafin (5) të këtij neni ka propozuar ndërmarrjen e masave adekuate, personi përgjegjës, respektivisht personi zyrtar në organin ose personin te i cili është drejtuar, është i obliguar që në afat prej 30 ditëve ta njoftojnë për masat të cilat janë ndërmarrë. (7) Kontrolli në llogaritë bankare në pajtim me paragrafët (1), (2) dhe (3) të këtij neni nuk paraqet shkelje të sekretit bankar. (8) Me kërkesë të prokurorit publik, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit dhe dhënësit e shërbimeve publike të komunikimit, janë të obliguar që të dorëzojnë të dhëna për kontaktet e realizuara në qarkullimin e komunikimeve.

Dhënia e paautorizuar te detajeve të cilët mund që të ndikojnë në hetim nënkupton edhe përgjegjësi penale, ndërsa procedura inicohet sipas pozitës zyrtare (kjo nënkupton se mund të ketë dal edhe nga policia edhe nga prokurori publik). “Sqaruam se ekziston mundësia dhe mediumi të përgjigjet për publikim të fshehtësisë, veçanërisht pasi dihet se procedura para hetimore është e fshehtë dhe publikimi i informacionit është e nevojshme që të jetë i koordinuar me  prokurorin publik” – na u transmetua nga kabineti i Katica Janeva, pyetjes së kësaj teme tani më të publikuar në “Vërtëtmatës”. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.