Mbetet e panjohur a është e nevojshme ndihma e shtyllës së dytë për shtyllën e parë pensionale

T. Sllaveski. Foto: screenshot

 

Disa herë nga VMRO-DPMNE përsërisin propozimin për planifikim financiar nga shtylla e dytë pensionale në të parën, me qëllim që të tejkalohet boshllëku në buxhet, me çka mund të shihen edhe disa gjysmë të vërteta, siç detektohen në deklaratën e profesorit Trajko Sllavevski, anëtarë i KE-së të VMRO-DPMNE-së:

VMRO-DPMNE edhe një herë thërret që me seriozitet të shqyrtohet propozimi ynë, duke filluar që nga marsi i këtij viti një pjesë e të hyrave në sigurimin pensional-invalidor i cili përqendrohet në njërën nga tre shoqëritë pensionale për financim kapital pensional (fonde private pensionale), periudhë të caktuar kohore përderisa zgjatë kriza dhe pasojat prej saj të paguhen prej Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë. Kjo mbështetje është e nevojshme për fondin pensional shtetëror duke pasur parasysh se 100% e pensioneve të pensionistët ekzistues paguhen prej këtij fondi dhe në rrethana normale mungesën e mjeteve shteti e përmbush me transferime nga buxheti shtetëror. Do të thotë, nuk bëhet fjalë për konfiskim të mjeteve të të siguruarve të cilat janë akumuluar nga llogarit e tyre te shoqëritë private pensionale, të cilat i pamë se çka bëri Qeveria e LSDM-së në vitet e fundit, sikurse dëshiron të manipulojë qeveria dhe mediumet nën mbrojtjen e tyre. Mund të mendohet edhe për në të ardhmen, kur do të stabilizohen gjendjet, të siguruarit të kompensohen për lartësinë e këtyre mjeteve të cilët përkohësisht do të drejtohen kah FSPIM për dhënien e pensioneve në formë të pandërprerë dhe në kohë. 

[Burimi: VMRO-DPMNE – konferencë për shtyp e Т. Sllaveski – Data: 04.04.2020]

 

ARSYETIM:

Një pjesë e deklaratave të Sllaveski në konferencën për shtyp të mbajtur me 04.04.2020, të cilat i vlerësojmë si gjysmë të vërteta, janë të marra prej deklaratës më lartë. Argumentet janë si në vazhdim:

Së pari, askush nuk e din për momentin sa do të zgjas kriza, cili skenar për deficit buxhetor do të jetë pjesë e realiteti tonë, a do të jenë 20, apo 30 apo më keq deri në 40 përqind, siç komunikoi edhe ministrja për Financa Nina Angelovska, prej aty, nuk mund të thuhet se në këtë moment duhet të intervenohet sa më parat nga shtylla e dytë pensionale.

Vet Sllaveski në emisionin “Detektor” në TV Sitell, të emetuar me 05.04.2020, thotë se “të gjithë llogaritë se gjendjet do të normalizohen kah mesi i versë dhe se ekonomia do të fillojë ngadalë të ngjallet” (prej minutës 24 të bisedës).

Sipas deklaratave të Angellovskës, skenari më i keq i rënies së të hyrave prej 40 përqind do të ishte sigurimi i mjeteve financiare rreth 1,3 miliard euro. Gjithsesi se një pjesë e këtyre mjeteve do të jenë edhe për përmbushjen e boshllëkut të rregull në shtyllën e parë pensionale, i cili vitin e kaluar përkthehej në 250 deri 300 milion euro, dhe të mos harrohet, është zvogëluar për herë të parë pas një trendi negativ rritës prej një dekade. Prej 300 milion euro, në vitin 2019 pritej ulje ndihma buxhetore për Fondin për 250 milion euro. (konferenca për shtyp e ministres Mila Carovska në fund të nëntorit të vitit 2019).

Propozimi i VMRO-DPMNE-së është që të intervenohet me transferin e rreth 160 milion euro nga shylla e dytë pensionale në të parën, prej marsit të vitit 2020 deri në fund të dhjetorit të vitit 2020, ndërsa në deklaratën tjetër Sllaveski me datë 04.04.2020 thotë – “derisa zgjat kriza”. Nëse zgjatë deri në fund të vitit, ata thonë që rreth 160 milion euro të shkojnë prej shtyllës së dytë në të parën. 

Por, që të miratohet dhe të hyjë në fuqi, së pari nuk dihet për sa kohë do të vlejë, së dyti bëhet fjalë për mjetet e qytetarëve, të cilët edhe pse bëhet fjalë për kursim të domosdoshëm, bëhet fjalë edhe për pronë personale, dhe sipas konventave dhe deklaratave ndërkombëtare, pronësia hy në mesin e të drejtave njerëzore më të vlerësuara themelore. Përfundimi do të ishe se, një masë e tillë do të shkaktonte kufizim të të drejtave njerëzore, dhe me këtë dhe një dispozitë e tillë duhet të merret të paktën me miratimin e qytetarëve të cilët i kanë kursyer këto mjete, pa marr parasysh a bëhet fjalë për gjendje të jashtëzakonshme.

Kjo do të thotë se nëse duhet të miratohet një masë e tillë, ndërsa tani për tani nuk është e njohur se duhet, së pari të deklarohen ata të cilët kursejnë në shtyllën e dytë, dhe më pas të ketë masë me të cilën këto mjete të ju kthehen. Me çka, përsëri vjen te huamarrja, por në vend që të merren në tregun botëror, merren në tregun vendor.

Një argument të tillë e dha edhe Sllaveski dhe Fatmir Bytyqi, këshilltar ekonomik i kryeministrit në emisionin e përmendur “Detektor”, duke pyetur Sllaveskin nëse VMRO-DPMNE e cila propozon këtë masë mund të sigurojë se në janar të vitit 2021 kursimtarëve në shtyllën e dytë pensional do t`ju kthehen 160 milion eurot e marra? Nuk kishe përgjigje nga Sllaveski, gjegjësisht citoi Mikoskin i cili ka thënë se ekziston mundësia që këto para të kthehen. Kjo është identike me konferencën e Sllaveskit të dhënë me datë 04.04.2020, që është edhe lëndë e këtij recenzioni, të cilën ai e la si një opsion në të ardhmen: Mund të mendohet edhe për të ardhmen, kur do të stabilizohet gjendja, të siguruarit të ju kompensohet shumë e këtyre mjeteve të cilët përkohësisht do të kalojnë në FSPIM për pagesë të pandërprerë dhe në kohë të pensioneve, thotë Sllaveski.

Një pjesë e ekonomistëve të cilët kanë logjikën e njëjtë sikurse Bytyqi dhe ekonomistëve të tjerë – së pari të marrin hua jashtë, Branimir Jovanoviq, ish këshilltar për financa të kabinetin e ish ministrit Tevdorovski, thotë se prioritet janë paratë e huaja:

Propozimi i kalimit të mjeteve nga shtylla e dytë pensionale ligjërisht është i zbatueshëm, por problemi është tjetër. Më saktë, ato mjete, po ashtu sikurse mjetet të cilat u përmendën nga bonot e thesarit, janë mjete vendore të cilat janë në dispozicion të subjekteve siç janë bankat ose shoqëritë financiare të cilat menaxhojnë me shtyllën pensionale. Gjatë një krize të tillë më e rëndësishme është që të sigurojmë së pari mjete të huaja, që të kemi siguri më të madhe. Me hyrjen e mjeteve të huaja do të mbushet boshllëku i buxhetit, që të mund të ushqehen nevojat e shtetit, mes të cilave, përkrah shëndetësisë, nuk duhet të harrohet edhe socialja, që më pas të shërbejnë edhe për likuiditetin e ekonomisë. Nëse arrijmë në shkallën kur nuk ka mjete prej jashtë, atëherë duhet të shihet dhe të intervenohet me dispozita ligjore të cilat do të hyjnë në fuqi për transfer të mjeteve të brendshme, mes të cilave edhe intervenimi në shtyllën e dytë pensionale – deklaroi Jovanoviq

Në fund, për pretendimin e Sllaveskit se shteti tashmë e ka bërë këtë me 17.000 persona të cilët kanë kursyer në shtyllën e dytë rgjatë vitit 2019. Po, kjo është e saktë, por është gjysmë e vërtetë, sepse çdo të siguruari i është thënë që të zgjedh, nëse dëshiron të jetë në atë shtyllë. Edhe shoqëritë dërguan letra te çdo i siguruar të cilët kanë mundur të mendojnë deri me 30 shator të vitit 2019. Që do të thotë, së pari, ata të siguruar ishin të informuar nga shteti se sipas llogarive do të kishin pension më të leverdishëm nëse kalojnë në shtyllën e parë, dhe më pas i la të zgjedhin. Që dëshmon se kjo pjesë e deklaratës së Sllaveskit në konferencën për shtyp me 04.04.2020 është gjysmë e vërtetë.

BURIME:

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.